Dua hifzi në Studeniçan të Shkupit

1235

Sot Myftinia e Shkupit pati privilegjin që t’i shtohen edhe dy hafize nga fshati Studeniçan. Në lokalet e Restorant Karshiaka – komuna e Studeniçanit u realizua ceremonia e kurorëzimit me epitetin Hafiz i Kur’anit dy motrave, hafizeve Sara dhe Azra Demiri.

Hfz. Sara Demiri hifzin e kreu te muhafizi Hfz. Adem ef. Ramani dhe bashkëshortja e tij Hfz. Rexhije Ramani, ndërsa Hfz. Azra Demiri hifzin e kreu te muhafizi Hfz. Xhelil Shabani. Hafizet sot para komisionit të Myftinisë së Shkupit dhan provimin e fundit për hifz. Në prani të shumë hafizlerëve, hoxhallarëve, familjarëve dhe bashkëfshatarëve hapja e programit u bë me leximin e një ashereje nga hfz. Xhemail Nuhiju.

Pas leximit të Kur’anit, fjalë përshëndetëse pati Myftiu i Myftinisë së Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili, ndërsa në emër të familjes fjalë përshëndetëse pati hoxhë Sadudin ef. Murati. Fjalë përshëndetëse pati edhe Kryetari i Kuvendit të BFI në RMV Fadil ef. Ramadani dhe më pastaj u bë dëgjimi i hafizeve të reja.

Në emër të Kryetarit të BFI në RMV H. Sulejman ef. Rexhepi fjalë rasti pati Dekani i FSHI-së Prof. Dr. Shaban Sulejmani. Pas fjalës së rastit në emër të Reis El Ulemasë H.Sulejman ef. Rexhepi, Myftiu Mr. Qenan ef. Ismaili hafizeve ua dorëzoi certifikatat e hifzit. Në fund lexim nga Kur’ani patëm nga Asip Emrullahu, ndërsa duanë e bëri Sadudin ef. Murati.

Lusim Allahun Fuqiplotë që hafizeve të reja t’u jep shëndet, ti ruaj nga çdo e keqe dhe t’u japë suksese të mëtutjeshme.

Zyra për informim pranë Myftinisë së BFI në RMV- Shkup