Hutbeja e javës: Pikëllimin ktheje në gëzim

Lexo gjithashtu:

Gjashtë kushtet e imanit-besimit

Islami në kupimin e tij të përgjithshëm do të thotë se njeriu duhet të adhurojë vetëm Allahun...

“Princi i EBA-së i ofroi para Asadit për ta prishur armëpushimin në Idlib”

Pretendohet se Princi i Kurorës i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Mohammed bin Zayed al-Nahyan, i ka...

Amina bint Vehb, nëna e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s

Emri: Amina bint Vehb ibn Abdumenaf ibn Zuhre ibn Kilab ibn Murre. Babai: Vehb...

A është më mirë të jesh i pasur dhe falënderues, apo i varfër dhe durimtar?

Dijetarët më herët kishin pasur një debat rreth pyetjes se a është më mirë të jesh i...

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe ‎udhëzim. Bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin a.s. për familjen e tij, për shokët e tij ‎dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në amshim.‎

Të nderuar vëllezër besimtarë;‎

Allahu i Plotfuqishëm në Kuran e përmend merimangën. Në fakt, e tërë surja quhet ‘el-‎Ankebut – Merimanga.’ Pse? Sepse merimanga ka shtëpinë më të dobët dhe më të keqe. ‎Allahu i Plotfuqishëm na porosit se besimi tek dikush tjetër përveç Tij, kërkesa e ndihmës, ‎ngushëllimit dhe sigurisë përveç Tij, do të thotë, është e njëjtë sikur të strehohesh dhe të ‎kërkosh siguri në fijet e merimangës.‎

Në fillim të sures ‘Merimanga’, qëndron një ajet shumë domethënës dhe gjithëpërfshirës:‎

أَحَسِبَ النَّاسُ أَنْ يُتْرَكُوا أَنْ يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لا يُفْتَنُونَ

‎“A mendojnë njerëzit se do të lihen (të qetë) nëse thonë: “Na kemi besuar! E që ata nuk ‎do të vihen në sprovë?” (el-Ankebut, 2)‎

Ky ajet është konfirmimi më i mirë, se besimi i cili na zbret nga gjuha, dhe të cilin e ‎konfirmojmë me fjalë dhe vepra, do të testohet vazhdimisht përmes sprovave të ndryshme. ‎Për të qenë edhe më preciz, sa të jetë besimi në zemrat, veprat dhe gjuhët tona më i fortë, ‎sprovat do të jenë më të shpeshta.‎

Në një hadith, Pejgamberi (savs), ka thënë: “Sprovat më të vështira i kanë pasur ‎pejgamberët, pastaj njerëzit e mirë dhe pastaj më të shquarit në mesin e njerëzve. Njeriu ‎do të sprovohet sipas forcës së besimit të tij, andaj nëse besimi i tij është i fortë, sprova ‎është më e vështirë.”‎

Detyra e sprovës është që ta forcojë besimin tonë dhe të na pastrojë nga mëkati. Në sprova ‎duhet të durojmë, dhe të jemi të bindur fortë se ajo është caktim i Allahut.‎

Sidoqoftë, përmes hutbes së sotme do të theksojmë edhe atë, se nganjëherë në jetë, sprovat ‎kanë për qëllim të na përgatisin për diçka që është më e mirë, më e madhe dhe më e ‎vlefshme. Zoti ynë është i Mëshirshëm dhe Ai na njeh neve më së miri. Nga mëshira e Tij, Ai ‎shpesh na merr diçka që neve na pëlqen, për të na dhënë pastaj diçka, që do të jetë për ‎neve edhe më e dëshirueshme. Nga ana tjetër, nganjëherë na vendosë mbi supe ndonjë ‎barrë, për të cilën mendojmë se nuk mund ta mbajmë, por më pastaj e kuptojmë se pas kësaj ‎barre, vjen një lehtësim dhe lumturi e tillë, me të cilën asgjë nuk mund të matet.‎

Le t’i mbajmë mend mirë tri situata, të cilat janë përshkruar saktësisht në tregimin më të ‎bukur kuranor – për Jusufin (a.s.), dhe për vëllezërit e tij. Ato situata na mësojnë se ‎mundimet më të mëdha të jetës, në fund kthehen në kënaqësi të jashtëzakonshme, ‎natyrisht, me durim dhe mbështetje të sinqertë në Allahun e Plotfuqishëm.‎

Situata e parë: Nga vegjëlia, Jusufi (a.s.), ishte therrë në syrin e vëllezërve të tij të lindur. Ata ‎e përçmonin nga thellësia e shpirtit dhe pëlcitnin nga mundimi, sa herë që Jakubi (a.s.), i ati ‎i tij, e merrte në krah. Xhelozia u rrit deri në atë masë, saqë vendosën ta zhdukin ‎përgjithmonë dhe e hodhen në pus. Po e përsëris, këtë ia bënë vëllezërit e tij të lindur. Nuk e ‎di, ju a mund ta imagjinoni veten në një situatë të tillë!?‎

Jusufi gjatë gjithë kohës ishte i vetëdijshëm për përbuzjen dhe synimet e tyre të këqija. Ai ‎nuk i kundërshtoi as nuk ju rezistoi, sepse ishte i vetëdijshëm edhe për diçka shumë të ‎rëndësishme: Ai që krijoi gjithçka, vëzhgon dhe regjistron gjithçka, nëse vërtet mbështetesh ‎tek Ai, Ai do të japë që në fund gjithçka të dalë më mirë se sa që mund të mendosh. Dhe çka ‎ndodhi në rastin e Jusufit?‎

Ai arriti në pallatin e sundimtarit. U gjend në mesin e elitës së atëhershme. Pra, për tu ngritur ‎lartë, ai duhej të hidhej shumë poshtë – në pus.‎

Prandaj, nëse ndonjëherë bie, mos e humb shpresën, sepse ajo, me ndihmën e Allahut, ‎mund të jetë vetëm një përgatitje, që të ngrihesh përsëri dhe të shkosh edhe më lart.‎

Situata e dytë: As në pallatin e sundimtarit, Jusufi nuk ishte plotësisht rahat. Sapo u bë një ‎djalosh i bukur, u përplas me dinakërinë e femrave. Ai u përball me intrigat femërore, për të ‎cilat Kurani thotë se janë shumë të rrezikshme. Në fund, arriti ta dëshmojë pafajësinë e tij, ‎por, megjithatë, u hodh në burg.‎
Kështu, pas pusit, e priti rënie e re.‎

I drejtë – i shëndoshë, përfundoi në burg. Përsëri nuk rezistoi as nuk kundërshtoi. Ai e dinte ‎që Zoti i tij nuk do ta linte në baltë. Dhe nuk e la.‎

Burgu ishte vetëm një shkallë nga e cila Jusufi (a.s.), u ngrit drejt për në pozitën e ministrit të ‎shtetit. Brenda natës u bë një nga njerëzit më me ndikim në Misirin (Egjiptin) e atëhershëm.‎
Prandaj, nëse ndonjëherë ndjehesh i pakënaqur ose i refuzuar nga njerëzit, dije se e ke ‎Zotin, i Cili brenda natës mund të të bëjë njeriun më të respektuar.‎

Situata e tretë: Vlen të përmendet edhe shembulli i Jakubit (a.s.), babait të Jusufit (a.s.). Ai ‎është pjesëmarrës i gjithë kësaj historie, nga fillimi deri në fund. Ai e hetoi xhelozinë e ‎sëmurë të fëmijëve të tij, por edhe besimin e vërtetë të djalit të tij, Jusufit.‎

Kur bijtë e tij e hodhën Jusufin në pus, ata llogaritën se nuk do të mbijetonte, dhe babait të ‎tyre Jakubit, ia sollën këmishën e përgjakur, duke i thënë se Jusufin e hëngri ujku. Nga ‎hidhërimi për djalin e tij, këmishën e të cilit shpesh e mbante në krahë dhe qante, Jakubi u ‎verbua.‎

Shumë vite më vonë, kur Jusufi (a.s.), u bë ministër shtetëror dhe kur vëllezërit e tij, të ‎detyruar nga uria, shkuan që t’i mëshirojë dhe tu japë ushqim, ai e dërgoi këmishën e tij dhe ‎u tha që Jakubi ta vë në fytyrë. Sapo e afroi te sytë, Jakubit (a.s.) i erdhi shikimi. Këmisha, në ‎fillim ia shkaktoi dhembjen më të madhe të jetës, kurse pastaj ia solli gëzimin më të madh në ‎jetën e tij.‎

Prandaj, duhet të jemi të durueshëm dhe këmbëngulës në jetë, sepse ajo që sot na ka ‎pikëlluar, me vullnetin e Allahut, nesër mund të na bëjë të lumtur.‎

Ne nuk mund të shpëtojmë nga sprovat. Nuk mund t’i anashkalojmë ato. Mirëpo, me sabër, ‎me besim dhe me mbështetje në Allahun, jo vetëm që do t’i fitojmë, por edhe do t’i kthejmë ‎në momente të suksesit dhe gëzimit tonë më të madh .

O Zoti ynë, na bëj të durueshëm dhe mos na ngarko me sprova, të cilat nuk mund t’i ‎përballojmë.‎

‎- O Zot na i prano veprat tona të mira dhe na i fal mëkatet dhe gabimet! ‎

‎- O Zot, ndihmoju të gjithë vëllezërve dhe motrave tona në nevojë! ‎

‎- Na bën prej atyre që vetëm për Ty bëjmë ruku dhe sexhde! ‎
‎- O Zot, fali prindërit dhe paraardhësit tonë të vdekur, të cilët te ne e përcjellën dritën e ‎Islamit, kurse fëmijët tonë bëri prijës të Umetit dhe mbrojtës të fesë dhe atdheut! ‎

Na mëshiro në Ditën e gjykimit, dhe na vendos në xhenet në shoqëri me pejgamberë, me të ‎sinqertë, me shehidë dhe me njerëz të mirë! Amin. ‎

Përshtati:‎ ‎ Miftar Ajdini‎

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

“Dëshiro për të tjerët, atë që dëshiron për veten tënde, do të jesh musliman”

Kjo është një formulë e thjeshtë dhe praktike dhe peshojë e Islamit tonë. Nëse dëshironi të keni...

Turqia shënon 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit

Turqia sot kremton 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit nga Sulltan Mehmed Fatihu në vitin 1453, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqi, falet namazi i parë i xhumasë pas pandemisë

Turqia sot rifilloi pjesërisht namazin me xhemat në xhami, përfshirë atë të xhumasë, pasi vendi i lehtësoi masat kundër pandemisë së koronavirusit...

Dobësia e trupit është në sëmundjen e rëndë, kurse dobësia e zemrës është në...

Transmetohet nga Abdullah ibn Amër ibn el-Asi (r.a.), se Pejgamberi (savs), ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata me zemër të pastër dhe...

Shiitët në Siri gërmojnë varrin e Omar bin Abdulaziz, kush ishte Kalifi i famshëm...

Grupet terroriste pro-iraniane brenda regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë zbuluar një varr që besohet se i përket Omar bin...

A do të na besonte neve Omeri r.a.?

Allahu i Plotfuqishëm nuk ka krijuar asgjë kot, asgjë nuk ka urdhëruar kot. Çdo gjë që ka krijuar, Ai e ka bërë me masë,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -