Mulla Asllan Murati, atëdhetar dhe imam intelektual

Lexo gjithashtu:

Njeriu i dunjasë dhe njeriu i ahiretit

Njerëzit i thonë tri gjëra, ndonëse me vepra i kundërshtojnë: - Thonë: Ne jemi...

Deputeti britanik konservator vendos të agjerojë: dua të njohë Islamin dhe muslimanët

Paul Bristow, një deputet britanik, njoftoi të premten se ai do të agjëronte javën e parë të...

Paraja është mjet, por jo qëllim

Abdullah ibn esh-Shihhir (r.a.) ka thënë: “Unë shkova te Pejgamberi (savs), dhe ai po lexonte suren: 'El-Hakumu-t-tekathur...’ Pastaj tha:...

Një këshillë e bukur, për bamirësinë ndaj prindërve, pas vdekjes së tyre

Kur e kujtoni prindin tuaj pas vdekjes së tij, kujtonie se me vdekjen e prindërve tuaj, ju po...

Nga sot nuk jeton më kryeimami i Mitrovicës, Asllan Murati, jeta dhe puna e të cilit do të kujtohet gjatë falë gjurmëve që ka lënë pas.

I lindur në pikun e Luftës së Dytë Botërore, por i pjekur me luftëra që më pas e formësuan jetën e tij, Mulla Asllan Murati jetoi plot 76 vjet duke bërë më të mirën për komunitetin në qytetin e tij në Mitrovicë por edhe më gjerë.

Lindi më 12 shkurt 1943 në fshatin Zhabar i Poshtëm, komuna e Mitrovicës. nga një familje me tradita atdhetare, kombëtare, fetare e arsimdashëse. Pasi mbaroi tetë-vjeçaren në fshat, shprehu interes për mësimet në gjuhën arabe, ku i përvetësoi te hoxha i fshatit.

Për shkak të situatës politike dhe ndalimit me ligj të mësimit fetar në atë kohë, pra në vitet ‘50, ai u detyrua të ndërpres mësimet, për t’i vazhduar pastaj në Mitrovicë, ku mësoi gramatikën, sintaksën arabe, komentimin e Kuranit, apologjetikën, Ilmi Kelamin, jurisprudencën islame, etj.

Në vitin 1966, u regjistrua në Medresenë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë, ku mësimi asokohe zgjaste pesë vjet. Aty i kreu me sukses mësimet me korrespodencë.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, në vitin 1969 emërohet imam dhe ligjërues në Xhaminë qendrore (Xhamia e Zallit) në Mitrovicë. Megjithatë, ai asnjëherë nuk e ndali interesimin për thellimin dhe zgjerimin e njohurive në shkollë. U regjistrua menjëherë në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, dega histori-gjeografi, ku e kreu me sukses dhe mori titullin arsimtar i lëndëve histori e gjeografi. Nuk u ndal me kaq dhe menjëherë regjistrohet në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, katedra e orientalistikës, ku mësoheshin, përveç tjerash, edhe gjuhët arabe, turke dhe persishte. Në aftin optimal diplomoi dhe mori titullin profesor i këtyre lëmenjve.

Si personalitet i edukuar dhe i shkolluar, me tipare intelektuale e kombëtare më se 46 vjet punoi dhe shërbeu si imam e ligjërues në Xhaminë e Zallit në Mitrovicë. Gjatë kësaj kohe dha kontribut të çmuar në aspektin kombëtar, fetar, edukativ etj.

Asllan Murati, përveç profesionit të imamit, gjatë jetës së tij kreu edhe disa detyra me përgjegjësi në Bashkësinë Islame të Mitrovicës.

Zoti ia ndriçoftë varrin dhe e bëftë prej banorëve të Xhenetit.

(Mesazhi)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Dijetarë muslimanë dënojnë shkatërrimin e varrit të Umer bin Abdulazizit

Grupet terroriste pro-iraniane-shiite në radhët e regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë gërmuar një varr...

Kam frikë se në momentin e vdekjes, do ta harroj shehadetin!

Një hoxhë i mësonte studentët e tij mbi bazat e besimit islam, ku posaçërisht i kushtonte kujdes shpjegimit dhe komentimit të kuptimit të shehadetit...

Mos i paragjyko njerëzit – Një mësim nga Sulltan Murati i IV-të

Sulltan Murati i IV (1623-1640) shpesh dilte i veshur si njeri i thjeshtë dhe mbikëqyrte vendin dhe popullin e tij.

Pas 3 muajsh pezullim falet namazi i xhumasë në xhaminë e Tokios

Me heqjen e kushteve të gjendjes së jashtëzakonshme në Japoni për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në xhaminë e Tokios është...

Medine, pas 2 muaj e gjysmë pezullim falet namazi i xhumasë

Pas dy muaj e gjysmë është falur namazi i parë i xhumasë në Mesxhid-i Nebevi (xhamia e profetit në Medine) të Arabisë...

Si e shohim Islamin dhe muslimanët pas koronës?

Dr. Mehmet Gormez Autori është drejtor i Institutit për Mendimin Islam në Ankara, ish-president i Dijanetit të Republikës...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -