Historiku i hatmes javore në xhaminë shqiptare “Hëna e Re” në Zvicër

Lexo gjithashtu:

Museu i së ardhmes në Dubai, mrekullia e 8-të e botës

Një godinë në autostradën më të madhe në Dubai, “Sheikh Zayed Road” në formën e një syri...

Kjo është gruaja e parë myslimane që bëhet police me mbulesë ne Amerikë!

Një grua amerikanë bëhet oficerja e parë muslimane. Ajo ka filluar punë si police në qytetin Dirbort...

Nargjilet janë më të dëmshme për shëndetin sesa çdo formë tjetër e duhanpirjes

Përderisa popullariteti i nargjileve është rritur viteve të fundit, hulumtuesit thonë se ato mund të jenë më...

Trump, kryetarin e Egjiptit e quan “diktatori im i preferuar”

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump , në tubimin e muajit të kaluar të...

Për dhjetë vite 520 hatme të kënduara…

HISTORIKU I HATMES JAVORE NË XHAMINË SHQIPTARE “HËNA E RE” NË KREUZLINGEN TË ZVICRËS

Duke u nisur nga fakti se leximi i Kur’anit, përpos që është një detyrë e muslimanit, ai është edhe një ushqim shpirtëror i tij, ne si xhemat i kësaj xhamie vendosëm që, krahas leximit të Kur’anit që e bën secili për vete në shtëpi, të lexojmë edhe nga një hatme kolektive (të përbashkët). Hatme do të thotë leximi apo këndimi i gjithë Kur’anit, nga fillimi e deri në fund, përafërsisht 604 faqe.

Shembuj të këtillë kemi nga vendlindja mjaftë, sidomos në fshatrat e Pollogut, ku në disa xhami lexohen hatme javore, kurse në disa si p.sh. në dy xhami të Tetovës, në xhaminë e Saatit qe 80 vjet dhe në xhaminë Muharemçe afro 20 vjet, lexohet për çdo ditë nga një hatme.

Rrëfehet se gjatë Luftës së Dytë Botërore në Sarajevë dy hafizlerë kanë ecur rreth e përqark qytetit dhe e kanë kënduar nga një hatme të Kur’anit për ta mbrojtur qytetin dhe banorët e tij. Për fat të mirë, ose për hir të këtij këndimi të Kur’anit, Sarajeva nuk është dëmtuar fare gjatë kësaj lufte…

Duke u nisur nga këta shembuj të mirë, ne një vit pasi dolëm te kjo xhami ku jemi sot, vendosëm që edhe ne së paku një herë në javë të bëjmë nga një hatme të përbashkët. Në fillim kishim frikë se a do të mund të gjenim 30 veta që dinë ta lexojnë Kur’anin në gjuhën origjinale arabe, në mënyrë që secili prej tyre të lexonte nga një xhuz, pra 20 faqe, për çdo javë. Mirëpo, interesimi i madh si i të rinjve dhe të rejave ashtu edhe i të moshuarve dhe të moshuarave, na habitën për së miri. Kështu që me 4 tetor 2009 ne i shpërndamë xhuzat e parë, të cilët i morën përsipër 23 meshkuj, 6 prej të cilëve nën moshën 30 vjeçare, dhe 7 femra, kryesisht të martuara.

Në ndërkohë, sidomos më të rinjtë, për shkak të angazhimeve në punë ose në shkollë, u deklaruan se nuk mund të vazhdonin më, pasi ndër të tjera me këtë angazhim këtu nuk u mbetej kohë të lexonin nga Kur’ani pjesë të tjera që ata i dëshironin vetë… Këta ne i kemi zëvendësuar me më të moshuar, kryesisht femra, të cilët dhe të cilat në pleqëri e mësuan leximin e Kur’anit arabisht në xhami pranë imamit tonë si dhe pranë shoqes së imamit, mual-limes sonë. Kështu që sot, pas dhjetë vitesh ne kemi vetëm 17 veta që e lexojnë hatmen e përbashkët që nga fillimi në vitin 2009. Të tjerët janë zëvendësuar vazhdimisht. Nga 30 personat që sot e lexojnë hatmen, 14 janë femra, pra thuajse gjysma.

Një veçanti tjetër e kësaj hatmeje është se 3 persona, dy gra dhe një burrë, nuk jetojnë në Kreuzlingen, porse në komunat tjera: një në Wil dhe dy në Amriswil.

Deri sot, prej atyre që kanë ndërruar jetë, është vetëm një person, i ndjeri haxhi Vehap Memeti. Pas tij këtë xhuz deri më sot e lexon e shoqja e tij.

Një surprizë tjetër e mirë që na gëzon pa masë është interesimi i vazhdueshëm për këtë hatme. Sa herë që është ndjerë nevoja të bëjmë ndonjë zëvendësim, janë paraqitur përnjëherë më shumë se ka pasur nevojë. Kjo dhe mësimi i Kur’anit në xhami si nga ana e fëmijëve ashtu edhe nga ana e të rriturve të të dyja gjinive, na jep një shpresë të sigurtë se kjo hatme e përbashkët do të vazhdojë edhe për shumë kohë.

Në shtatë vitet e para xhuzat i ndërronim dy herë në vit, pra secili lexues gjashtë muajt e parë e lexonin njërin xhuz, pas gjashtë muajsh e lexonin xhuzin vijues. Kurse nga viti 2017 e këndej këta xhuza ndërrohen katër herë në vit. Ata që kanë nisur ta lexojnë Kur’anin në këtë formë nga fillimi, pas një viti do ta kenë përmbyllur një cikël të të gjithë Kur’anit. Meqë një vit ka 52 javë, kjo i vjen që brenda dhjetë viteve të kaluara gjithsej janë lexuar 520 hatme.

Duke u mbështetur në thënien e Muhammedit a.s. se lexuesi i Kur’anit për çdo një shkronjë të Kur’anit që e ka lexuar ka nga një haseneh (mirësi), dhe se secila pastaj meriton më së paku shpërblim të dhjetëfishtë, shpresojmë fuqishëm që ky lexim i Kur’anit, i Fjalës së All-llahut Fisnik, do të jetë me bereqet, me begati e me të mira të pafundme si për vetë lexuesit ashtu edhe për familjarët e tyre, të gjallë qofshin apo të vdekur, si dhe për mbarë xhematin e xhamisë sonë.

Shpresojmë që kjo traditë e mirë dhe punë e hajrit të shtrihet edhe nëpër xhamitë e tjera të diasporës shqiptare, sidomos në Zvicër, ku ekziston një potencial i pashtershëm, por akoma i pashfrytëzueshëm mirë në këtë drejtim. Në na vjen mirë që jemi pionierë të këtij hajrati në Zvicër.

All-llahu qoftë i kënaqur me punën dhe me përkushtimin tonë! Amin!

Kreuzlingen, 01 shtator 2019

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Sprovat dhe mësimet nga i ftohti i dimrit

Falënderimi i qoftë Allahut, të Urtit dhe të Gjithëdijshmit, i cili ka krijuar gjithçka me masë dhe njerëzve u...
- Reklamë -

Mesazhet e sures “Ed- Duha”

Dalja nga gjendja e dëshprimit dhe depresionit: mesazhet e sures “Ed- Duha” Është e vërtetë se shpesh biem në...

Fshehtësia e arkës së sulltan Sulejmanit

Sulltan Sulejmani asnjëherë nuk ka marrë vendim e që më parë të mos këshillohej me shejhul islamin Ebu Su’ud efendiun. Një rast,...

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të ndërtojë 1 mije shtëpi për strehim emergjent në...

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka bërë të ditur se do të ndërtojë një mijë shtëpi për strehim emergjent në Idlib të Sirisë,...

Ushqeni zogjtë e uritur në dimër

Kur moti është i ngrohtë, bollëkun e ushqimit e kanë në dispozicion edhe zogjtë edhe kafshët e tjera. Në ato momente puna...

Humanizmi. A kemi shembuj të mirë?

Halil Senusij Nga dita në ditë, prej ligjëratës në ligjëratë, nga një libër tek tjetri informohemi për veprimtarinë e...
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -