Bombardohet burgu në Jemen, mbi 100 të vdekur

600

Një tjetër krim kundër njerëzimit është regjistruar në Jemen. Aeroplanë bombardues në Arabinë Saudite shënjestruan një burg, duke vrarë më shumë se 100 njerëz.

Mjekë nga Kryqi i Kuq mbërritën në vendngjarje duke e konsideruar si më vdekjeprurësja në Jemen vitet e fundit.

Sulmi ndodhi në ambientet e burgut në jugperëndimin e vendit. Në objekt ndodheshin rreth 170 të arrestuar. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nën rrënoja për gjetjen e të mbijetuarve.