Komandanti i madh, Halid ibn Velidi, vdiq në shtrat. A e dini se përse nuk vdiq duke luftuar?

2762


Dijetari dhe alimi i madh, Abdulfetah Ebu Gudde, tregon se si gjatë një udhëtimi në Indi, atje e kishte takuar dijetarin dhe muhadithin e famshëm indian Muhammed Jakup En-Nanutij, i cili e kishte pyetur: “A e di ti se përse Halid ibn Velidi ka vdekur në shtrat, edhe përkundër faktit se ai ka marr pjesë në më shumë se 120 beteja luftarake?”

Shjeh Ebu Gudde i ishte përgjigjur: “Jo, nuk e di”.

En-Nanutij i kishte dhënë këtë përgjigje: “Dijetarët tanë na kanë rrëfyer se Muhammedi a.s., Halidin e kishte quajtur “Sejfull-llah”, e që donë të thotë “Shpata e All-llahut”. Shpata e All-llahut asnjëherë nuk mund të thehet, e sikur Halidi të ishte vrarë, do të thehej edhe shpata. All-llahu e bëri kështu që Halid ibn Velidi r.a. të vdes në shtrat, që njerëzit të mos thoshin se Shpata e All-llahut u thye në luftë.

Shejh Ebu Gudde thotë: “Sikur të mësoj vetëm këtë gjatë qëndrimit tim në Indi, për mua do të ishte e mjaftueshme.”

(Islampress.ch)