Në mbrëmjen e së premtes fillon Viti i Ri islam – 1441

Lexo gjithashtu:

Kosovë, shënohet 21-vjetori i Masakrës së Reçakut

Familjarë të viktimave të "Masakrës së Reçakut", udhëheqës shtetërorë të Kosovës dhe mysafirë të shumtë nga vendi...

Nijeti dhe qëndrimi në namaz sipas medh’hebit hanefi

Nijeti është njëri nga gjashtë kushtet për vlefshmërinë e namazit, sepse në përgjithësi adhurimet nuk janë të...

Si të lirohemi nga veset e këqija

Shumë njerëz edhe pse besojnë në Allahun e Madhërishëm, bëjnë disa gabime të fshehta; kanë vese të...

A nuk meriton që t’i dërgojmë salavate?!

- Mbeti pa baba ndërsa ishte në mitrën e nënës, e kjo paraqet formën më të rëndë...

Sipas takvimeve të bashkësive islame shqiptare dhe më gjërë, në mbrëmjen e së premtes, më 30 gusht, me faljen e namazit të akshamit fillon viti i ri i hixhretit, 1441. Dita e parë e vitit të ri hixhri është të shtunën, 31 gusht, ku fillon muaji i parë islam, muaji Muharrem.

Hixhret donë të thotë: Shpërngulja e Muhammedit a.s., me shokët e tij të ndershëm, as’habët, nga Mekkeja për ne Medine, ngjarje kjo e cila ndodhi në vitin 622 sipas lidnjes së Isait. Ky rast paraqet një ngjarje të madhe në historinë e muslimanëve, pasi që, përmes hixhretit, muslimanëve iu mundësua që të bëhen një bashkësi e fuqishëm, mirë e organizuar dhe e përgjegjshëm për t’i zbatuar vlerat e islamit në jetën shoqërore.

Edhe sot e kësaj dite, hixhreti na i dhuron leksionet më të mira se si, muslimanët, duhet të vetë organizohen, të kujdesen vetë për vetveten dhe për të tjerët, të shikojnë të kaluarën e tyre dhe të nxjerrin mësimin e duhur, etj.

Për fat të keq, sot ndodhin hixhrete të mëdha te muslimanët, edhe pse Muhammedi a.s., ka thënë se pas çlirimit të Mekes, nuk ka më hixhret, përsëri shohim se sot nëpër botë, përfshirë muslimanët e Arakanit në Burma, ata të Sirisë, e gjetiu, janë duke bërë hixhret, të ushtruar me dhunë nga forcat vendore të shteteve përkatëse.

Ngelim me shpresë se për ne shqiptarët, ky vit të jetë një kohë e mbarë, me suksese të reja, me paqe të brendshme kombëtare dhe fetare. Po ashtu, lusim Allahun xh.sh., që t’ju dalë në ndihmë të gjithë muslimanëve, anë e kënd botës.

Për hajr dhe urime viti i ri hixhri 1441!

Redaksia e Portalit Islampress.ch

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Dijetarë muslimanë dënojnë shkatërrimin e varrit të Umer bin Abdulazizit

Grupet terroriste pro-iraniane-shiite në radhët e regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë gërmuar një varr...

Kam frikë se në momentin e vdekjes, do ta harroj shehadetin!

Një hoxhë i mësonte studentët e tij mbi bazat e besimit islam, ku posaçërisht i kushtonte kujdes shpjegimit dhe komentimit të kuptimit të shehadetit...

Mos i paragjyko njerëzit – Një mësim nga Sulltan Murati i IV-të

Sulltan Murati i IV (1623-1640) shpesh dilte i veshur si njeri i thjeshtë dhe mbikëqyrte vendin dhe popullin e tij.

Pas 3 muajsh pezullim falet namazi i xhumasë në xhaminë e Tokios

Me heqjen e kushteve të gjendjes së jashtëzakonshme në Japoni për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në xhaminë e Tokios është...

Medine, pas 2 muaj e gjysmë pezullim falet namazi i xhumasë

Pas dy muaj e gjysmë është falur namazi i parë i xhumasë në Mesxhid-i Nebevi (xhamia e profetit në Medine) të Arabisë...

Si e shohim Islamin dhe muslimanët pas koronës?

Dr. Mehmet Gormez Autori është drejtor i Institutit për Mendimin Islam në Ankara, ish-president i Dijanetit të Republikës...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -