Rumania, feneri i vogël i muslimanëve që nuk u ngacmuan ndonjëherë

994

Xhamia e Madhe e Konstantës në Rumaninë juglindore ka një minare gati 50 metra të lartë me pamje nga deti i Zi, por historia e saj si simbol i mirënjohjes për komunitetin mysliman mbetet pothuajse e padëgjuar.

Ajo u ndërtua në qytetin bregdetar me urdhër të mbretit Carol I në vitin 1910.

Që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar në Rumani, por xhamia mbetet.

Qyteti i Konstantës shtrihet në Dobruja, një rajon etnikisht i larmishëm i ndarë midis Rumanisë dhe Bullgarisë, ku lumi Danub preket me detin.

Osmanët pushtuan rajonin në fund të shekullit XV dhe më pas u zgjeruan më tej. Për disa shekuj, në rajon mbizotëroi sundimi turk, duke sjellë banorë të rinj nga e gjithë perandoria.

Dobruja Veriore u vu nën kontrollin e Rumanisë në vitin 1878, pasi mbretëria e re mundi Perandorinë Osmane me ndihmën e Rusisë, duke shfrytëzuar dobësimin e sulltanatit.

Disa nga muslimanët e rajonit u nisën për në Turqi, por të tjerët vazhduan të qëndronin; pasardhësit e tyre tani paraqesin shtyllën kurrizore të komunitetit mysliman të Rumanisë me rreth 64,000 njerëz, afërsisht 0.34 përqind e popullsisë së vendit.

Krahasuar me vendet e tjera të Evropës Lindore, muslimanët rumunë thonë se përvoja e tyre ka qenë kryesisht një bashkëjetesë paqësore.

Rreth 64,000 muslimanë sa jetojnë në Rumani nuk ankohen për retorika islamofobike, që tashmë janë bërë të përditshme në vendet fqinje si Hungaria dhe Polonia.

“Kur muslimanët këtu ishin ende shumicë në vitet 1870, kryetari i bashkisë myslimane të qytetit të Medgidia u bëri thirrje autoriteteve në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht që të ndanin para për të ndërtuar një kishë për të krishterët vendas,” tregon Murat Iusuf, kreu i komunitetit musliman në vend.

Rreth 26,000 turq etnikë, 20,000 tatar etnikë dhe një numër i papërcaktuar i romëve myslimanë – të cilët përgjithësisht deklarohen si turq në regjistrime – formojnë komunitetin e larmishëm mysliman të vendit.

Turqit dhe Tatarët flasin gjuhë të ngjashme me turqishten dhe të dy komunitetet “shtrihen” përmes martesave të përbashkëta.

Kohët e fundit një vetëdije e re politike ka përfshirë rajonin, prej kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, Tatarët vendas filluan të ndjehen në rrezik.

Vitet e fundit gjithashtu kanë dëshmuar rritjen e komunitetit mysliman prej 10,000 banorësh në Bukuresht, që përfshin qytetarë të huaj dhe të konvertuar.

Ata frekuentojnë Xhaminë Carol-Hunchiar në një rrugicë të ngushtë por të bukur, ku ku 78-vjeçari Osman Aziz shërben si imam.

Ai e kujton Islamin Rumun nën socializëm.

Nga viti 1960 deri në 1962, Aziz ishte imam në Ada Kaleh, një kala ishull në Danub e populluar nga turqit, i cili mbeti territor turk edhe në shekullin e 20-të.

Kur ishulli u përmbys pas ndërtimit të një dige në vitin 1970, Aziz bëri fushatë për të rindërtuar xhaminë e famshme. Por pa sukses.

Tani për tani, një xhami modeste me beton duket e mjaftueshme për banorët që në çdo formë e mbajtën të gjallë besimin.

Për vite me radhe, muslimanët rumunë ishin të lirë të praktikonin besimin e tyre, shpjegoi ai, por varfëria rurale bëri që shumë fshatra të shuhen dhe prejardhja e besimi të shoshiteshin.

Ky trend ishte deri në vitin 2007, kur Rumania iu bashkua BE-së. Më pas, ai model migracioni ka ndryshuar.

“Tani të gjithë duan të shkojnë në Gjermani, dhe ka shumë turq atje”, thotë Cogahmet.

Në vitin 2017, Rumania madje zgjodhi kryeministrie e parë myslimane kur Partia Socialdemokrate emëroi zonjën me prejardhje tatare, Sevil Shhaideh. /tesheshi.com/