Mrekullia e Ezanit

Lexo gjithashtu:

Mos e harro Zotin, sepse Ai nuk të harroi ty!

Në emër të Allahut- Mëshiruesit, Mëshiruesit. Të respektuar lexues!

Prokuroria saudite: 2000 postime tweeteri për të gjykuar dijetarin Selman El-Aude

Abdullah El-Aude, djali i dijetarit saudian Selman El-Audes, dje në një postim të tij në Tëeeter ka...

Stambolli goditet nga një tërmet 5,8 ballësh (VIDEO)

Stambolli është goditur nga një tërmet 5,8 ballësh me epiqendër në Detin e Marmarasë, në ujërat e...

Dështon misioni indian në Hënë, stacioni hapësinor humb kontaktet me sondën

Përpjekjet historike të Indisë për të prekur Hënën, duket se dështuan pak para momentit final. Shkencëtarët...

Ejani së bashku të mësojmë mrekullitë e ezanit, kësaj thirrjeje të mrekullueshme që e dëgjojmë pesë herë në ditë:

– Nëse i numërojmë fjalët e ezanit në arabisht prej fillimi deri në fund do shohim se janë gjithsejt 50 fjalë. Ne e dimë se në fenë tonë një punë e mirë shpërblehet 10 fish. Ezani përsëritet 5 herë brenda 24 orëve, atëherë 5 x 10 = 50 sevape, aq sa janë edhe fjalët e ezanit.

– Fjala ezan (me llojet e saj), përmendet në Kur’an 5 herë. Fjala “edhdhene” përmendet dy herë, ”muedhdhin” dy herë dhe “edh-dhin” një herë, pra gjithsejt 5 herë, aq sa thirret ezani brenda një dite dhe një nate.

– Shkronjat e gjuhës arabe janë 28. Këto shkronja i zgjodhi Allahu i Madhëruar për gjuhën arabe e cila është gjuha e Kur’anit. Mund të pyesim: Sa shkronja të gjuhës arabe përmenden gjatë thirrjes së EZANIT? A janë shfrytëzuar të gjitha shkronjat e arabishtes apo disa germa të caktuara? Sigurisht se germa të caktuara. Shkronjat që përmenden në ezan janë 17. Atëherë çfarë simbolizon ky numër? Janë 17 rekatet e namazeve farze gjatë ditës dhe natës. Dy rekatet e namazit të sabahut, katër të drekës, katër të ikindisë, tre të akshamit dhe katër të jacisë, pra 2+4+4+3+4 =17 rekate.

– Ezani thirret gjatë tërë vitit. Numri i muajve është 12. Po ashtu edhe ezani ndahet në 12 pjesë, ato janë:

1. Allahu ekber Allahu ekber
2. Allahu ekber Allahu ekber
3. Eshhedu en la ilahe il-lallah
4. Eshhedu en la ilahe il-lallah
5. Eshhedu enne Muhammeder-resulull-llah
6. Eshhedu enne Muhammeder-resulull-llah
7. Hajje ales-salah
8. Hajje ales-salah
9. Hajje alel felah
10. Hajje alel felah
11. Allahu ekber Allahu ekber
12. La ilahe il-lall-llah

Pra, 12 pjesë (ndarje) aq sa ka muaj gjatë tërë vitit. Me këtë, sikur Allahu i Madhërishëm dëshiron të thotë: O njeri, ky zë (ezani) nuk do ndalet asnjëherë por do vazhdojë të dëgjohet derisa të ketë jetë mbi sipërfaqen e tokës. Gjithashtu fjalia e fundit e ezanit “La ilahe il-lallah” ka 12 shkronja në arabisht, po aq sa është numri i muajve të vitit.

– Me cilën fjalë fillon ezani dhe me cilën mbaron? Edhepse e këndojmë dhe e dëgjojmë shpesh, nuk i kushtojmë rëndësi kësaj çështje të rëndësishme. Fjala e parë në ezan është emri i Zotit “ALLAH” dhe fjala e fundit po ashtu është emri “ALLAH”. Zoti i PLotëfuqishëm dëshiron t’na thotë se ky ezan është prej Tij dhe se fjala që përmendet më së shumti në ezan është emri “ALLAH”.

– Emri ALLAH, përbëhet prej tre bashkëtingëlloreve të gjuhës arabe, Elifit, Lamit dhe Hasë. Po ashtu, edhe fjala e teuhidit “La ilahe il-Lall-llah” përbëhet prej 3 bashkëtingëlloreve të njejta, Elifit, Lamit dhe Hasë. S’ka mundësi, kushdo qoftë ai, që të formulojë një fjali të plotë me tre shkronja, siç është fjala LA ILAHE IL-LALL-LLAH..!!

– Elifi në emrin ALLAH gjatë ezanit përmendet 47 herë, lami 45 dhe haja 20 që bëjnë gjithsejt 112 herë. Emri Allah përmendet për herë të parë në suren Fatiha dhe për herë të fundit në suren Ihlas. Numri i sureve prej Fatihas deri te Ihlasi është 112.

– Nuk kalon asnjë moment në rruzullin tokësor, e që qindra mijë muezinë nëpër tërë botën nuk thirrin ezanin. Dhe mu tani, derisa lexoni këta rreshta të jeni të sigurt që mijëra njerëz mu në këtë moment thirrin dhe dëgjojnë ezanët.

Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve!

Përktheu dhe përshtati:
Enes Koshi

(Islampress.ch)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Nëse do të pyesim se a ka dikush që e pështynë Qabenë, të gjithë do të thoshin “Zoti na ruajtë!”

Mirëpo, nderi i muslimanëve po pështyhet çdo ditë, po shkelet me këmbë dhe po goditet me kazmë, ndërsa...
- Reklamë -

Parashenjat e Kijametit, të cilat po i shikojmë në televizor

Ali ibn Ebi Talibi (r.a.), ka thënë: "Pejgamberi (savs) na e fali namazin e sabahut, dhe kur e përfundoi namazin, një njeri...

Ju bëheni ngadhënjyes kur filloni plagët t’i ktheni në burim fuqie!

Ngadhënjyes bëhesh kur fillon plagët t'i kthesh në burim fuqie, kur e kupton se vetë-keqardhja pas lëndimit nuk vlen aspak.

Falja a namazit gjatë udhëtimit me autobus

Esselamu alejkum! Një mik i imi më kërkoi që t’ua parashtroj dy pyetje në lidhje me rregullat fetare gjersa haxhiu udhëton për në haxh me autobus.

Udhëzimi më i mirë për të jetuar

Enes ibn Malik transmeton se një beduin erdhi në xhami dhe pasi që u përshëndet, i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., e pyeti:...

Islami në vendin e Mayanëve të lashtë. Mbi 5500 fshatarë e pranojnë Islamin

Që nga viti 1989, të paktën 5.500 meksikanë e kanë pranuar fenë islame në shtetin jugor meksikan Chiapas. Kjo është shumë e rëndësishme në...
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -