Universiteti i Kinës teston sistemin e njohjes së fytyrës

684

Në dy klasa në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Kinës janë instaluar në kuadër të një praktike pilot sisteme të njohjes së fytyrës.

Sipas lajmit të gazetës Global Times, Xu Jianzhen, drejtori i qendrës së informacionit të universitetit në zonën Nanjing të rajonit Jiangsu, është shprehur se sistemi i njohjes së fytyrës përdoret në dy klasa të universitetit dhe se qëllimi i tyre është që të rritin pjesëmarrjen e studentëve në mësim dhe rritjen e disiplinës.

Të gjitha sjelljet e studentëve në klasë mund të monitorohen nga sistemi, dhe në këtë mënyrë ata mund të ndiqen nëse ndjekin apo jo mësimin, ka bërë të ditur Xu, i cili ka shtuar se dëshirojnë të parandalojnë mungesat në mësim dhe largimin herët nga klasa.

Ndaj mendimit të disa studentëve që sistemi shkel privatësinë, Xu ka mbrojtur idenë e tij se sistemi është projektuar për të inkurajuar që ata të mësojnë më shumë, thuhet ndër të tjera në lajm.

Rreth çështjes së privatësisë janë bërë këshillime me byronë e sigurisë publike lokale, tha Xu, duke theksuar që sistemi nuk shkel privatësinë personale të studentëve për shkak se klasat janë ambiente publike.

Ndër të tjera Xu është shprehur se sistemi i njohjes së fytyrës do të instalohet në çdo klasë nëse zbatueshmëria pilot arrin në sukses.

Gjithashtu njoftohet se Universiteti ka instaluar sistemet e njohjes së fytyrës edhe në derën e shkollës, në bibliotekë dhe disa ndërtesa të tjera. Ndërkohë bëhet e ditur se disa përdorues në rrjetet sociale kanë reaguar ndaj kësaj praktike.

Qeveria kineze, për të mbajtur nën kontroll popullatën e madhe të saj vendos nën “markimin e afërt” të teknologjisë qytetarët e saj duke përdorur mënyra të ndryshme që nga dronët, mediat sociale dhe deri tek sistemet e njohjes së fytyrës.

Të dyshuarit e kërkuar nëpërmjet sistemeve të njohjes së fytyrës të vendosura në zona publike, përcaktohen brenda disa minutave dhe kapen nga forcat e sigurisë.

Teknologjia e njohjes së fytyrës aktualisht përdoret pjesërisht në Kinë. Shumë institucione arsimore, kryesisht Universiteti i Pekinit, po përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës të vendosur në portat hyrëse për “sigurinë” e studentëve dhe stafit.

AA

615-544-1028