El-Xhezira njofton se ka ndërruar jetë Abdullah Mursi, djali i presidentit Mursi

1227

Në mbrëmjen e së djeshme, për shkak të problemeve në zemër, ka ndërruar jetë Abdullah Mursi, djali i ish-presidentit të Egjiptit, Muhammed Mursit, ka njoftuar El-Xhezira.

Abdullah Mursi, 24 vjeçar, ishte djali më i vogël nga pesë djem sa i kishte Mursi.

Avokati i familjes së Mursit, Abdulmunejm Abdulmaksud, ka konfirmuar lajmin e vdekjes së Abdullahut, duke shtuar se ai ka pësuar sulm në zemër duke vozitur veturën. Në krah të tij ka qenë shoku i tij, i cili më pas e ka dërguar në spital, ku edhe më vonë ka ndërruar jetë.