Ndryshojeni veten tuaj!

Lexo gjithashtu:

Të dhënat: Corona fut gjysmën e njerëzimit në karantinë

Më shumë se 3.9 miliardë njerëz, ose gjysma e popullsisë së botës, janë thirrur ose detyruar të...

Sky News publikon një video shokuese me të burgosur ujgurë muslimanë në Kinë

Media britanike «Sky News» ka publikuar një video material në të cilin shihet se si policia kineze bënë...

Kujtimi i vdekjes

Kur është pyetur Muhamedi (a.s.), si pastrohet zemra, sepse ajo mund të ndryshkët sikurse hekuri, ai është përgjigj: “Me...

Gjermania kërkon zgjidhje dyshtetërore për Izraelin dhe Palestinën

Kancelarja gjermane Angela Merkel riafirmoi sot mbështetjen e Gjermanisë për një zgjidhje të negociuar dyshtetërore për konfliktin...

Elvedin Hasanagić

Me emrin e Allahut dhe duke i dërguar selam Pejgamberit (savs), po e filloj këtë bisedë, sepse është rendi, që gjithmonë kështu të fillohet, veçanërisht të premten.

Në librin e shenjtë thuhet: “Allahu nuk e prish gjendjen e një populli për derisa ata ta ndryshojnë veten e tyre.” (err-Rra’d, 11)

Një natë po mendoja se sa shumë burra dhe gra ka, që gjithmonë ankohen, se nuk e kanë gjendjen mirë, asgjë nuk po ju shkon mirë, dhe gjithmonë thonë se duhet të bëhen ndryshime në shtet dhe në botë, por askush prej tyre nuk thotë se prej nesër unë do ta ndryshoj veten time, kështu që unë nuk do të jem më si deri tash, dhe Zoti e di, se sa mund të mbajmë në shpinë, sepse kurrë Ai nuk do të na ngarkojë përtej mundësive tona.

Përsëri, ju keni raste kur vëllai me vëllain nuk flasin për shkak të një copë tokë, edhe pse nuk e punon, e lënë djerrinë, vetëm ndonjëherë kur i kujtohet e kosit, që të mos mbushet me gjarpinj dhe t’i shkaktojnë telashe. E populli thotë: “Shejtani rri në megjë!”  – por kot, përsëri secili i grah me të vetën.

Unë nuk jam shumë i ditur, por di diçka: Jepjani nëse nuk doni ose nuk keni kohë për arat dhe fushën, se do të fitoni sevape, të cilat do t’ju duhen shumë, do të keni nevojë..

Duhet të vrapojmë për sevape më shumë sesa për para, sepse paratë do të na çojnë në varr, kurse sevapet do të na presin atje. Le të shikojmë se kush ka nevojë për ndihmën tonë dhe mos të lavdërohemi me të, sepse ia zvogëlojmë vlerën, kurse Zoti e di se sa mundësi kemi, dhe Ai do të na shpërblejë dhjetëfish.

Ja pra, botë e dashur, kur flasim për ndryshimin, së pari duhet ta ndryshojmë veten. Ja, këto ishin disa këshilla, me pak fjalë. Ne të gjithë duhet të bëhemi njerëz më të mirë, të duhemi në mes veti, le të shikohemi në mes gishtave, të mos themi asgjë kur nuk kemi diçka të paramenduar në kokën tonë. Më mirë është që të heshtim.

Le të themi ‘Elhamdulil-lah’, kur gjithçka na shembet në qafë, le të shkojmë tutje, sepse Zoti i dashur thotë në Kuran: “Mbështetuni në Allahun! Allahu është Mbrojtësi i mjaftueshëm!”

Asgjë nuk duhet të zgjatet, sepse njerëzit mërziten, pastaj nuk ka dobi.

Për ta përmbledhur: “Sa herë të niseni për në qytet, le të marrim një euro ose dy, dhe kur ta takojmë dikë duke lypur, t’ia japim. Le të buzëqeshim, sepse edhe kjo është sadakë, dhe Zoti e di se si do të na shpërblejë.

Të gjithë duhet të shtrihemi në varr, andaj le t’i përgatisim valixhet tona ngadalë dhe t’i mbushim me sevape, sepse vetëm ato do t’i marrim me vete në botën tjetër. “Le t’i shmangemi grindjes me vëllain, fqinjin, mikun tonë, duhet pastaj ta marrim hallallin, sepse kurrë nuk i dihet se kush do të shkojë i pari, kështu që mund të shkojë ai, dhe nuk na ka bërë hallall. Le të heshtim, saherë që nuk jemi në humor të mirë. Le të themi ‘Elhamdulillah’, Zoti i dashur do ta bëjë më mirë, sepse Ai, gjithmonë pas shiut dhe reve e dërgon diellin.

E lusim Allahun e Plotfuqishëm, të na ndihmojë në ndryshimin dhe përmirësimin e gjendjes sonë, dhe të na e përmirësojë gjendjen tonë! – AMIN

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Pompeo: Pekini po përpiqet të fshijë fenë islame, solidaritet për të mos e lejuar

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim të hyrjes...

Kuvendi i BIK-ut miratoi themelimin e Institutit për Studime dhe Hulumtime Islame

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku janë aprovuar të gjitha pikat e rëndit të...

Bashkësia Islame e Kosovës me masa të reja parandaluese për përhapjen e COVID-19

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës (BIK) duke u nisur nga parimi i ruajtjes së shëndetit, ka marrë masa dhe rekomandime të...

Nuk ka asnjë mik si ai që ka frikë nga Allahu, dhe vetëm për...

Shpesh pyesim veten se ku qëndron suksesi dhe si mund ta ndryshojmë gjendjen e muslimanëve në të cilën ata gjenden sot?!

“Gjenocidi i Srebrenicës mund të mos ndodhte”

Grupi i Solidaritetit me Bosnjën tha se gjenocidi i Srebrenicës mund të mos kishte ndodhur nëse qëllimi i fuqive të botës do...

“Hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim rikthim në origjinalitet”

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin al-Qaradaghi tha se hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim nënkupton...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -