Qëndrimi i Ehli-Sunnetit në lidhje me Muaviun, të birin e Ebu Sufjanit r.a.

Lexo gjithashtu:

Turizmi hallall po bëhet gjithnjë e më i fortë në botë

Turizmi në rritje dhe rritja e turizmit hallall, është një tregues se ka gjithnjë e më shumë muslimanë, të...

Media amerikane më së shumti bën lajme negative për muslimanët

Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbi mediat dhe pakicat, ka treguar...

Asgjë nuk harrohet! “Nënat e Srebrenicës” çojnë Hollandën në Strasburg

Familjet e viktimave në shoqatën “Nëna e Srebrenicës” kanë ngritur padi kundër shtetit holandez në Gjykatën Evropiane...

Një skenë për të kujtuar

Disa javë më parë, pas namazit të xhumasë e vura re një skenë. Një grua e moshuar e...

Pyetje:

Si është qëndrimi i juaj në lidhje me Muaviun, birin e Ebu Sufjanit dhe a lejohet t’i thuhet radijallahu anhu?

Përgjigjja:

Muaviu, i biri i Ebu Sufjanit është sahabij. Muaviu, i biri i Ebu Sufjanit është njëri prej transmetuesve të hadithit profetik dhe çdo transmetues i hadithit hyn në rangun e njerëzve të drejtë dhe të besueshëm. Sejjidi jonë, Muaviu, i biri i Ebu Sufjanit ka qenë edhe qatibi (shkruesi) i Vahjit (Kur‘anit) apo shkruesi i letrave të Pejgamberit s.a.v.s. siç kanë thënë disa. Atëherë pas gjithë këtyre virtyteve, themi për të: zotëria (sejjidi) ynë, Muaviu, i biri i zotërisë sonë, Ebu Sufjanit radijallahu anhuma, është prej sahabëve të ndershëm, të cilin e konsiderojmë të drejtë dhe e respektojmë, sepse të gjithë sahabët e Pejgamberit a.s. për ne janë në kategorinë e parë.

Ata që nuk e duan Mauviun, janë shiitët, të cilët nuk flasin mirë për të për shkak të mospajtimeve dhe mosmarrëveshjeve që ndodhën ndërmjet atij dhe zotëriut tonë, Aliut radijallau anhu. 

S’ka dyshim se e vërteta qëndron në anën e hazreti Aliut r.a. Edhe ne jemi në anën e tij. Aliu r.a. është tjetër kategori. Është i pari që pranoi Islamin dhe bashkëshorti i vajzës më të dashur, hazreti Fatimes alejhes-selam. Meritat dhe virtytet e tij janë të shumta dhe të njohura…

Zoteria ynë, Muaviu, është ngritur kundër udhëheqësit legjitim. Ne jemi kundër kësaj dhe themi se ka gabuar. Sikur t‘jetonim në atë kohë, do qëndronim në anën e Aliut r.a.

Sidoqoftë në lidhje me këtë që po flasim, kemi një vepër të shkëlqyer të shkruar nga imam Ibn Haxher el-Hejthemi, i cili i del në mbrojtje zoteriut tonë, Muavijes, duke transmetuar ato çfarë janë thënë për të nga ulematë e Ehli Sunnetit dhe Xhematit.

Disa mësues (dijetarë) prej të cilëve kemi mësuar, nuk i thonin sejjid, por vetem Muaviu, i biri i Ebu Sufjanit, në shenjë hidhërimi ndaj tij.

Njëriu prej këtyre mësuesve (profesorëve) që kemi mësuar, nuk donte të ligjëronte në xhaminë e Amër ibn Asit dhe kur e pyesnim për shkakun, përgjigjej: Sepse Amër ibn Asi ka qëndruar në anën e Muaviut. Çfarë ndodhi, këtij dijetari, një natë, ju paraqit në ëndërr Amër ibn Asi r.a. dhe i thotë: Përse nuk ligjëron në xhaminë time? Për shkak se ti qëndrove në anën e Muaviut e jo të Aliut – i përgjigjet ky. Amër ibn Asi i thotë: A nuk e di se të mirat që bën populli i Egjiptit, do jenë në peshorën time Ditën e Kijametit?

Islami hyri në Egjipt nëpërmjet sahabiut Amër ibn As dhe shumica e popullit e përqafoi Islamin. Sot në Egjipt jetojnë 90 milion banorë, 80 milion prej tyre janë muslimanë, të cilët falen, agjërojnë dhe bëjnë punë të mira… Pra, që nga ajo kohë e gjër më sot e edhe në të ardhmen, çdo vepër e mirë që punohet nga egjiptanët, një pjesë e sevapit i shkon edhe sahabiut Amër ibn Asit, r.a. sepse ai e solli Islamin në këtë vend.

Kur u zgjua nga gjumi ky mësuesi ynë, filloi të ligjerojë në xhaminë e Amër ibn Asit dhe nuk u nda deri në vdekje.

U përgjigj: Prof. Dr. Ali Xhumua, ish myfti i Egjiptit

Nga arabishtja:
Enes Koshi

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Nesër në Teheran nuk do të falet namazi i xhumasë

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, nesër nuk do të falet namazi i xhumasë për shkak të epidemisë...
- Reklamë -

Arabia Saudite pezullon umren për shkak të koronavirusit

Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht hyrjen në këtë vend për muslimanët që kërkojnë të kryejnë umren për shkak të frikës nga përhapja...

Shkup, shënohet Nata e Regaibit

Nën organizim të Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Shkupit, është organizuar një program fetar për të shënuar natën Regaib (nata...

Vlera e muajit rexheb …

Falënderimi qoftë për Allahun e Plotfuqishëm, i Cili na ka dhënë dhe na  jep begati të panumërta. Salavatet, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin...

Subhanallah! e shiti nënën e tij të vdekur për pesë mijë euro

Një grua e moshuar në Francë, në moshën 93 vjeç, e kishte pranuar Islamin pas ikindisë, kurse kishte vdekur pas jacisë!

Një analizë rreth muajve të mëdhenj Rexheb dhe Shaban

nga Elton Karaj, Universiteti Bedër Abstrakt Në këtë artikull ne do të hedhim pak dritë mbi çështjen...
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -