Hutbeja e javës: Zgjidhja e problemit të tjetërsimit në familje

Lexo gjithashtu:

Nëse Allahu është me ne, atëherë ku janë problemet tona!?

Të dashurit e mi, ne jemi të gatshëm t'i ankohemi njëri-tjetrit me orë të tëra, ndërsa mes nesh...

Pas 3 muajsh pezullim falet namazi i xhumasë në xhaminë e Tokios

Me heqjen e kushteve të gjendjes së jashtëzakonshme në Japoni për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19)...

Çallma e Pejgamberit a.s.

I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. vinte përgjithësisht në kokë një qylaf të quajtur «kalansuve», mbi të mbështillte...

Ji optimist, do të bëhet mirë

Tregohet se njëherë, pejgamberi i Zotit, Isai a.s., së bashku me disa shokë besimtarë, kaluan pranë një...

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin a.s. për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në amshim.

Vëllezër besimtarë!

Tema e hutbes së sotme është: “Zgjidhja e problemit të tjetërsimit në familje”

Edhe më parë ka pasur kohë të këqija, të luftërave dhe turbullira sociale, por familja gjithmonë ka gjetur mënyra për të mbijetuar. Sot, thonë njerëzit, nuk kanë kohë për t’u marrë me njëri-tjetrin. Disa pohojnë se për këtë problem sot fajtorët më të mëdhenj janë rrjetet sociale, të cilat krijojnë imazh të rrejshëm të kontakteve, kështu që njerëzit kanë ndjenjë të rreme mbi shoqërimin e vazhdueshëm.

Mjetet elektronike në shërbim të prodhimit të iluzioneve

Rreth 20 vjet më parë, tek ne tregohej veprimi i njërit nga fqinjët e vjetër, i cili kishte shkuar në ndejë tek një i afërm i tij dhe në fund, duke dalë nga shtëpia e tyre, përshëndetet vetëm me televizorin. Arsyeja për këtë ishte se në kohën e vizitës së tij, të gjithë anëtarët e familjes kishin shikuar program televiziv, kurse ai gjatë gjithë kohës së ndejës, i lënë pas dore kishte qëndruar i heshtur.

Shpenzimi i tepërt i kohës pranë mjeteve elektronike kontribuon në largimin gradual të anëtarëve të familjes nga njëri-tjetri. Ndonjëherë ndodh që komentet e pavend të bashkëshortëve duke shikuar përmbajtje të programit shkaktojnë probleme të mëdha në komunikim me njëri-tjetrin të cilat rezultojnë me dialogje si: “Po mos të isha martuar unë me ty, kush e di, ndoshta ende nuk ishe martuar”, Sa më kujtohet, as ti nuk ke qenë ndonjë Jusuf (a.s.).” Me komente të tilla dhe të ngjashme të papërshtatshme, tjetërsimi mes bashkëshortëve rritet me shpejtësi dhe gradualisht çon në shkatërrimin e familjes.

“Ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri!”

Ndonjëherë gruaja burrin e saj e ngarkon me obligime përtej mundësive të tij, bëhet e çuditshme dhe e vështirë për komunikim dhe për jetë të përbashkët. Tregohet një ngjarje nga shekulli i kaluar, kur disa hakmarrës të gjakut kishin vendosur ta vrasin një njeri për një vrasje të vjetër, dhe kishin përgjuar pranë shtëpisë së tij për ta kryer vrasjen. Ata e ndoqën atë për disa ditë, dhe vunë re se ai kur dilte nga shtëpia këndonte, ndërsa kur kthehej ishte i dërrmuar dhe kokulur. Kur ata më në fund e kapën, i thanë atij:

“Ne ta shtymë dënimin, në mënyrë që të të pyesim ty dhe të kuptojmë se, pse ti po del prej shtëpie duke kënduar, ndërsa po kthehesh me fytyrë të zymtë dhe të brengosur?”

Ai u përgjigj: “Unë kam një grua të keqe në shtëpi, mos i dhashtë Zoti askujt të tillë, unë e duroj atë dhe për shkak të fëmijëve nuk mund të divorcohem prej saj!”

Kryesori i grupit urdhëroi: “Lëreni! Atë vetë Zoti e paska vrarë!”

Ndonjëherë tjetërsimi i fëmijëve nga prindërit shkaktohet nga mëkati i atyre prindërve të cilët nuk janë kujdesur siç duhet për prindërit e tyre. Në tekstet shkollore mund të gjendet tregimi se si një djalë, duke e dëgjuar gruan e tij, e kishte çuar babain e tij të sëmurë deri në pyll, për ta lënë atje në mëshirën e natyrës. Babai qau dhe iu lut djalit që ta linte atë në një vend pak më përtej, jo pikërisht aty! Ai, duke qarë, tha: “Mu këtu, unë e kam lënë babain tim!” Kur djali u bind se në jetë çdo gjë kthehet, e ktheu babain në shtëpi dhe vendosi që tash e tutje të jetë shumë më i kujdesshëm ndaj tij.

Allahu i Plotfuqishëm, në Kuran urdhëron:

“O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri…!” (et Tahrim, 6)

Kurse Pejgamberi (savs), e paralajmëron umetin me këto fjalë:

“Ju të gjithë jeni barinj, dhe do të pyeteni për kopetë tuaja!”

Fëmijët absorbojnë, si klimën emocionale pozitive, ashtu edhe atë negative të familjes, dhe ndaj saj i zhvillojnë disa forma të sjelljes. Ata i imitojnë prindërit tek të cilët i shohin modelet e tyre. Para tyre prindërit nuk guxojnë të zhvillojnë ndonjë debat destruktiv.

Prindërit e mençur edhe para fëmijëve të tyre të vegjël, gjithmonë në një qoshe e mbajnë sexhaden, që ta kenë ata para syve dhe t’ua kujtojë atyre, kur të vijë koha, detyrimin e faljes së namazit. Disa nëna i lejojnë fëmijët e tyre shumë të vegjël që të zvarriten mbi sexhade, në mënyrë që ajo tu bëhet pjesë e jetës së përditshme.

Në përputhje me ajetin dhe hadithin e përmendur, prindërit duhet të bëjnë gjithçka, që fëmijët kur të vijë mosha që e kërkon feja, të pavarësohen në kryerjen e namazit. Prandaj, shumë familje muslimane, namazet shpesh i falin edhe në xhemate familjare.

Edhe pejgamberët e Allahut janë lutur për pasardhës të hajrit, domethënë, pasardhës që falin namaz. Në Kuranin fisnik, në suren Ibrahim thuhet:

“O Zoti im, bën që unë të kryejë përherë namazin dhe ashtu disa pasardhës të mi! O Zoti ynë, pranoje lutjen time!” (Ibrahim, 40)

Kujdesi i ndërsjellë i bashkëshortëve

Familjet islame nuk duhet të mbajnë nëpër mure fotografi me figura të njerëzve dhe kafshëve, sepse kujdesen për praninë e melekëve në folenë e tyre familjare. Gratë e mençura, pa nevojë të madhe, nuk kërkojnë ‘këshilla’ nga gjinia ose të afërmit, dhe problemet e tyre familjare i zgjidhin së pari në rrethin më të ngushtë të familjes. Ato nuk e ngarkojnë shtëpinë duke blerë gjëra të panevojshme, pa të cilat jeta mund të jetë mjaft e bukur.

Kujdesi i burrit ndaj gruas ka rëndësi të veçantë për ruajtjen e harmonisë familjare. Pejgamberi (savs) ishte shembulli më i mirë i një burri të kujdesshëm, por edhe koha jonë gjithashtu dëshmon shembuj të bukur të kujdesit. Si shembull i kujdesit në kohën tonë, theksohet shembulli i një burri modern, i cili njëherë rastësisht, kishte harruar ta përqafojë gruan e tij para se të nisej për punë, dhe atij kjo iu kujtua pasi e kaloi një pjesë të mirë të rrugës. Menjëherë pas kësaj u shfaq në derë të banesës, dhe e befasoi gruan e tij, e cila mendoi se kishte harruar ndonjë gjë të rëndësishme, dhe ai duke e përqafuar i thotë: “Pa këtë, dita nuk do të më fillonte si duhet.”

Nga ana tjetër, edhe gratë e kujdesshme, në mënyra të ndryshme, përpiqen të bëhen “gëzimi i syrit” për burrin e tyre. Një burrë i pakënaqur kështu i është ankuar mikut të tij: “Gruaja ime kur del nga shtëpia rregullohet dhe zbukurohet, ndërsa kur është në shtëpi, gjithmonë është me një fustan të njëjtë me lara. Unë çdo larë të atij fustani e di përmendsh.“

Vëllezër të dashur!

Pejgamberi (savs) ka thënë: “Një grua e cila vdes, dhe burri i saj është i kënaqur me të, do të hyjë në xhenet.” (Tirmidhiu)

Edhe kur koha në të cilën jetojmë është e vështirë, familja nuk guxon të neglizhohet, sepse varfëria më e madhe është kur mbetemi pa ndonjë të afërm. Fuqia e madhe në momente të vështira, pikërisht, nxirret nga familja.

Për lumturinë familjare nganjëherë mund të kontribuojnë edhe ‘gjëra të vogla’, të cilat kanë shumë rëndësi. Një njeri i lumtur i familjes gëzohet dhe dëshiron që sa më parë që të jetë e mundur të vijë në shtëpinë e tij, ndërsa njeriu i pakënaqur dhe i palumtur shpesh del prej saj.

Ka argumente të panumërta që një familje koherente islame, pa dyshim, duhet të jetë model për të gjitha familjet e tjera në shoqëri.

O Allah, na forco neve në rrugën e Islamit!

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Përse Kurani mbaron me suret El-Felek dhe En-Nas?

Njëri nga frytet e shoqërimit të shpeshtë me Kuranin është edhe kapja e detajeve dhe bukurive të...

Ndoshta nuk do ta besoni, por

Nuk e di sa mund të më besoni, por nuk dua që të qëndrojë e fshehtë, prandaj vendosa ta ndaj me ju...

Nuk kam nevojë të jem gjykatës i njerëzve që e mbajnë amanetin

Në kohën e halifatit të Ebu Bekrit (r.a.), gjyqësori iu besua Omerit (r.a.). Pas një viti që mori përsipër këtë funksion përgjegjës,...

Kujdesi për jetimët (bonjakët)

Falënderimi është për Allahun e Plotfuqishëm, Zotin e të gjitha botëve. Salavati dhe selami qoftë për pejgamberin Muhamed (a.s.), për familjen e tij të...

Po çka do t’i them unë Allahut në Ditën e Gjykimit?

Raportohet se Abdullah ibn Omeri kishte hasur një shërbëtor (rob), i cili i ruante delet e zotërisë së tij. Ai deshi ta...

Dy djelmosha vijnë dhe ankohen tek Hz Omeri r.a.

Raportohet se dy të rinj e sollën një njeri para halifit Omer (r.a.), kështu që Omeri i pyeti: ‘Pse e sollët këtu?’

Ua rekomandojmë

- Advertisement -