Thirrje OBI-t për takim të jashtëzakonshëm mbi deklaratën e Netanyahut

623

Arabia Saudite i bëri thirrje Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm për të diskutuar mbi deklaratën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se në koordinim me administratën amerikane do të “aneksojë” Luginën e Jordanit në Bregun Perëndimor të okupuar.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Arabisë Saudite SPA, në një deklaratë me shkrim nga Arabia Saudite, u dënua me forcë deklarata e Netanyahut.

“Deklarata e Izraelit është plotësisht e pavlefshme, përmban një rrezik serioz për popullin palestinez, është një shkelje e qartë e parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare dhe të traktatit të OKB-së”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu në deklaratën ku theksohet se deklarata e Netanyahut do të shkatërrojë të gjitha përpjekjet për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, bëhet e ditur se përpjekjet e Izraelit për të imponuar një fakt të kryer nuk do mund të shkatërrojë të drejtat fikse dhe të mbrojtura të popullit palestinez.

Më tej në deklaratë u kërkohet të gjitha vendeve 615-544-3559 , institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që të dënojnë dhe refuzojnë deklaratën e Netanyahut, si dhe OBI-t i bëhet thirrje për zhvillimin e një takimi të jashtëzakonshëm në nivel të ministrave të jashtëm.

Netanyahu, dje në një konferencë për shtyp, pretendoi se është një “mundësi e paparë” plani i quajtur “Marrëveshja e Shekullit”, përgatitur nga presidenti amerikan, Donald Trump, për “aneksimin ndaj Izraelit” të vendbanimeve të paligjshme hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar.

Ndër të tjera Netanyahu ishte shprehur se nëse rizgjidhet, ai “brenda një kohe të shkurtër” në koordinim me qeverinë e SHBA-ve do të “aneksojë” Luginën Jordan që ndodhet në Bregun Perëndimor. 

(AA)