Seminar fetar me nxënësit në xhaminë e Regensdorfit

Lexo gjithashtu:

Imitimi i verbër nuk është valid në çështjet e besimit

Dr. Mustafa ef. Ceriq Më duket se disa që janë infektuar, por jo nga...

Tetë pyetje të zakonshme për të cilat përgjigjet Kur’ani

Pikëllimi me vete sjell një sërë pyetjesh… pafundësisht ‘pse?’ … Këtu janë disa çështje rreth të cilave...

Dita kur nuk do të mund të na ndihmojë askush

Disa vjet më parë, në Finlandë u mbajt kampionati botëror, për ata që mund të qëndrojnë më shumë...

Tre mësime nga xhuzi i 14

Allahu ka premtuar se do ta mbroj Kuranin dhe ky është i vetmi institucion i muslimanëve që besueshmëria...

Më 27 tetor 2018 xhamia shqiptare në Regensdorf të Cyrihut organizoi një seminar me nxënësit e klasave të larta të shkollës fillore, të cilët e ndjekin mësimin islam në Mektebin e xhamisë.

Në të morën pjesë afro 45 nxënëse dhe nxënës, nën kujdesin e imamit mr. Ferit ef. Zekiri. Ndërsa si ligjërues në këtë seminar ishte imami i xhamisë shqiptare në Kreuzlingen të Thurgaus, mr. Rejhan ef. Nezirin.

Qëllimi i seminarit ishte ofrimi i njohurive të përgjithshme mbi fenë islame si dhe në veçanti mbi pozitën e Isait a.s. në Islam, krahasuar me atë që ka ai në fenë krishtere, në gjuhën që nxënësit e njohin më mirë, pra në gjuhën gjermane.

Pas pritjes me croissant dhe kafe e pije nga ora 10:00 e mëngjesit, ligjërata e parë filloi në ora 10:30 me titull: “Der Islam – Ein Überblick (Islami – një pasqyrë e përgjithshme)”, në të cilën ligjëruesi fillimisht foli për kuptimin e fjalës “Islam” dhe për karakterin paqësor që ai ka në mësimet e tij, përkundër asaj që me pa të drejtë i vishet atij. Pastaj foli për bazat e besimit islam, për pesë shtyllat e fesë si dhe për festat dhe datat me rëndësi në fenë islame.

Pas një pauze prej një çerek ore, imam Neziri mbajti ligjëratën e tij të dytë me titull: “Isa a.s. (Jesus) im Islam (Isai a.s. [Jezusi] në Islam)”. Me këtë rast ai foli për prejardhjen e Isait a.s., për lindjen e mrekullueshme të tij, për profetësinë e tij, për mrekullitë tjera të tij, për misionin dhe mësimet e tij të përgjithshme, për moskryqëzimin e tij, për ngritjen e tij në qiell si dhe për rikthimin e tij në tokë para Kijametit, gjithnjë sipas mësimeve islame duke i theksuar edhe dallimet në këto pika që ekzistojnë midis Islamit dhe Krishterimit.

Sikur edhe herave të tjera, pas ligjëratave, të pranishmit patën mundësinë të parashtronin pyetje lidhur me temat e shtjelluara. Gjuha e ligjërimit si duket e shtoi në masë të konsiderueshme interesimin e të pranishmëve, gjë që u reflektua si gjatë ligjëratave, gjatë pyetjeve, po ashtu edhe më pas në takimet tona me ta.

Pas faljes së namazit të drekës në mënyrë të përbashkët, për nxënësit pjesëmarrës xhamia jonë shtroi një drekë modeste.

Në fund të programit, imami i xhamisë, Ferit ef. Zekiri, të pranishmëve u dorëzoi nga një libër për Islamin të përgatitur nga imam Neziri “Mein Islambuch” si dhe nga një certifikatë për pjesëmarrje.

“Ngelim me shpresën që seminare të këtilla të vazhdojmë të mbajmë edhe në vitet e ardhshme. Po ashtu, me këtë rast, ne si xhami kësi lloj seminaresh me nxënësit dhe të rinjtë u rekomandojmë edhe xhamive tona simotra këtu në Zvicër”, është shprehur imami i xhamisë së Regensdorfit, Mr. Ferit ef. Zeqiri.

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Muslimanët në Greqi: halli ynë pasi Aja Sofia u rikthye xhami

Pas rihapjes së Hagia Sophia-s në Stamboll si xhami, muslimanët në Athinë kanë frikë se hapja e...

Trashëgimia e Pejgamberit s.a.v.s

Duke ecur rrugëve të Medinës Ebu Hurejre (r.a.) vrapoi në tregun e Medines dhe me entuziazëm bërtiti: “Nxitoni në xhami, atje po ndahet trashëgimia...

Vandalizimi i xhamisë Osmane të shekullit të 16-të në Greqi

Një grup i paidentifikuar njerëzish në qytetin grek Trikala të martën e sulmuan një xhami historike me gurë të periudhës osmane e ndërtuar në...

Lypësi dhe sëndëku i vjetër

Një lypës, i varfër, me vite të tëra qëndronte ulur mbi një sënduk të vjetër në fund të rrugës, duke lypur.Një ditë,...

Çka është dynjaja në krahasim Ahiretin?

Në një rast Pejgamberi (savs), ua mbajti një fjalim shokëve të tij, dhe kur dielli ishte gati për të perënduar, pothuajse ishte duke dalë...

Shpenzoni për prindërit tuaj, dhe furnizimet do tu vijnë prej nga nuk i keni...

Një ligjërues (musliman) transmeton: Në vitin 1425 hixhrij, isha në haxh dhe mbajta një ligjëratë në temën “Jeta më ka mësuar”.

Ua rekomandojmë

- Advertisement -