OKB: Përforcohet me prova qëllimi i Mianmarit për gjenocid

616

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë bërë të ditur se aktet e dhunës së qeverisë së Mianmarit ndaj muslimanëve Rohingya janë kryer me “qëllimin e gjenocidit” dhe se për këtë janë përforcuar me prova të reja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Misioni i Pavarur Ndërkombëtar i OKB-së ka publikuar një raport të ri, ku përfshihen gjetjet e misionit në Mianmar që nga shtatori i vitit të kaluar.

“Situata e muslimanëve Rohingya vazhdon të jetë një shqetësim serioz për misionin”, thekson raporti.

Në raport thuhet se muslimanët Rohingya shtatorin e vitit të kaluar janë përballur me 4 nga 5 nenet (pikat) e identifikuara si gjenocid nga ushtria e Mianmarit, ndërsa theksohet se është përforcuar me prova të reja se veprimet e dhunës nga qeveria e Mianmarit janë kryer me “qëllim gjenocidi”.

Më tej, thuhet se misioni arriti në përfundime të arsyeshme se rreziku i përsëritjes së veprimeve të genocidit kundër muslimanëve Rohingya është në përmasa serioze.

“Ende janë të pranishme shumë nga faktorët që Misioni ka paraqitur në raportin e tij të vitit 2018, faktorë të cilët kontribuan në shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut dhe shkelje të tjera të rënda si krime, përdhunime, përdhunime masive, tortura, shpërngulje të detyruar dhe të të drejtave të njeriut nga qeveria e Mianmarit dhe Tatmadaw (ushtria e Mianmarit). Këto të dhëna kanë vërtetuar se situata e Rohingya-ve në rajonin Arakan nuk ka ndryshuar ndjeshëm që nga viti i kaluar. Janë vazhduar ligjet, politikat dhe praktikat që përbëjnë themelin e persekutimit të qeverisë kundër Rohingya-ve”, thuhet në raportin ku vihet në dukje se për periudhën 1 vjeçare që ka kaluar është përkeqësur edhe më shumë situata e gjithsej 600 mijë muslimanëve të Arakanit nga të cilët 120 mijë prej tyre ndodhen në kapet e Arakanit.

– Përgjegjës qeveria e Mianmarit”

Ndër të tejra raporti theksoi se “veprimet dhe persekutimi sistematik dhe masiv çnjerëzor” i qeverisë së Mianmarit vazhdojnë kundër muslimanëve të Arakanit.

“Nga veprimet e gjenocidit kundër muslimanëve të Arakanit është përgjegjëse qeveria e Mianmarit, e cila nuk përpiqet të parandalojë, hetojë dhe ndëshkojë ata që janë përgjegjës për gjenocidin” theksohet më tej në raport.

Duke u theksuar se vazhdohen grabitjet dhe shkatërrimet e fshatrave të muslimanëve, në raport bëhet e ditur se gjatë periudhës gusht 2017 dhe prill 2019 janë dëmtuar 40 mijë e 600 ndërtesa dhe se janë shkatërruar plotësisht rreth 200 venbanime.

Në raport thuhet se kufizimi i lirisë së lëvizjes të afërsisht 600 mijë muslimanëve në Arakan ndikoi negativisht në të drejtat e tyre themelore individuale ekonomike, sociale e kulturore dhe se muslimanët janë ndaluar nga e drejta e tyre për arsimim, tubim dhe madje edhe për adhurim.

Nga ana tjetër, kryetari i Misionit Ndërkombëtar të Pavarur të Hetimit për Mianmarin, Marzuki Darusman, do ta paraqesë nesër raportin në seancën e 42-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i cili vazhdon në Zyrën e OKB të Gjenevë.

Pritet gjithashtu që Darusman dhe anëtarët e misionit, Christopher Sidoti dhe Radhika Coomaraswamy, të zhvillojnë një konferencë për media.