Asambleja e Përgjithshme e KB: Më shumë se 30 vende e dënuan Kinën për “represionet e tmerrshme” ndaj muslimanëve Ujgur

Lexo gjithashtu:

“Zhgënjim dhe gabim i madh mos fillimi i negociatave me Tiranën dhe Shkupin”

Kryetari i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) Jean-Claude Juncker, duke folur për vendimin e mosfillimit të negociatave...

Trumpi premtoi se SHBA do ta mbajnë naftën siriane: “Gjithmonë kam thënë – merrni naftën, ajo për çdo muaj ju sjellë 45 milionë dollarë

Kryetari amerikan Donald Tramp, premtoi se SHBA do ta mbajnë dhe distribuojnë naftën në lindje të Eufratit në veri...

Mekeja, qyteti më i nxehtë në botë

Qyteti më i shenjtë i Islamit është, po ashtu, edhe qyteti më i nxehtë në botë.

Arabët e kohës së re – nga Muhamed El-Gazali

Le të kthehemi tek arabët e kohës së re, të cilët kërkojnë krenari pa fenë Islame, të...

SHBA udhëhiqnin më shumë se 30 vende që e dënuan Kinën për “shtypjen e tmerrshme” të muslimanëve në provincën perëndimore të Xinjiang në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB.

Duke theksuar mizoritë kundër Ujgurëve etnikë dhe muslimanëve të tjerë në Kinë, Zëvendës Sekretari i SHBA, Xhon Salivan tha se KB dhe anëtarët e saj kanë “përgjegjësi të përbashkët për ta ngritur zërin e protestës pasi të mbijetuarit përballen me tmerret e shtypjes së shtetit kinez”, transmeton Hina.

Salivan tha se anëtarët e KB duhet të sigurojnë krijimin e një organi global për t’i mbikëqyr nga afër abuzimet e të drejtave të njeriut në Kinë, dhe shtoi se duhet të kërkohet qasje “urgjente” të Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Xinjiang.

Salivan tha se për këtë ngjarje janë organizuar protesta në SHBA, Kanada, Gjermani, Holandë dhe Mbretëria e Bashkuar, ku morën pjesë më shumë se 30 vende të KB, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe më shumë se 20 organizata joqeveritare, si dhe viktimat Ujgur.

“Ju bëjmë thirrje edhe të tjerëve t’u bashkohen përpjekjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund fushatës së tmerrshme të represioneve në Kinë. Historia do ta gjykojë bashkësinë ndërkombëtare si është përgjigjur për sulmet e tilla ndaj të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”, tha Salivan.

Video: Incizime sekrete të represioneve ndaj muslimanëve Ujgur, në Kinë

Paola Pampaloni, përfaqësuese e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme tha se BE është “e shqetësuar” nga situata dhe bëri thirrje për hyrje të lirë në Xinjiang.

“Ne jemi të shqetësuar për informacionet rreth abuzimit dhe torturave. Kina gjithmonë na fton në kampet e tyre me kushtet e tyre, kështu që ne aktualisht jemi duke negociuar hyrjen e lirë”, tha Pampaloni.

[Islampress.ch]

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Hutbeja e javës: Muhammedi a.s., Pejgamberi i fundit

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e...
- Reklamë -

Mevludi – Historiku dhe rëndësia

Muslimanët në mbarë botën, pra edhe në viset tona, për çdo vit me rastin e 12 rebiul-evvelit, ditëlindjes së të dërguarit të Allahut Muhamedit...

Kush dëshiron që t’i shtohet nafaka dhe t’i zgjatet jeta, le të…

Në kuadër të bamirësisë bën pjesë edhe sjellja dashamirëse ndaj të afërmve. Mirësjellja me të afërmit është një lloj i veçantë i bamirësisë (ihsanit).

Ikja nga vdekja

"Thuaj: S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që...

A të kuptuam drejtë, o pejgamber i Zotit?

Mr. Rejhan Neziri Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ty, o i Dërguar i Zotit!

Viliam Mur: Historia nuk regjistron asnjë reformatorë i cili i zgjoi shpirtrat e njerëzve...

Orientalisti skocez, Viliam Mur, i lindur në Glazgov më 27 Prill 1819 e ka studiuar jetën e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit salAllahu alejhi...
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -