Ahmet Davutoglu jep dorëheqje nga partia e AKP-së

809

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, tha se ka dhënë dorëheqje nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe se planifikon të formojë një lëvizje të re politike.

Në një konferencë për media nga zyra e tij e punës në Beysukent, Davutoğlu tha se AK Partia i ka ofruar shërbime të mëdha vendit që nga themelimi i saj.

“Faktori më i madh që e bën këtë lëvizje të gjallë është se ajo është e denjë për burimin dhe lutjen e shpresës së popullit”, tha Davutoğlu dhe falënderoi bashkëpunëtorët e deritanishëm.

Krahas Davutoğlu-t, nga AK Partia kanë dhënë dorëheqje edhe Ayhan Sefer Üstün, Selçuk Özdağ, Abdullah Başçı, Nedim Yamalı, Selim Temurci dhe Feramuz Üstün.

Davutoglu ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Turqisë nga viti 2009 deri më 2014, ndërsa më pas si kryeministër deri më 2016, kur edhe është shkarkuar nga Erdogani dhe zëvendësuar nga Binali Yildirim.

Kohëve e fundit, ai ka qenë kritik ndaj politikave të Erdoganit, veçanërisht në lidhje me lirinë e shprehjes.

Davutoglu është njeriu i dytë më i rëndësishëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që jep dorëheqje.

Në muajin korrik, edhe ish-zëvendëskryeministri Ali Babacan është larguar, duke bërë publike planet për formimin e një partie të re.