Xhamitë më të bukura të Pakistanit janë mrekulli arkitektonike

958

Paktistani është vendi i dytë në botë me popullsinë më të madhe, që vjen pas Indonezisë. Në këtë shtet jetojnë diç më shumë se 182 milionë banorë, kurse 97 përqind prej tyre janë muslimanë.

Për nevojat e tyre, gjatë viteve, janë ndërtuar një numër i madh i xhamive. Disa prej tyre dallohen për nga bukuria dhe karakterisitka arkitektonike, kurse disa të tjera për nga madhësia e tyre. Kështu që, xhamia “Masjid” në Lahore mund të pranojë rreth 25.000 besimtarë në të njëjtën kohë.

Se sa ka ndryshuar ndër vite arkitektura islame, këtë më së miri mund ta shohim në Pakistan.

Krahas shumë xhamive të ndërtuara në stilin tradicional, ajo që më së shumti tërheq dhe dallon nga të tjerat, është xhamia moderne „Fajsal Masjid“, në kryeqytetin Islamabad. Ajo është e ndërtuar në një stil të veçant dhe i ngjan një shatori beduinësh.

Islampress.ch ju sjellë disa fotografi për parë këtë mrekulli nga Pakistani që vjen përmes xhamive të bukura të tij.