Tregim: Babai i një dijetari dhe shega

1395

Abdullah b. Mubarek ishte një nga dijetarët, fetarët dhe luftëtarët më të mëdhenj islamikë. Babai i tij, si punëtor me pagesë, punonte në një kopsht tek një njeri i famshëm. Ai punoi atje për një kohë të gjatë, derisa pronari i tij erdhi tek ai një ditë dhe i tha: “Dua që të ma sjellësh një shegë të ëmbël”

Ai shkoi tek një dru i shegës dhe ia solli një fryt, të cilin e hapi, dhe i cili ishte i thartë.

Pronari i tha: “Ti e ke ngrënë shegën e ëmbël, kurse mua ma ke sjellë një shegë të thartë. Kthehu dhe ma sill një shegë të ëmbël!”

Përsëri ndodhi e njëjta, gjë dhe Mubareku u kthye edhe për herë të tretë. Kur edhe herën e tretë ai e solli shegën e thartë, pronari e pyeti: “A ti nuk di ta dallosh shegën e ëmbël nga shega e thartë?”

Ai u përgjigj: “Jo!”

Burri e pyeti i befasuar: “Si kështu?”

Mubareku u përgjigj: “Sepse unë asnjëherë nuk e kam shijuar asnjë fryt shege për ta ditur se cila shegë është e mirë!”

Pronari e pyeti: “Pse nuk e ke provuar shegën?”

Ai u përgjigj: “Sepse nuk më ke lejuar, ajo është pronë e jotja.”

Kur pronari u bind për të sinqeritetin dhe saktësinë e pretendimit të tij, ai e martoi me vajzën e tij dhe nga ajo martesë lindi Abdullahu.

Në disa vepra biografike përmendet se pronari i kopshtit e pyeti Mubarekun: “O Mubarek, çka mendon, për kënd duhet ta martoj vajzën time?”

Mubarek iu përgjigj: “O zotëri, burrat me gratë martohen për arsye të ndryshme. Në xhahilijet, vendimtare ishte origjina, tek hebrenjtë vendimtare ishte pasuria, kurse tek të krishterët ishte bukuria. Sa i përket këtij umeti, tek ne shikohet besimi.”

Kur i dëgjoi këto fjalë të mençura të tij, burri iu drejtua gruas së tij: “Betohem në Allahun, vetëm ai mund të jetë burri i saj!” Kështu, e martoi vajzën e tij me Mubarekun, me të cilin ajo e lindi djalin Abdullahun, i cili më vonë u bë dijetar, fetar dhe luftëtar i madh për Islam. /IslamBosna.ba/

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)