Lojërat e Pokemonit janë kërcënim për besimin tonë

Lexo gjithashtu:

Bindjuni Allahut, Ai kurrë nuk do t’ju braktisë!

(tregim këshillues) Në librin e tij “El-Ferexhu ba'desh-shiddeti” (Çlirimi pas fatkeqësisë), Et-Tenuhi citon një...

Talebanët heqin burkën? Një ndër krerët e talebanëve: Mund të mos jetë e detyruesh

Bota islamike mund të përballet shumë shpejt me një kthesë historike, nëse do ti besojmë fjalëve të...

Subhanallah! e shiti nënën e tij të vdekur për pesë mijë euro

Një grua e moshuar në Francë, në moshën 93 vjeç, e kishte pranuar Islamin pas ikindisë, kurse...

Simboli ynë i shqiponjës hit botëror

Lojtarët e Borussia Dortmund kanë festuar në mënyrë të veçantë në ndeshjen kundër Frankfurtit.

Janë shtuar dyshimet dhe akuzat si dhe janë drejtuar shigjetat kundër ‘Lojërave Pokemon’, të cilat në periudhën e fundit ia kanë marrë mendjen shumë të rinjve edhe disa të rriturve … qarqet islamike dhe jo islamike kanë filluar të paralajmërojnë për rrezikun e këtyre lojërave për besimin … disa prej tyre janë shprehur mënyrë të qartë se ato janë haram … ndërsa disa janë mjaftuar me fjalën se ato çojnë në haram.

Dijetari i shquar Dr. Jusuf El-Kardavi dhe Komiteti i Përhershëm për Hulumtime dhe Fetva, i Arabisë Saudite janë shprehur për ndalimin e tyre, sepse ato janë formë e bixhozit i cili është i ndaluar në Islam.

Qendra për Fetva e Rrjetit Islamik pranë Ministrisë së Vakëfeve dhe Çështjeve Islamike në Katar, në vendimet e saj të fundit, paralajmëron mbi rrezikun e ‘Lojërave Pokemon’ për besimin e fëmijëve tanë. Ajo kërkon nga prindërit që e duan fenë e tyre dhe janë të kujdesshëm për fëmijët e tyre, që t’i shmangin nga efektet e dëmshme të lojërave, duke pohuar se lidhja e tyre me këto lojëra do të rrënjosë në zemrat e fëmijëve muslimanë doktrina të rrejshme si darvinizmi e masonizmi, si dhe do t’ua bëjë të dashur disa veprime të ndaluara si bixhozi.

Qëndrimi kundërshtues ndaj ‘Lojërave Pokemon’ është shtrirë edhe te fetë tjera, ngase edhe pastorët e kishave braziliane janë deklaruar se këto lojëra janë të paligjshme, sepse janë formë e bixhozit.

Kjo fetva e mban numrin 7415, që u publikua në kuadër të fetvave të fundit të nxjerra nga Qendra dhe u postua në faqen islamike të internetit.

Në Qendër ka ardhur pyetja e një abonenti të rrjetit të internetit, i cili pronarin e rrjetit e pyet mbi statusin e lojërave ‘Pokemon’ dhe për qëndrimin e Islamit mbi to, duke kërkuar informacione shtesë mbi këto lojëra.

Në përgjigjen mbi këtë pyetje të Ekipit të Ekspertëve islam thuhet: Fëmijët janë begati dhe dhuratë nga Allahu, andaj duhet t’i ruajmë dhe t’i mbrojmë nga çdo gjë ua dëmton fenë e tyre apo jetën e tyre të kësaj bote. Allahu i Lartëmadhërishëm thotë:

Të Allahut janë pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çka të dojë! Ai, i dhuron kujt të dojë vajza, e kujt të dojë i dhuron djem, – ose i dhuron dy gjinitë: djem e vajza, e kë të dojë e bënë steril. Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Pushtetshëm. (esh-Shura, 49-50)

Është e njohur se fëmijët i simpatizojnë pa masë dhe pasionohen pas personazheve të filmave vizatimor të cilët po paraqesin mediat me mjeshtri dhe poshtërsi, siç është ‘Miki Mausi’, ‘Tomi dhe Xheri’, breshkat ‘Ninxha’, etj., të cilat i preokupojnë fëmijët dhe e tërheqin vëmendjen e tyre. Ideatorët e këtyre lojërave vizatimore po përhapin ideologji, moral, zakone dhe ndikime të ndryshme në mendimin e fëmijëve, gjë që po çon në një okupim intelektual me petk të ri.

Prej gjërave të përhapura në mesin e fëmijëve këto ditë është personazhi i Pokemonit, ku do të gjeni fëmijë duke e bartur në çantën e tij të shkollës një numër të letrave me Pokemon të llojeve të ndryshme (nga zjarri, nga uji, luftuese, bimore). Origjina e kësaj loje është nga Japonia, kurse shpikësi i saj është Satoshi Taxhiri, me fillim në vitet e 90-ta, kur ky njeri u interesua për mbledhjen e specieve të insekteve si buburrecat dhe krijesave tjera që gjenden në fusha dhe pyje. Satoshi imagjinonte se botën do ta pushtojë një numër shumë i madh i insekteve dhe i gjallesave, që do të vijnë nga hapësira në forma të ndryshme të çuditshme. Këto insekte dhe gjallesa njeriu do t’i merr kur të vijnë ato nga hapësira. Ato do të kenë mundësi dhe aftësi për tu zhvilluar dhe për tu përmirësuar. Do t’i kenë disa faza për ndryshimin e formës. Si p.sh. mund tu del edhe një bisht apo edhe një kokë tjetër, apo edhe forma tjera të zhvillimit.

Kjo ide u miratua nga kompania japoneze ‘Nintendo’, e cila rekrutoi projektues dhe konstruktor për të ilustruar dhe nxjerrë modele për këtë lojë. Ajo vendosi kontrolle të rrepta në punën e tyre, duke e ndaluar hyrjen e gazetarëve në vendet e projektimit. Pastaj, pas përfundimit të projektimit të lojës në vitin 1996, atë e përhapi nëpër vendet e botës përmes mediave të ndryshme.  Kështu loja u përhap në mënyrë të çuditshme. Për të u ngritën shumë seli në mbarë botën, veçanërisht në tregun e SHBA, i cili nuk e pranoi në fillim, gjë që imponoi bërjen e disa modifikimeve në emrat personazheve për të qenë më afër Perëndimit, siç ndodhi që Satoshi u bë Ash, e kështu me radhë.

Loja Pokemon ka forma të shumta, të thjeshta dhe komplekse. Prodhuesit kanë marrë parasysh vazhdimësinë, kështu që lojtari e vazhdon lojën duke e kërkuar të renë.

Kjo lojë i përfshinë disa paralajmërime që vijnë në kundërshtim me parimet e Islamit, si:

Propagandimi i teorisë së evolucionit, të mbështetur nga Darvini, e cila bazohet kryesisht në zhvillimin e krijesave dhe origjinën e njeriut e kthen në një seri të zhvillimit të kafshëve, fjala evolucion është bërë moto në buzët e fëmijëve që luajnë Pokemon, dhe thonë ata, kjo kafshë evoluohet në këtë, dhe ky insekt evoluohet në këtë, dhe kështu ata e ndjekin evolucionin e kafshëve me neps dhe pasion të madh.

Loja përfshin ikona dhe simbole të feve dhe doktrinave devijante. Etiketat e saj janë të mbushura me shumë simbole dhe ikona me domethënie të rrezikshme, që dëshmon se nuk është për qëllim vetëm argëtimi, por aty ka edhe qëllime të tjera, prapa së cilave me precizitet veprojnë institucione tendencioze. Disa nga këto simbole janë:

Kryqi: i cili ka forma të ndryshme.

Ylli me gjashtë cepa: i cili është një simbol që ka domethënie tek masonët dhe tek organizatat e tjera subversive devijante.

Simbolet e shintoizmit: e cila është ideologji e përhapur tek japonezët, bazohet në besim në shumë zota. Ata shumë kafshë dhe bimë i konsiderojnë të shenjta. Siç dihet kartat e ‘Pokemonit’ përmbajnë kafshë dhe bimë të ndryshme, disa prej të cilave marrin edhe cilësi hyjnore si ringjallja e të vdekurve, e të tjera, që në lojë njihen si fuqi të jashtëzakonshme.

Kumari: loja ‘Pokemon’ gjithashtu e përfshinë edhe kumarin. Kumari është bixhoz i ndaluar me tekst të Kuranit dhe Sunnetit. Kjo qartësohet kështu: në lojë garojnë dy persona, secili prej tyre ka numër të kartave me vlera (fuqi) të ndryshme. Lojën e fiton ai lojtar i cili i ka kartat më të forta sesa lojtari i cili i ka më të dobëta dhe e humb lojën. Dhe, ky i fundit, nëse dëshiron ta vazhdojë lojën pa humbje, duhet të deponojë edhe një shumë të hollave, më të madhe apo më të vogël, sipas asaj që mendon se me atë shumë e kalon vlerën e kartave të forta.

Konflikti në mes të mirës dhe të keqes: Ideja e konfliktit në mes të mirës dhe të keqes, nëpërmjet asaj që njihet si banda e mantelbardhëve, të cilët e përfaqësojnë të keqen dhe e ngritin sloganin e mashtrimit nga njëra anë, dhe mes grupit tjetër tre anëtarësh të cilët i përfaqësojnë të gjitha të mirat. Synimi i bandës së keqe është rrëmbimi i njërit lloj të Pokemonit, i cili njihet si (Pikacho), sepse ai posedon fuqi mbinatyrore për ta bërë flijim për kreun e bandës së mantelbardhëve.

Në fetvanë e Qendrës së përmendur më lartë, thuhet se nuk na është provuar diçka nga kuptimet e emrave të Pokemonit. Mirëpo nuk ka dyshim se çdo njeri i mençur, që e do fenë e tij dhe kujdeset për fëmijët e tij duhet t’i shmang ata (fëmijët) nga këto rreziqe. Gjithashtu, duhet t’i paralajmërojë edhe të tjerët nga kjo lojë dhe lojëra tjera të ngjashme, të cilat përbëjnë kërcënim për besimin e tyre, në mënyrë që të mos nguliten në shpirtrat e tyre ideologji (doktrina) false siç është darvinizmi dhe masonizmi, të cilat i fshehin emrat e tyre ndërsa i shfaqin realitetet dhe objektivat. Njëherit, që mos t’ua bëjnë të dashura sloganet e mosbesimit dhe veprimtaritë e ndaluara siç është kumari. Kujdesin më të madh në këtë rast, duhet pasur ndaj të bërit shok Allahut, sepse kinse edhe krahas Tij, ka të atillë që kanë aftësinë e krijimit, të ringjalljes dhe vdekjes. Thotë i Plotfuqishmi:

Sikur të kishte në to (qiej dhe Tokë) zota, përveç Allahut, do të shkatërroheshin të dyja. Qoftë i pastër Allahu – Zot i Arshit, nga ato që ia përshkruajnë Atij! (el-Enbija, 22)

Një nga organizatat sllovake ka raportuar se Pokemoni shkakton efekte negative tek fëmijët.

Komiteti i Lartë për Hulumtime dhe Fetva i  Arabisë Saudite, i kryesuar nga Myftiu i Saudisë, ka lëshuar fetva për ndalimin e lojës Pokemon, duke e arsyetuar këtë me disa shkaqe, ndër të cilat përfshihet edhe kumari.

Fetvaja në fjalë, thotë se loja (Pokemon) ku përfshihet edhe kumari është një lojë e ndaluar (haram), sepse aty garojnë dy persona me një numër të kartave me vlera të ndryshme ku çdo kartë ka vlera të njohura dhe njëri prej tyre e ka një kartë të fortë dhe fiton ndaj personit tjetër me karta më të dobëta.

Pastaj në fetva potencohet në veçanti ideja e pagesës, ku pala humbëse duhet paguajë një shumë, të cilën e cakton fituesi në mënyrë që (humbësi) të mos e humbasë kartën (të mbetët në lojë), dhe kjo është një formë e kumarit si në kohën e injorancës.

Gjithashtu (në fetva) thuhet se loja e miraton teorinë e evolucionit të mbështetur nga Darvini, teori e cila thotë se origjina e njeriut kthehet tek një seri e qenieve të gjalla të evoluuara, ku ndër të fundit është majmuni.

Më tutje, në tekstin e fetvasë, thuhet se loja përfshin simbole dhe ikona të feve dhe organizatave devijante, duke e cekur në mënyrë të veçantë yllin gjashtë cepash, i cili në mënyrë të qartë është i lidhur me sionizmin botëror, e paraqet flamurin e shtetit të Izraelit dhe simbolin e tij të shenjtë, dhe po ashtu simbolin e parë të organizatave masonike.

Po ashtu, vihet në pah ekzistenca e kryqeve me forma të ndryshme, të cilët janë simbole të shenjta tek të krishterët, pastaj trekëndëshat dhe këndet të cilët bartin kuptime të rëndësishme te një numër i organizatave devijante si masonizmi, pastaj simbolet e shintoizmit – që është doktrinë e popullsisë japoneze, e cila bazohet në besim në shumë zota.

Fetvaja konfirmon rreziqet e rënda që i fsheh loja, qofshin ideologjike, edukative apo etike,  të cilat direkt e synojnë një shtresë të caktuar të fëmijëve tanë, dhe shton se loja ua ka marrë mendjen një kategorie të madhe të fëmijëve tanë (nxënës e studentë), ua ka robëruar zemrat e tyre dhe është bërë preokupim i tyre kryesor në të cilin i shpenzojnë paratë e tyre duke i blerë kartat e saj dhe duke garuar për të fituar më shumë.

Burimi: http://www.qaradawi.net/new/Articles-1315/

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Pompeo: Pekini po përpiqet të fshijë fenë islame, solidaritet për të mos e lejuar

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim të hyrjes...

Kuvendi i BIK-ut miratoi themelimin e Institutit për Studime dhe Hulumtime Islame

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku janë aprovuar të gjitha pikat e rëndit të...

Bashkësia Islame e Kosovës me masa të reja parandaluese për përhapjen e COVID-19

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës (BIK) duke u nisur nga parimi i ruajtjes së shëndetit, ka marrë masa dhe rekomandime të...

Nuk ka asnjë mik si ai që ka frikë nga Allahu, dhe vetëm për...

Shpesh pyesim veten se ku qëndron suksesi dhe si mund ta ndryshojmë gjendjen e muslimanëve në të cilën ata gjenden sot?!

“Gjenocidi i Srebrenicës mund të mos ndodhte”

Grupi i Solidaritetit me Bosnjën tha se gjenocidi i Srebrenicës mund të mos kishte ndodhur nëse qëllimi i fuqive të botës do...

“Hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim rikthim në origjinalitet”

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin al-Qaradaghi tha se hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim nënkupton...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -