“Miqtë” e rremë dhe si t’i identifikojmë ata

1896

Muamer ef. Kozica

Nuk është e pazakontë që njeriu të ballafaqohet me humbjen e miqve. Ndonjëherë ndodh për shkak të rrethanave në të cilat gjendemi, kurse nganjëherë, thjesht e kuptojmë se personi në fjalë, asnjëherë nuk ka qenë mik me ne! Natyrisht, ky tekst do të na ndihmojë, me lejen e Zotit, të kuptojmë se cilët janë miqtë tanë të vërtetë, të cilët duhet t’i mbajmë gjithmonë pranë vetes. Miqësia e vërtetë është një pasuri që nuk duhet të lihet pas dore nga askush. Ne nuk mund tu shmangemi miqve të rremë, por mund të qëndrojmë në distancë prej tyre, dhe kështu të ruhemi nga dëmi i mundshëm që mund të na sjellë “miqësia” e tillë. Këto janë disa nga gjërat që i zbulojnë miqtë e rremë.

1. I përgojon miqtë tuaj të tjerë përpara jush

Pra, ka shumë të ngjarë që personi në fjalë tu përgojojë edhe juve kur nuk jeni aty. Është e tepërt të flasim se sa i keq është përgojimi nga aspekti fetar.

2. Përpiqet t’ju turpërojë në shoqëri

Kur të gjeni miq të rinj, miku i rremë gjithmonë do të përpiqet t’ju poshtërojë dhe ta shkatërrojë reputacionin tuaj në shoqërinë e re.

3. Nuk dëshiron t’ju ndihmojë

Kur të gjendeni në situatë të vështirë, në të cilën keni nevojë për ndihmë, miku i rremë (me qëllim) nuk do t’ju ndihmojë, duke dashur që të vuani dhe mos ta zgjidhni problemin tuaj.

4. Ju nxit në të keqe

Miku i rremë gjithmonë do të përpiqet t’ju çojë drejt diçkaje, që do t’ju lëndojë dhe që bie ndesh me besimin dhe parimet morale.

5. ‘Prekje në shpatulla’

Gjithmonë do t’ju flasë vetëm atë që dëshironi të dëgjoni, ai kurrë nuk do t’ju kritikojë as këshillojë.

6. Mungesë sinqeriteti

Miku i rremë është i gatshëm edhe të mos ju thotë të vërtetën për t’ju bërë të lumtur. Jo sinqeriteti dhe fshehja e të vërtetës është një nga cilësitë thelbësore të miqve të rremë.

7. Mosbesimi

Shpesh do të zbuloni se miku i rremë ua zbulon të tjerëve atë që ia thoni ju atij në besim, edhe përkundër faktit, se i keni thënë se ky është sekret mes jush.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)