Padrejtësia (zullumi) është mëkat i madh

Lexo gjithashtu:

Mungesa e namazit të xhumasë dhe namazeve pa xhematë

Shaban Mavriqi, tashmë 64-vjeçar është duke përjetuar në katër javët e fundit, diçka që nuk e kishte...

Fuqia e besimtarit është në zemër dhe jo në trup

Kur qëndrojmë për një kohë të gjatë për ta bërë një punë të dynjasë, trupi ynë e duron...

Një këshillë e bukur, për bamirësinë ndaj prindërve, pas vdekjes së tyre

Kur e kujtoni prindin tuaj pas vdekjes së tij, kujtonie se me vdekjen e prindërve tuaj, ju po...

Tërmeti në Shqipëri, vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, 23 të vdekur

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti i sotëm në Shqipëri vazhdojnë edhe...

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të Cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Salavatet, selami dhe bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin a.s. për familjen e tij, për shokët e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër të dashur,

Tema e hutbes së sotme është: ‘Padrejtësia (zullumi) është mëkat i madh’

Padrejtësiaështë njëri prej mëkateve të mëdha, i cili është i pranishëm në forma të ndryshme, në kohë dhe hapësirë, dhe është karakteristikë ekskluzive e individëve të këqij, e grupeve, e madje edhe e popujve të këqij.

Padrejtësinëmund ta ndajmë në tri lloje:

1. Padrejtësiandaj Allahut të Plotfuqishëm, e shprehur nëpërmjet shirkut (të përshkruarit ortak), që është forma më e rëndë e padrejtësisë.

2. Padrejtësiandaj vetvetes, duke ndjekur pasionet dhe duke bërë mëkate. dhe

3. Padrejtësiandaj njerëzve të tjerë, që shprehet përmes dhunës në forma të ndryshme.

Kur të përhapet padrejtësianë një shoqëri, atëherë ngritët bereqeti, zvogëlohet mirësia dhe përhapen sëmundjet dhe dënimet.

Vëllezër të respektuar,

Padrejtësiaështë e neveritshme dhe e dëmshme, posaçërisht kur vjen nga ata që janë në pushtet, nga ata që do të duhej t’i mbrojnë vartësit e tyre nga dhuna, dhe jo ta ushtrojnë dhunën mbi ta.

Allahu i Plotfuqishëm, në suren Ibrahim, thotë:[1]

“E ti, mos mendo, kurrsesi, që Allahu nuk vëren atë që punojnë zullumqarët! Ai, vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën kur sytë e tyre do të mbeten të hapur. Dhe duke vrapuar, me kokë ngrehur, nuk mund t’i lëvizin sytë (e shikojnë me ngulmim); e zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri).” (Ibrahim, 42-43)

Allahu i Plotfuqishëm i monitoron zullumqarët, dhe Ai i lë ata, deri në një afat të caktuar, kurse në Ditën e Gjykimit, ata do ta marrin dënimin e merituar, siç thuhet në hadithin të cilin e regjistron Buhariu: [2]

“Allahu me të vërtetë e lënë zullumqarin, por kur ta rrëmbej, nuk e lënë atë!” (Buhariu)

Pastaj e lexoi ajetin: “I tillë është dënimi i Zotit tënd kur ndëshkon vendbanimet, të cilat bënin zullum. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Surja Hud, 102)

Allahu i Plotfuqishëm, në një hadith kudsij thotë: [3]

”O robërit e Mi, Unë vërtet ia kam ndaluar vetes zullumin dhe e kam bërë të ndaluar në mesin tuaj, andaj mos i bëni zullum njëri-tjetrit! …” (Muslimi)

Omer ibn Abdulazizi (r.h.), qante në namaz kur i printe xhematit si imam, dhe në një rast kur e lexoi suren es-Saffat, nga fillimi dhe kur arriti te ajeti (24): “Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi!”, ai qau dhe përsëriti këtë ajet, derisa e humbi vetëdijen.

Ndërkaq, Ebu Bekri (r.a.), ka thënë: “I dobëti prej jush tek unë është i fortë deri sa ta fitojë të drejtën e tij, ndërsa i fuqishmi i juaj është i dobët tek unë, derisa prej tij ta marrë atë që nuk i takon!”

Guvernatori i një province i kishte shkruar halifit Omer Ibn Abdulazizit: “Qyteti ynë ka nevojë t’ia ndryshojmë muret rrethuese!”

Halifi i ishte përgjigjur: “Mbroni qytetin tuaj me drejtësi jo me mure rrethuese, kurse rrugët e tij pastroni nga zullumi!”

Ibn Tejmije ka thënë: “Allahu e mbron shtetin jobesimtar të drejtë, por nuk e mbron shtetin musliman të padrejtë!”

Vëllezër të dashur,

Çfarë zullumi është vetëm vrasja e qindra mijëra njerëzve dhe dëbimi i milionave nga vatrat e tyre?

Çfarë zullumi është ngritja e padive ndaj njerëzve (shpesh) të pafajshëm vetëm pse janë të dobët, ndërsa kriminelët lëvizin lirshëm?

Çka po ndodh me pushtetarët, të cilët kryesisht me çdo kusht dëshirojnë ta rrëmbejnë pushtetin, dhe kur ta marrin atë, në asnjë mënyrë nuk duan të heqin dorë, deri sa tu vjen meleku i vdekjes?

Çka po ndodh me zullumqarët, të cilët po i shtypin popujt e tyre të vuajtur?

Çka po ndodh me pronarët e mediave dhe me gazetarët, të cilët për çdo ditë po na helmojnë me gënjeshtrat dhe shpifjet e tyre?

Çka po ndodh me biznesmenët e rinj, të cilët punëtorët e tyre i shfrytëzojnë sikur të ishim në shoqëri skllavopronare?

Çka po ndodh me parlamentarët, të cilët familjet e tyre i ushqejnë me para të pamerituara?

Çka po ndodh me plaçkitësit, të cilët përmes privatizimit kanë grumbulluar pasuri të patundshme me vlerë të paçmuar?

Çka po ndodh me politikanët, të cilët para luftës ishin punëtorë të thjeshtë, kurse sot nuk mund të kalojë asnjë tender pa ta?

Çka po ndodh me politikanët, të cilët të gjithë anëtarët e familjeve tyre i kanë rehatuar kryesisht në organizata shtetërore, dhe përveç kësaj ata janë, anëtarë të shumë bordeve, ndërsa fëmijët e shehidëve, të invalidëve të luftës dhe pjesës tjetër të popullit, pavarësisht nga mesataret e larta, nuk mund të fitojnë bursa, as nuk mund ta bëjnë praktikën, e lëre më të fitojnë ndonjë punë?

Vëllezër të dashur,

Të gjitha këto janë zullum, dhe zullumi nuk duhet të jetë përcaktues i jetës sonë dhe ne duhet t’i kundërvihemi! Le ta edukojmë dhe shkollojmë një brez, i cili do të ketë frikë vetëm nga Allahu i Plotfuqishëm, i cili do t’i kryejë me ndërgjegje detyrat që i besohen, dhe i cili në çdo gjë do të jetë më i miri!

Le të bëhemi robër të sinqert të Allahut të Plotfuqishëm, le të garojmë në të mirë dhe të ruhemi nga zullumi, sepse zullumi është mëkat i madh, për të cilin në Ditën e gjykimit duhet të japim llogari!

O Zot, na forco neve në rrugën e Islamit! Ndihmoju vëllezërve tanë në Siri, Palestinë, dhe në çdo vend tjetër ku janë të kërcënuara të drejtat e muslimanëve dhe jepu atyre fitore të shpejtë!

Na bëj neve udhëheqës të umetit në devotshmëri, në bujari, në guxim, në modesti e përulësi!

Udhëzoji fëmijët tanë dhe pasardhësit dhe bëri ata gëzimi i syve dhe zemrave tona!

Na mëshiro në Ditën e Gjykimit dhe na ndero me xhenet në shoqëri me pejgamberët, me të sinqertët, me dëshmorët dhe me njerëzit e mirë!

/Hatib: Nezim Haliloviq muderris/

Përshtati: Miftar Ajdini


[1] ) وَلاَ تَحْسَبَنَّ اللّهَ غَافِلاً عَمَّا يَعْمَلُ الظَّالِمُونَ إِنَّمَا يُؤَخِّرُهُمْ لِيَوْمٍ تَشْخَصُ فِيهِ الْأَبْصَارُ(42( مُهْطِعِينَ مُقْنِعِي رُءُوسِهِمْ لاَ يَرْتَدُّ إِلَيْهِمْ طَرْفُهُمْ وَأَفْئِدَتُهُمْ هَوَاءُ (43)

[2] ) عَنْ أَبِي مُوسَى الْأَشْعَرِيِّ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ إِنَّ اللهَ لَيُمْلِي لِلظَّالِمِ حَتَّى إِذَا أَخَذَهُ لَمْ يُفْلِتْهُ ثُمَّ قَرَأَ وَكَذَلِكَ أَخْذُ رَبِّكَ إِذَا أَخَذَ الْقُرَى وَهِيَ ظَالِمَةٌ إِنَّ أَخْذَهُ أَلِيمٌ شَدِيدٌ (البخاري)

[3] ) عَنْ أَبِي ذَرٍّ الْغِفَارِيِّ رَضِيَ اللهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ قَالَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ يَا عِبَادِي إِنِّي حَرَّمْتُ الظُّلْمَ عَلَى نَفْسِي وَجَعَلْتُهُ بَيْنَكُمْ مُحَرَّمًاً فَلَا تَظَالَمُوا (مسلم)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

“Dëshiro për të tjerët, atë që dëshiron për veten tënde, do të jesh musliman”

Kjo është një formulë e thjeshtë dhe praktike dhe peshojë e Islamit tonë. Nëse dëshironi të keni...

Turqia shënon 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit

Turqia sot kremton 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit nga Sulltan Mehmed Fatihu në vitin 1453, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqi, falet namazi i parë i xhumasë pas pandemisë

Turqia sot rifilloi pjesërisht namazin me xhemat në xhami, përfshirë atë të xhumasë, pasi vendi i lehtësoi masat kundër pandemisë së koronavirusit...

Dobësia e trupit është në sëmundjen e rëndë, kurse dobësia e zemrës është në...

Transmetohet nga Abdullah ibn Amër ibn el-Asi (r.a.), se Pejgamberi (savs), ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata me zemër të pastër dhe...

Shiitët në Siri gërmojnë varrin e Omar bin Abdulaziz, kush ishte Kalifi i famshëm...

Grupet terroriste pro-iraniane brenda regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë zbuluar një varr që besohet se i përket Omar bin...

A do të na besonte neve Omeri r.a.?

Allahu i Plotfuqishëm nuk ka krijuar asgjë kot, asgjë nuk ka urdhëruar kot. Çdo gjë që ka krijuar, Ai e ka bërë me masë,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -