Sulm ndaj një xhamie në Afrikën e Jugut

579

Një xhami në Johannesburg të Afrikës së Jugut është sulmuar nga persona të panjohur.

Imami i Xhamisë së Katlehong-ut, Shaikh Ishak, tha për Radion Ndërkombëtare Islame se sot në mëngjes, persona të panjohur kanë sulmuar xhaminë në lindje të Johannesburgut.

“Teksa ishim ulur në xhami, një grup erdhi dhe hyri brenda duke ushtruar dhunë. Ata dëmtuan xhamat dhe makinat në kopsht. Xhamat e xhamisë u thyen dhe disa pjesë të faltores u dëmtuan”, tha ai, duke shtuar se askush nuk është lënduar si pasojë e sulmit.

“Muslimanët dhe të krishterët që jetojnë në këtë zonë erdhën për të na ndihmuar kur e panë sulmin dhe agresorët u larguan”, tha më tej Shaikh Ishak.

Ai po ashtu deklaroi se sulmuesit nuk janë të asaj zone.

“Tani jemi mirë, elhamdulilah, dhe nuk ka asnjë problem”, tha Shaikh Ishak.

AA