Në Sarajevë do të mbahet simpozium ndërkombëtar për Imam Maturidiun

946

Sot, Reisul-ulema i Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë, Husein ef. Kavazoviq, e ka pritur në vizitë prof. dr. Almir Fatiqin, profesor në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë dhe kryetar i Komitetit Organizativ të Simpoziumit Ndërkombëtar “Mendimi Shkencor i Imam El-Maturidiut”.

Profesori Fatiq e njoftoi Reisul-uleman me përgatitjet për simpoziumin ndërkombëtar të cilin e organizojnë bashkërisht Fakulteti i Shkencave Islame i Universitetit të Sarajevës, Fakulteti i Shkencave Islame i Universitetit të Ankarasë, Fakulteti i Shkencave Islame i Universitetit Fatih Sulltan Mehmet Vakëf në Stamboll, Shoqata Ilmijje e BI në BeH dhe Biblioteka Gazi Husrev-beg në Sarajevë. Simpoziumi i sponsorizuar nga TIKA – Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Bashkërendim në BeH dhe Rijaseti i BI në BeH, do të mbledhë ekspertë nga BeH, Turqia dhe bota për të diskutuar; mbi mundësitë socio-historike në botën muslimane gjatë kohës së Imam El-Maturidiut, lidhjet midis shkollës së Maturidiut në akaid dhe zonës kulturore osmano-turke të Islamit, akaidin e Imam El-Maturidiut dhe besimin e Boshnjakëve, përfaqësimin e akaidit të Maturidiut në librat e mësimbesimit dhe mësimit në mektebe në BeH, qëndrimin e Imam El-Maturidiut ndaj mësimeve akaidore të imam Ebu Hanifes dhe Imam el-Esh’ariut, si dhe shumë temave të tjera të ndërlidhura.

Sipas organizatorëve, qëllimi i simpoziumit është të nxjerrë në pah shfaqjen, domethënien dhe kompleksitetin e teorisë së ehli-sunetit vel-xhematit mbi veprën e tërësishme të Imam El-Maturidiut. Gjithashtu, ndër qëllimet e simpoziumit është edhe aktualizimi i rëndësisë së ehli-sunetit vel-xhematit në të sotëm e muslimanëve dhe theksimi i lidhjes së fortë midis Imam Ebu Hanifes dhe Imam El-Maturidiut, si dhe theksimi i rëndësisë së lidhjes së muslimanëve turq dhe ballkanas me traditën hanefite-maturidite.

Reisul-ulema e mbështeti këtë iniciativë, duke theksuar se akaidi maturidij dhe drejtimi i ehli-sunetit, janë bazë e traditës islame të boshnjakëve dhe kategori kushtetuese e BI në BeH, dhe se pritet intensifikimi i studimit dhe afirmimit të këtij mësimi, si në institucionet arsimore të Bashkësisë Islame, po ashtu edhe në jetën e përditshme fetare të muslimanëve.

Simpoziumi është planifikuar të zhvillohet në Bibliotekën Gazi Husrev-beg, më 20 dhe 21 nëntor të vitit aktual.

(Islampress.ch)