Malik ibn Dinari – nga alkoolisti deri te dijetari i madh dhe i devotshëm

Lexo gjithashtu:

Njihuni me vendin në Arabinë Saudite ku Musai a.s. jetoi dhjetë vjet

Shumë pak njerëz dinë për vendin ku Musa a.s ka jetuar para se të bëhet Pejgamber dhe...

Kombet e Bashkuara: Vdekja e Mursit është ‘vrasje arbitrare e aprovuar nga shteti’

Ekspertët e pavarur të Kombeve të Bashkuara theksuan në raportin e ditës së premte se vdekja e ish-kryetarit egjiptian...

Trumpi premtoi se SHBA do ta mbajnë naftën siriane: “Gjithmonë kam thënë – merrni naftën, ajo për çdo muaj ju sjellë 45 milionë dollarë

Kryetari amerikan Donald Tramp, premtoi se SHBA do ta mbajnë dhe distribuojnë naftën në lindje të Eufratit në veri...

Katari: Arabia Saudite të tregojë dëshmitë për akuzat dhe të heqë bllokadën

Autoritetet e Katarit i bënë thirrje Arabisë Saudite që Komisionit të pavarur ndërkombëtar t’i tregojë dëshmitë për...

Para se të bëhej dijetar i njohur dhe i devotshëm, Malik ibn Dinari punonte si oficer policie dhe ishte alkoolist. Është shumë edukativ dhe prekës tregimi i kthimit të tij në Islam dhe pendimit të tij, të cilin e ka transmetuar Ibn Kudame në librin e tij, Et-tevvabin (Të penduarit).

Malik ibn Dinari tregon: “Unë punoja si oficer policie dhe kthehesha në shtëpi çdo natë i dehur. Gjatë shërbimit tim, u martova me një vajzë që ishte e virtytshme, e përulur dhe e devotshme. Si kurorë e martesës sonë lindi vajza jonë, e cila që nga dita e parë, e fitoi zemrën time. Krejt vëmendjen time unë ia kushtova asaj. E shikoja çdo lëvizje, e ndiqja shikimin e saj të pafajshëm dhe kënaqesha duke lozur me të. Në moshën një vjeçare, ajo vinte në dhomën time, në të cilën pija alkool dhe me duart e saj të vogla përpiqej të ma largonte shishen nga dora, sikur donte të më thoshte se ajo që bëja unë, nuk ishte e mirë.

Kur i mbushi dy vjet, papritmas u sëmurë rëndë dhe nga kjo sëmundje e rëndë vdiq. Kjo ishte një humbje, të cilën unë kurrsesi nuk po mund ta duroja as ta kuptoja. Pikëllimi u zhvendos në shtëpinë time, në zemrën time dhe në jetën time. Kështu, unë rashë në depresion dhe dëshpërim dhe fillova të pija akoma më shumë.

Një natë, në prag të së premtes, u ktheva nga puna në shtëpi gjysmë i dehur, dhe pastaj, i mbingarkuar me pikëllim dhe dhimbje, vendosa të pija derisa të vdisja. Me të vërtet, doja t’i jepja fund jetës, sepse pa vajzën time ishte e kotë të jetoja. Kam pirë aq shumë sa që e humba vetëdijen dhe në atë gjendje rashë në gjumë. Me atë rast e pashë një ëndërr të tmerrshme.

Në të vërtetë, pashë në ëndërr se ishte bërë Dita e Gjykimit, dhe të vdekurit ishin ngritur nga varrezat e tyre dhe ishin mbledhur në një vend. Edhe unë isha në mesin e tyre. Pas një kohe të shkurtër, dëgjova një zë të frikshëm dhe zhurmues pas shpinës. U ktheva dhe pashë një gjarpër të madh, i cili me gojën hapur po lëvizte drejt meje. Fillova të vrapoja pa kokë, kurse ai më ndiqte vazhdimisht. Duke ikur nga ai përbindësh, e takova një plak të moshuar. Unë i dhashë selam atij dhe i kërkova që të më ndihmonte, kurse ai duke qarë bërtiti: ‘Më vjen keq, o djalosh, por me të vërtetë unë nuk kam forcë kundër atij gjarpri.’

Pastaj unë u ngjita në një kodër, ku e pashë një zjarr, flakët e të cilit ngriheshin lartë kah qielli dhe më kërcënonin se do të më përpinin. Unë u frikësova edhe më shumë nga kjo, sesa nga gjarpri. Pastaj dëgjova dikë që bërtiste me zë të lartë: ‘Kthehu, ti nuk je banor i saj!’ Unë u ktheva përsëri tek ai plaku, duke ikur para gjarprit. Ai më tha të përpiqesha të shpëtoja në kodrën aty pranë, mbi të cilën ndodhej një pallat i bukur.

Vrapova deri te pallati, dhe pastaj u hapën portat e tij. Hyra brenda dhe aty pashë shumë fëmijë të vegjël. Midis atyre fëmijëve, unë e njoha edhe vajzën time të vogël. Kur më pa mua, ajo vrapoi drejt meje, ma kapi dorën time të djathtë me dorën e saj të majtë, kurse me të djathtën e saj, e përzuri gjarprin, i cili ishte pas thembrave të mia.

Pastaj, ajo u ul pranë meje, qau dhe filloi ta lexojë ajetin kuranor: “A nuk është koha që besimtarëve t’u zbutet zemra, kur përmendet Allahu dhe e Vërteta (Kurani) që është shpallur, dhe mos të bëhen ata sikur atyre që qysh më parë iu është dhënë Libri, por zemrat e tyre, me kalimin e një kohe të gjatë – u forcuan (në të keqe), dhe shumë prej tyre janë mëkatarë.” (el-Hadid, 16)

Unë po qaja derisa e dëgjoja, pastaj me lot në sy e pyeta: ‘Ju, fëmijët e vegjël, a dini të lexoni Kuran?’

Ajo u përgjigj: ‘Po, o baba, ne dimë të lexojmë më mirë se ju!’

Pastaj, e pyeta: ‘Çka është ai gjarpri i madh, i cili më ndoqi pandërprerë?’

Ajo tha: ‘O baba, ajo është vepra jote e keqe, në të cilën je duke vazhduar, dhe e cila po të kërcënon dhe po dëshiron shkatërrimin tënd.’

E pyeta: ‘Po ai plaku, që e takova?’

 Ajo u përgjigj: ‘Baba, ato janë veprat e tua të mira, të cilat janë aq të dobëta sa që nuk mund të të shpëtojnë.’

Vazhdova me pyetje: ‘Po ju çka bëni këtu?’

Vajza mu përgjigj: ‘Ne jetojmë në këtë pallat deri në Ditën e Gjykimit, kur do t’i takojmë prindërit tanë dhe do ndërmjetësojmë për ta.’

Në atë moment u zgjova nga gjumi. Isha tërësisht i djersitur. U ngrita, u lava, mora abdest dhe fala namaz, kurse pas këtij momenti kurrë më nuk kam pirë alkool.”

Pas pendimit dhe tevbes së sinqert, Malik ibn Dinari iu përkushtua studimit të shkencave islame dhe u bë dijetar i madh dhe i devotshëm, të cilin e njohin të gjithë brezat e muslimanëve.

Prandaj, le të mos e vonojmë tevben, mos të dëshpërohemi për shkak të mëkateve dhe mos ta humbim shpresën në mëshirën e Allahut, sepse shpresën në mëshirën e Allahut e humbin vetëm jobesimtarët.

Abdusamed Nasuf Bušatlić; Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Lërini fëmijët tuaj të kenë mendime dhe zemër të madhe, do të jetojnë të lumtur…

"Karakteri i burrit apo gruas më së miri reflektohet në çështjen se çfarë prindi janë ndaj fëmijës...

Emine Erdogan u bën thirrje të rinjve për solidarësi me të moshuarit

Emine Erdoan, bashkëshortja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u bëri thirrje të rinjve për të mbrojtur dhe ndihmuar të...

Le të ndalojmë përhapjen e panikut dhe dëshpërimit

Ndaloni të ndiqni qasjen zhgënjyese si këto: ‘Allahu është zemëruar me ne!’ ‘Xhamitë na kanë refuzuar!’

Dashuria e Allahut ndaj jush

Nëse Allahu është me ju, kush mund t’ju dëmtojë?!Por nëse është kundër jush, atëherë kush mund t’ju mbrojë?!Nëse ju e fitoni dashurinë e Allahut, çfarë...

Namazi dhe çlirimi nga ngarkesat e jetës

Hfz. Mehas Alija “Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz, kjo është diçka e madhe përveçse për të devotshmit që janë...

Buzëqeshja lehtëson stresin

Një frazë e vjetër reciton, "Buzëqesh dhe e tërë bota buzëqesh me ty. Nëse kjo është apo jo e...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -