Kosova zhvillon zgjedhjet e parakohshme parlamentare, deri ora 15:00 jehona e votuesve 29.28 përqind

638

Ditën e stome, Kosova zhvillon zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, do të zgjedhin përfaqësuesin e tyre për formimin e ri të Kuvendit, ku nga i cili do të zgjidhet dhe më pas qeveria e re e Kosovës me mandate katërvjeçar.

Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi të votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.

Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) i Kosovës ka bërë të ditur se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend jehona e votuesve deri në orën 15:00 është 29,28 për qind.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën e tretë të rregullt për media tha se procesi i votimit në mbarë territorin e Kosovës është duke vijuar në rregull, duke veçuar, siç tha ajo “disa incidente që nuk e kanë dëmtuar procesin zgjedhor”.

“Duke u mbështetur në informacionet e komisioneve komunale të zgjedhjeve, procesi i votimit është duke vazhduar pa ndonjë problem që do të dëmtonte këtë proces zgjedhor. Poashtu duke u mbështetur në të dhënat që janë dërguar nga 2.491 vendvotime apo 98 për qind të tyre, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 554 mijë e 750 votues apo 29,28 për qind”, tha Daka.

Ajo theksoi se deri në këtë kohë në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2017 kishin votuar 497 mijë e 120 votues apo 27,75 për qind e votuesve.