Sahihu i Buhariut konsiderohet libri më i saktë pas Kur’anit famëlartë

Lexo gjithashtu:

Bëhuni bamirës, edhe nëse njerëzit nuk ua kthejnë me bamirësi

- Ajo kishte një burrë i cili shpesh kthehej në shtëpi vonë, kurse nëna e tij nuk binte...

Si duhet parë Shtetin Osman? – Nga Kudret Bülbül

Prof. dr. Kudret BÜLBÜL* Ekzistojnë çështje të tilla që për t’i zgjidhur nuk mjafton...

Amina bint Vehb, nëna e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s

Emri: Amina bint Vehb ibn Abdumenaf ibn Zuhre ibn Kilab ibn Murre. Babai: Vehb...

Ju mund ta mësoni Islamin edhe pa u takuar me muslimanët!

Falënderojmë Allahun që po jetojmë në një kohë kur njeriu mund t’i mësojë bazat e fesë islame edhe...

*Nga Prof. Dr. Ahmed Omer Hashim

Të gjithë dijetarët musliman janë të një mendimi se Koleksioni i Haditheve të imam Buhariut, i njohur si „Sahihul-Buhari“ konsiderohet vepra më autentike dhe më e besueshme pas Kuranit Famëlartë.

Të gjitha hadithet që ndodhen në Sahihun e imam Buhariut janë origjinale dhe të vërteta (sahih) dhe nuk gjendet në të qoftë edhe një shkronjë e vetme gabim. Kështu është edhe me Sahihun e Muslimit dhe Muvettanë e Imam Malikut.

Sahihu i Buhariut është ruajtur (nga ndryshimet dhe falsifikimet) ashtu siç është ruajtur Kur‘ani Fisnik dhe Ai i Cili i ka ruajtur këta dy Libra, është pikërisht Allahu i Madhërishëm. A nuk thotë Allahu në Kur‘an: „Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij (Kur‘anit). E kur ta lexojmë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij. Dhe pastaj është obligim yni që ta shpjegojmë?“ E me fjalën „bejaneh – ta shpjegojmë“ është për qëllim HADITHI i Pejgamberit (sal-lall-llahu alejhi we sel-lem). Pra, Allahu i Lartësuar është Ai që e ka marrë për sipër ruajtjen e fjalëve të Profetit ashtu siç ka marrë për sipër dhe ka garantuar ruajtjen e Fjalës së Tij.

Imam Buhariu është transmetuesi më i mirë i haditheve profetike. Ai përzgjodhi vetëm 7,275 prej 600,000 haditheve sa ishin aktuale në kohën e tij.

Buhariu tregon: „Nuk kam shënuar në Sahihun tim ndonjë hadith, para se të bëja Istihare dhe t’i falja dy rekate namaz dhe tek atëherë kur vërtetohesha me bindje në autenticitetin e hadithit, e shënoja.“

Dijetarët muslimanë duke parë rëndësinë dhe vlerën e madhe të kësaj vepre në jetën e muslimanëve (pasi sunneti është burimi i dytë i Sheriatit dhe sqarues i Kur’anit) nisën të shkruajnë vepra voluminoze në interpretimin dhe komentimin e haditheve profetike. Prandaj sot kemi komentimin e Ibn Haxherit, Kastalaniut, Bedruddin Ajniut etj, si dhe komentimi më i ri është komentimi im i kësaj vepre kapitale që e kam përmbledhur në 16 vëllime, pas një pune sistematike për 17 vite me radhë. Çdo vëllim ka 600 faqe.

Për fund, pas gjithë atij hulumtimi dhe komentimi që i kam bërë kësaj vepre, betohem në Allahun dhe deklaroj me plotë përgjegjësi se nuk ekziston asnjë hadith i dobët (daif) në SAHIHUN E IMAM BUHARIUT.

Nga arabishtja:
E. Koshi

* Prej dijetarëve të mëdhenj të Ez‘herit dhe muhaddith me renome botërore. Allahu e ruajtë!

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Lërini fëmijët tuaj të kenë mendime dhe zemër të madhe, do të jetojnë të lumtur…

"Karakteri i burrit apo gruas më së miri reflektohet në çështjen se çfarë prindi janë ndaj fëmijës...

Emine Erdogan u bën thirrje të rinjve për solidarësi me të moshuarit

Emine Erdoan, bashkëshortja e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u bëri thirrje të rinjve për të mbrojtur dhe ndihmuar të...

Le të ndalojmë përhapjen e panikut dhe dëshpërimit

Ndaloni të ndiqni qasjen zhgënjyese si këto: ‘Allahu është zemëruar me ne!’ ‘Xhamitë na kanë refuzuar!’

Dashuria e Allahut ndaj jush

Nëse Allahu është me ju, kush mund t’ju dëmtojë?!Por nëse është kundër jush, atëherë kush mund t’ju mbrojë?!Nëse ju e fitoni dashurinë e Allahut, çfarë...

Namazi dhe çlirimi nga ngarkesat e jetës

Hfz. Mehas Alija “Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz, kjo është diçka e madhe përveçse për të devotshmit që janë...

Buzëqeshja lehtëson stresin

Një frazë e vjetër reciton, "Buzëqesh dhe e tërë bota buzëqesh me ty. Nëse kjo është apo jo e...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -