Tregim i vërtetë për një bamirës, i cili i financoi tre jetimë

Lexo gjithashtu:

Sulm ndaj një xhamie në Afrikën e Jugut

Një xhami në Johannesburg të Afrikës së Jugut është sulmuar nga persona të panjohur.

Metoda hitleriane

Gjatë luftës së Dytë Botërore, Hitleri u befasua kur kuptoi që tre oficerë e kanë tradhtuar dhe nuk...

Këshilltari për media i Yusuf Islam pranon islamin në Xhaminë e Kembrixhit

Pedro Carvalho, një nga këshilltarët për media të artistit me famë borëtore Yusuf Islam, pranoi Islamin duke...

Ju keni fenë tuaj, e unë kam fenë time

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin...

Ai është një njeri, të cilin deri vonë nuk e njihja, që nga një shtet perëndimor, për çdo muaj më dërgon sasi të mirë të hollash, që unë t’ia dorëzojë një familjeje me tre jetimë.

Ai nuk dëshiron as fotografi, as vërtetim, as nënshkrim – vetëm unë mos ta kem mërzi që ta bëj këtë rregullisht. Pastaj, kjo njeriun e detyron edhe më shumë, kështu që unë i dërgova edhe fotografi edhe vërtetim edhe nënshkrim dhe i thashë se ky është kushti im.

Sepse, shejtani, qoftë i mallkuar, as nuk lëvron as nuk prashit.

As ai vetë, deri para pak ditëve, nuk e kishte takuar atë familje, nënën me tre jetimë. Ai e kishte lexuar dikur tregimin tim për ta, dhe kishte vendosur tu ndihmojë atyre në bazë mujore. Për sa kohë që do të ketë mundësi, thotë ai.

Erdhi tek unë para disa ditëve dhe më luti që të shkojmë tek ajo familja për një kafe, në mënyrë që t’i shihte fëmijët. Më tha: “Të lutem mos ju thuaj atyre që unë jam ai, sepse do të ndjehen keq. Ti thuaju atyre se unë jam shoku yt.”

Ashtu edhe ndodhi. Në fakt, edhe për mua ishte hera e parë që po i takoja dhe po i shihja.

Megjithëse unë e kisha ditë të lirë në xhematin tim, unë me kënaqësi shkova me të në atë familje.

U ulëm, biseduam me fëmijët, unë e shihja me cepin e syrit derisa ai i shikonte aq ëmbël dhe ngrohtësisht, mu sikur të ishte një nga familjarët e tyre më të afërm.

Derisa e shikoja atë, unë po mendoja në vetvete, se sa janë ata që në Tokë janë ‘të panjohur’, ndërsa në qiej janë shumë të njohur dhe të dalluar, me vullnetin e Zotit.

Pas ndejës, në xhaminë time e falëm jacinë. Pas jacisë, ai mi nxori një shumë të caktuar parash, për t’ia ndarë asaj familje në disa muajt e ardhshëm.

“Ndoshta nuk të vjen vështirë, sepse, unë dëshiroj që ashtu t’ua japësh atyre, ndoshta është më mirë sesa t’ua japësh të gjitha përnjëherë”, më pyeti ai mua, pak si me turp, sepse po më shkakton mërzi.

– Allahu i dashur e di mirë, o haxhiu im, se nuk ka diçka më të dashur për mua, mos u brengos, Allahu i Mëshirshëm ta pranoftë dhe ta kompensoftë, edhe shëndetin e keqësuar ta rregulloftë – i thashë, duke bërë lutje.

– Më dëgjo mirë, o hoxhë! Unë shumë pata dëshirë t’i takoja ata fëmijë, pasha Zotin, pata dëshirë të takohem edhe me ty. Sa herë jemi dëgjuar me njëri-tjetrin, ti edhe shërbim po më bën, kurse ne nuk e kishim njohur më përpara njëri-tjetrin.

Nëse Allahu mua ma pranon, në Ditën e gjykimit, unë do të them: “O Zoti im, të gjitha ato sevape, unë i ndaj përgjysmë me këtë njeri!

– Me mua !? – e pyeta me habi dhe pak me mosbesim.

Ai tha: – Betohem në Allahun, po! Ja jemi në shtëpinë e Tij, dhe Ai është dëshmitari im. Gjysma për mua – gjysma për ty, përsëri të betohem për Allahun! Vetëm që Allahu të ma pranojë mua.

U ngrita dhe e përqafova – Zoti i dashur e di, se tash një kohë të gjatë nuk e kam përqafuar askënd më me zemër.

******   ******

– Përmes punës vullnetare dhe shërbimit në ‘Bereqet’ – fondit social në ‘Mexhlisin’ tonë, shpesh ndodh të më fascinojnë njerëzit tanë të mirë. Ata mund të zemërohen për çdo gjë dhe me çdo kënd dhe e kthejnë kokën anash, duke i ftohur marrëdhëniet … por kur është fjala për fatet e vështira njerëzore, për të sëmurët dhe të uriturit, për jetimët  – ata gjithmonë me zemër të butë dhe me bujari shprehin gatishmëri për ndihmë… ata janë motivuesi më i mirë që njeriu të mos hezitojë për të bërë mirë.

– I lutem Allahut të Plotfuqishëm, që ta shpërblejë me bollëk nga thesari i Tij i pashtershëm, këtë njeriun e panjohur për juve, që ta ruajë dhe mbrojë me sadakën e tij, që t’i japë shëndet, si dhe t’ia pranojë bamirësinë për të cilën shkrova (këtë do ta dëshiroja më shumë, edhepse tash po tingëllon si egoiste).

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Sprovat dhe mësimet nga i ftohti i dimrit

Falënderimi i qoftë Allahut, të Urtit dhe të Gjithëdijshmit, i cili ka krijuar gjithçka me masë dhe njerëzve u...
- Reklamë -

Mesazhet e sures “Ed- Duha”

Dalja nga gjendja e dëshprimit dhe depresionit: mesazhet e sures “Ed- Duha” Është e vërtetë se shpesh biem në...

Fshehtësia e arkës së sulltan Sulejmanit

Sulltan Sulejmani asnjëherë nuk ka marrë vendim e që më parë të mos këshillohej me shejhul islamin Ebu Su’ud efendiun. Një rast,...

Gjysmëhëna e Kuqe Turke do të ndërtojë 1 mije shtëpi për strehim emergjent në...

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka bërë të ditur se do të ndërtojë një mijë shtëpi për strehim emergjent në Idlib të Sirisë,...

Ushqeni zogjtë e uritur në dimër

Kur moti është i ngrohtë, bollëkun e ushqimit e kanë në dispozicion edhe zogjtë edhe kafshët e tjera. Në ato momente puna...

Humanizmi. A kemi shembuj të mirë?

Halil Senusij Nga dita në ditë, prej ligjëratës në ligjëratë, nga një libër tek tjetri informohemi për veprimtarinë e...
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -