Favorizimi i njërit fëmijë ndaj të tjerëve

Lexo gjithashtu:

Ekologjia nga këndvështrimi islam (Pjesa e parë)

Rejhan Neziri Hyrje Planeti ynë ekziston me miliarda vite dhe ndryshimi...

Njeriu është në fenë e mikut të tij

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të Cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Salavatet, selami dhe bekimet e...

Perurohet xhamia e re ne Çeçeni

Eshte peruruar ne Çeçeni xhamia e re e cila sipas liderit te Çeçeneve Ramazan Kadirov eshte xhamia me e...

Tregim edukativ: Merr mësim nga gabimet e të tjerëve

Një njeri i cili ishte në prag të vdekjes, i drejtohet djalit të tij: “Biri...

Pyetja:

Cili është mendimi juaj, në fakt cili është qëndrimi i Fesë Islame përkitazi me një person i cili ka shëndet të mirë dhe pasurinë e tij, të tundshme dhe të patundshme, ia ka dhënë njërit prej djemve të tij, ndërkaq djemtë e tjerë i ka privuar nga kjo pasuri pas vdekjes së tij. Personi në fjalë vdiq. Tash, djali të cilit ia ka lënë pasurinë, a i lejohet ta shfrytëzojë këtë pasuri vetë ai, pa vëllezërit e tjerë? Ju drejtohemi me këtë pyetje që të na përgjigjeni, Allahu ju shpërbleftë me të mira për atë që bëni për ne.

Përgjigjja:

I tërë falënderimi i sinqertë i takon vetëm Allahut, dhe paqja qoftë mbi të Dërguarin e Allahut. Personi në fjalë, ka bërë gabim nga dy aspekte:

I pari: Ka favorizuar njërin nga fëmijët e tij ndaj tjerëve me atë që ia ka dhënë gjithë pasurinë e tij, ndërkaq fëmijët e tjerë i ka privuar nga kjo pasuri. Ky veprim nuk është i lejuar. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. e refuzoi një nga shokët e vet, kur ai kërkoi prej tij që të dëshmojë në një çështje identike me këtë, dhe i tha: “Kërko dikë tjetër të dëshmojë për atë veprim, se unë nuk dëshmoj një padrejtësi”.

Disa dijetarë e kanë lejuar që të favorizohet njëri nga fëmijët duke i dhënë diçka më tepër për një shkak të caktuar që e bën më të nevojshëm se tjerët, fjala vjen, nëse është me nevoja të veçanta, apo ka një sëmundje kronike, apo vëllezërit e tij janë shkolluar e ai ende jo, apo vëllezërit e tij janë martuar duke u ndihmuar materialisht nga babai, e ai ende nuk është martuar, apo shkaqe të tjera të ngjashme, që në fakt konsiderohet tentim për barazimin e të gjithëve në mundësi.

I dyti: Ky veprim i tij, në veçanti dhënia e patundshmërive, konsiderohet kundërshtim i dispozitave të qarta të Allahut në trashigimi, të cilat Allahu i Madhërishëm i ka shpjeguar qartë, siç është ajeti: “Allahu ju urdhëron për (çështjen e trashëgimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra…” ; “Këto janë (dispozita) të caktuara prej Allahut. Kush i bindet Allahut, (urdhërave të Tij) dhe të dërguarit të Tij, atë e dërgon në xhenete nën të cilët burojnë lumenj. Aty do të jenë përgjithmonë. E ky është shpëtim i madh. Kush kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetshëm. E për të është një dënim i rëndë”. 

Ndërkaq, djali të cilit babai ia ka dhënë gjithë pasurinë e tij, pa u dhënë vëllezërve të tjerë asgjë, dhe ai këtë gjë e di, e ka pranuar haramin dhe e ka shoqëruar prindin në mëkat. Ai duhet të çlirohet nga kjo barrë duke ua kthyer gjithë vëllezërve të vet hakun e pasurisë që u takon, apo një pjesë të saj, nëse ata pajtohen me këtë gjë. Me këtë, ai e pastron veten dhe e pastron prindin e vet të vdekur. Kjo do të ishte edhe bamirësi ndaj prindit dhe lehtësim i tij pas vdekjes, respektim i të afërmve të gjakut, si dhe respektim i të drejtave të vëllezërve nga ana tjetër. Allahu ia bekon atij pasurinë e paktë, por që është hallall, dhe kjo është më e dobishme se pasuria e shumtë që është haram. Allahu mundëson sukses.

(Pjesë e shkëputur prej librit: Fetva Bashkëkohore, Jusuf El-Kardavi, pjesa e III)

Prej arabishtes:
Bashkim Aliu

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Nesër në Teheran nuk do të falet namazi i xhumasë

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, nesër nuk do të falet namazi i xhumasë për shkak të epidemisë...
- Reklamë -

Arabia Saudite pezullon umren për shkak të koronavirusit

Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht hyrjen në këtë vend për muslimanët që kërkojnë të kryejnë umren për shkak të frikës nga përhapja...

Shkup, shënohet Nata e Regaibit

Nën organizim të Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Shkupit, është organizuar një program fetar për të shënuar natën Regaib (nata...

Vlera e muajit rexheb …

Falënderimi qoftë për Allahun e Plotfuqishëm, i Cili na ka dhënë dhe na  jep begati të panumërta. Salavatet, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin...

Subhanallah! e shiti nënën e tij të vdekur për pesë mijë euro

Një grua e moshuar në Francë, në moshën 93 vjeç, e kishte pranuar Islamin pas ikindisë, kurse kishte vdekur pas jacisë!

Një analizë rreth muajve të mëdhenj Rexheb dhe Shaban

nga Elton Karaj, Universiteti Bedër Abstrakt Në këtë artikull ne do të hedhim pak dritë mbi çështjen...
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -