Hutbeja e javës: Le ta mbrojmë njëri-tjetrin

Lexo gjithashtu:

Nëntë fakte rreth kodrës Thevr ku merimanga thuri rrjetën

Nëntë fakte rreth kodrës Thevr ku merimanga thuri rrjetën: 1. Kodra Thevr është një...

Kujtimet e një djali për nënën tij, mësim i artë për shumë djemë të tjerë

Sot janë bërë plot 6 vjet që kur nëna ime u largua nga kjo botë... Disi nuk i...

Ligjërimi i shajtanit përpara banorëve të xhehennemit

Kur çështja e ndarjes së xhennetlive prej xhehennemilive të jetë përfunduar dhe kur fatet e njerëzve të jenë...

Bota në Fokus: Nga islamofobia, Kashmiri, Mianmari, Siria e deri tek Palestina

Nga islamofobia, Kashmiri, Mianmari, Siria e deri tek Palestina, ishin fjalimet e liderëve të vendeve me shumicë muslimane, që patën rastin të adresojnë shqetësimet e tyre para botës në Sesionin e 74 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin a.s. për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në amshim.

Vëllezër besimtarë;

Tema e hutbes së sotme është: “Le ta mbrojmë njëri-tjetrin”

Allahut i Plotfuqishëm, na ka nderuar me Islamin dhe përmes Islamit edhe me namaz. Namazi është pyetja e parë me të cilën do të pyetemi. Namazi është gëzimi i zemrës së besimtarit.

Para disa dite në haremin e një xhamie të madhe, në sofa, e pash një njeri të cilit ia kishin amputuar të dyja këmbët. Së pari fali namaz, pastaj e nxori Kuranin nga çanta dhe lexoi një kohë të gjatë. Ndërkaq, jo shumë larg nga ai, me qindra e mijëra njerëz, kalonin atypari me këmbë të shëndosha, të drejta dhe plot jetë. Ato këmbë të shëndosha nuk i bartnin ata për në namaz.

Prandaj, falni namazin dhe jini të vetëdijshëm se Ibn Abbasi (r.a.), ka transmetuar nga Muhamedi (savs), hadithin ku ka thënë: “Tre vetave namazi i tyre nuk do të ngrihet mbi kokën e tyre më shumë se një pëllëmbë:

(1) njeriut i cili e udhëheq popullin, ndërsa ata e urrejnë atë,

(2) një gruaje e cila e kalon natën, duke qenë burri i saj i zemëruar me të, dhe

(3) dy vëllezërve të cilët janë në grindje mes vete.” (Ibn Hibani, Taberaniu)

Imagjinoni sa prej namazeve tona të bukura dhe me përkushtim fluturojnë rreth kokave tona, por nuk pranohen tek Allahu, vetëm për shkak se jemi në grindje me njëri-tjetrin! A nuk është kjo përgjigja për pyetjen se pse jemi kaq nervozë, dhe pse jemi gati për të eksploduar? Si të mos jemi, kur namazet tona vazhdimisht na godasin në kokë, kurse ne nuk i lëmë të shkojnë. Ne nuk po i lëmë, sepse jemi në grindje. Ne grindemi për një gjë të vogël. Nuk jemi të gatshëm t’ua bëjmë hallall, edhe më pak vetë t’ua kërkojmë hallallin.

Tregohet se faraoni (i cili për vete pretendonte se ishte zot) e kishte pyetur Iblisin (i cili është i mallkuar), se a ka dikush që është më i keq se ata të dy. “Po, ka” – ishte përgjigjur Iblisi – ‘Më i keq se ti dhe unë, është ai të cilit i kërkohet hallall dhe ai nuk ia bën hallall!”

Ne imamët, kemi raste të falim shumë namaze të xhenazes, në të cilat ne të gjithë formalisht ia bëjmë hallall të vdekurit. Megjithatë, shumë njerëzve ju mbetët pa përtyp në fyt kafshata e hidhur, dhe më thonë: “Ah sikur të mund ta kthenim kohën, ndryshe do të kishim vepruar!”

Mos të presim të themi kështu. Koha është ende para nesh. Le t’ua bëjmë hallall ose të kërkojmë hallall, ta lirojmë namazin tonë që mos të fluturojë rreth kokës, dhe do të jemi shumë më rahat. Mos të presim të humbim diçka, për ta kuptuar se çfarë begatie kemi pasur.

Është bërë dukuri se lehtë dhe pa arsye po e humbim njëri-tjetrin; lehtë po heqim dorë nga të afërmit dhe fqinjët tanë, vetëm sepse ata nuk po mendojnë si ne, ose sepse nuk janë në anën tonë.

Të afërmit dhe fqinjët janë dy shenjtëri në Islamin tonë

Vëllezër të dashur;

Ia kujtoj vetes dhe juve se i Dërguari i Allahut (savs), ka thënë: “Nuk ka asnjë mëkat për të cilin kryerësi duhet të ndëshkimet qysh në këtë botë, sikur që është padrejtësia (zullumi) dhe ndërprerja e lidhjeve farefisnore.” (Buhariu dhe Muslimi)

Lehtësisht po bëhemi të dhunshëm dhe lehtësisht po i anulojmë të afërmit, kurse hadithi të cilin e cituam na paralajmëron se, nëse veprojmë kështu, qysh në këtë botë mund të presim dënim të ashpër, ndërsa për botën tjetër as mos të flasim.

Xhabir ibn Abdullah thotë: Pejgamberi (savs) na ka këshilluar duke na thënë:

“O muslimanë, frikësohuni Allahut dhe kujdesuni për të afërmit tuaj, sepse për asgjë njeriu nuk do të shpërblehet më shpejt sikur për kujdesin ndaj të afërmve të tij;

kini kujdes mos i bëni padrejtësi askujt, sepse për asgjë nuk do të dënoheni më shpejtë sikur për padrejtësi;

kini kujdes nga mos respektimi i prindërve, sepse nuk do ta ndjejë as aromën e xhenetit ai i cili është i pabindur ndaj prindërve dhe ai që i ndërpret lidhjet familjare.” (Taberaniu)

Ebu Dherri (r.a.), ka thënë: Pejgamberi (savs), më ka porositur për 7 gjëra:

(1) që t’i dua dhe të shoqërohem me të varfrit,

(2) që mos t’i shikojë ata që janë më të pasur dhe më të shëndetshëm,

(3) që të kujdesem për të afërmit e mi, edhe nëse ata më shqetësojnë,

(4) që ta flasë të vërtetën, edhe nëse është e hidhur,

(5) që për shkak të vërtetës mos t’i frikësohem qortimit të askujt,

(6) që pa nevojë nga njerëzit mos të kërkoj asgjë, dhe

(7) që shpesh ta lexoj: La havle ve la kuvvete il-la bil-lah.” (Ahmedi dhe Taberani)

Pra, llogaritja është e qartë: nëse duam shpërblim të shpejtë dhe të sigurt – le të kujdesemi për familjen; nëse duam dënim të shpejt dhe të sigurt– le t’i ndërpresim lidhjet familjare! Është në dorën tonë!

Shenjtëria e dytë është fqinjësia.

Muhamedi (savs), i përsëriste disa herë fjalët e tij vetëm kur ishte diçka shumë serioze. Ai në një rast tha: “Pasha Allahun nuk beson, pasha Allahun nuk beson, pasha Allahun nuk beson ai, nga shqetësimi i të cilit nuk është i sigurt fqinji i tij.” (Muttefekun alejhi)

Me fjalë të tjera: je i mirë, je i devotshëm, fal namaz, agjëron, i ndihmon të varfrit … por nëse e shqetëson fqinjin, nëse prej teje i dhemb koka, saqë as kafetini nuk i ndihmon, nëse nuk është rahat nga gjuha jote dhe nga duart tua – të gjitha këto janë të kota, dhe ja, Pejgamberi (savs) po betohet tri herë se kjo është ashtu.

Pejgamberi (savs), u betua kështu, kurse Allahu i Plotfuqishëm në Kuran ka urdhëruar:

“Adhuronie Allahun, mos i bëni asnjë send shoq Atij; bëni mirësi prindërve, të afërmeve, bonjakëve, të varfërve, fqinjëve të afërt dhe fqinjëve të largët, dhe atij që e ke pranë dhe udhëtarit (që ka mbetur ngushtë) dhe atyre që janë nën pushtetin tënd (robërit). Se Allahu, me të vërtetë, nuk i do ata, të cilët krenohen dhe lavdërohen.” (en-Nisa, 36)

Sipas një numri të madh të dijetarëve islamikë, duke përfshirë edhe Shafiun dhe Ahmedin, fqinjësia përbëhet nga 40 shtëpi në të gjitha drejtimet nga shtëpia jonë. (…)

Hutben e sotme, le ta përfundojmë me këtë lutje:

O Zoti ynë,

– Na bëj që vetëm Ty të bëjmë ibadet dhe mos ta shoqërojmë asnjë send,

– Na mundëso që tu bëjmë mirë prindërve tanë,

– edhe të afërmve,

– edhe jetimëve,

– edhe të varfërve,

– edhe fqinjëve të afërm,

– edhe fqinjëve të largët,

– edhe udhëtarëve,

 – dhe mos na bëj prej atyre që cilët krenohen dhe lavdërohen. Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Profeti Muhammed: Mëshirë për botët

I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi qoftë mbi të, është një Llambë rrezatuese (siraxh el-munir) për  gjithë njerëzimin,...
- Reklamë -

Hutbeja e javës: Kujdesi ndaj jetimëve

Falënderimi është për Allahun e Plotfuqishëm, Zotin e të gjitha botëve. Salavati dhe selami qoftë për pejgamberin Muhamed (a.s.), për familjen...

Pse nuk shkojnë gjërat në këtë botë ashtu siç duam ne?

Dr. Muhamed Ratib en-Nabulsi Subhanallah! Në të vërtetë kjo botë është mashtruese dhe e përkohshme. Njeriu fiton pasuri, por...

Shejtanët i thanë Iblisit: „O udhëheqësi ynë, pse gëzohesh më shumë kur vdes një...

Dijetari islam (ai që i kupton dhe zbaton rregullat fetare) është më i mirë dhe më i vlefshëm sesa një i devotshëm që nuk...

A konsiderohet pjesmarrje në mëkat, të qeshurit me mëkatin e dikujt dhe tallja me...

Është e papranueshme, nga pikëpamja islame, që muslimani (besimtari) të qeshet me mëkatin e dikujt dhe të tallet me rregullat fetare, për më tepër,...

Hutbeja e javës: Muhammedi a.s., Pejgamberi i fundit

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin a.s....
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -