Gjykata vendos për shembjen e kishës në oborrin e boshnjakes Orloviq

Lexo gjithashtu:

Në rajon vazhdon xhumaja “e heshtur” për shkak të COVID-19

Namazet e xhumasë nëpër faltoret në mbarë Ballkanin edhe këtë javë nuk u falën, në kuadër të...

Mrekullia numerike e sures Jusuf

Sureja Jusuf paraqet një nga mrekullitë e Kur’anit se ai, në të vërtetë, është me burim hyjnor...

Pakistani vlerëson rolin pozitiv të Turqisë në Siri

Pakistani tha se i njohin shqetësimet legjitime të Turqisë për sigurinë, pasi kjo e fundit nisi operacion...

Tërmeti në Shqipëri, vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, 23 të vdekur

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti i sotëm në Shqipëri vazhdojnë edhe...

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) vendosi për shembjen e kishës së ndërtuar pa leje nga ana e serbëve në oborrin e boshnjakes Fata Orloviq, e cila jeton në Bosnjë e Hercegovinë, raporton Anandolu Agency (AA).

GJEDNJ shpalli aktgjykimin e gruas 77 vjeçare ndaj BeH-së, e cila me vite është në një beteje ligjore për largimin e kishës nga oborri i saj.

Gjykata ka vendosur për shembjen e kishës ortodokse e ndërtuar pa leje në oborrin e Orloviq, e cila ka qenë e detyruar ta braktisë shtëpinë e saj gjatë luftës në vendin e saj gjatë viteve 1992-1995.

Në deklaratën e gjykatës thuhet se për largimin e kishës, përgjegjës është shteti i BeH-së, duke potencuar se vendimi duhet të zbatohet brenda tre muajve.

Më tej në deklaratën e gjykatës nënvizohet se kisha është ndërtuar pa leje.

Beteja ligjore e gruas boshnjake

Fata Orloviq e cila para luftës jetonte në Konjeviç Polje në afërsi të Srebrenicës së bashku me bashkëshortin dhe 7 fëmijët e saj, gjatë luftës humbi 22 të afërm, përfshirë edhe bashkëshortin Saxhir.

Orloviq e cila ka jetuar në vende të ndryshme të BeH-së dhe pavarësisht insistimeve të fëmijëve të saj që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk e ka braktisur vendlindjen ndërsa në vitin 1999 u kthye në fshatin e saj ku jetonte para luftës.

Kur është kthyer ajo ka parë se është ndërtuar një kishë në oborrin e saj, pas së cilës ka filluar betejën ligjore për heqjen e kishës së ndërtuar pa leje.

Gruaja boshnjake ka refuzuar edhe paratë që i janë ofruar për mos shembjen e kishës. Edhe pse fitoi betejën ligjore në vitin 2010 dhe që zgjati 11 vite, vendimi asnjëherë nuk u zbatua.

Edhe pse Gjykata e Bijelinës vendosi për shembjen e kishës, Gjykata e Lartë e Republikës Sërpska ndaloi vendimin.

Artikulli paraprakLutja për prindërit
Artikulli tjetërKështu më mësoi namazi
- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Dijetarë muslimanë dënojnë shkatërrimin e varrit të Umer bin Abdulazizit

Grupet terroriste pro-iraniane-shiite në radhët e regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë gërmuar një varr...

Kam frikë se në momentin e vdekjes, do ta harroj shehadetin!

Një hoxhë i mësonte studentët e tij mbi bazat e besimit islam, ku posaçërisht i kushtonte kujdes shpjegimit dhe komentimit të kuptimit të shehadetit...

Mos i paragjyko njerëzit – Një mësim nga Sulltan Murati i IV-të

Sulltan Murati i IV (1623-1640) shpesh dilte i veshur si njeri i thjeshtë dhe mbikëqyrte vendin dhe popullin e tij.

Pas 3 muajsh pezullim falet namazi i xhumasë në xhaminë e Tokios

Me heqjen e kushteve të gjendjes së jashtëzakonshme në Japoni për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në xhaminë e Tokios është...

Medine, pas 2 muaj e gjysmë pezullim falet namazi i xhumasë

Pas dy muaj e gjysmë është falur namazi i parë i xhumasë në Mesxhid-i Nebevi (xhamia e profetit në Medine) të Arabisë...

Si e shohim Islamin dhe muslimanët pas koronës?

Dr. Mehmet Gormez Autori është drejtor i Institutit për Mendimin Islam në Ankara, ish-president i Dijanetit të Republikës...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -