Nëse dëshironi ta ndaloni krizën në shoqëri, lidhni “gomarët” tuaj

Tregim domethenes

Lexo gjithashtu:

Shejtanët i thanë iblisit: „o udhëheqësi ynë, pse gëzohesh më shumë kur vdes një dijetar sesa një i devotshëm?!“

Dijetari islam (ai që i kupton dhe zbaton rregullat fetare) është më i mirë dhe më i...

A është homoseksuali jobesimtar?

Mund të ndodhë që të vijë në xhami për namaz një person, i cili është i prirur për mëkatin...

Mrekullia e Ezanit

Ejani së bashku të mësojmë mrekullitë e ezanit, kësaj thirrjeje të mrekullueshme që e dëgjojmë pesë...

Burri i cili nuk e kuptoi vlerën e gruas së tij, derisa e humbi atë

Një djalë i ri u martua me një vajzë, të cilën që nuk e donte dhe për të...

Dje lexova një përrallë qesharake por mësimdhënëse. Gjegjësisht, në përrallë përmendet se gomari ishte lidhur për një peme, kështu që erdhi shejtani dhe e zgjidhi litarin. Gomari vajti tek ara e fqinjit dhe hëngër dhe shkatërroi gjithçka. Gruaja e fshatarit kur e vërejti çfarë ka bërë gomari me të mbjellat e tyre, mori pushkën e burrit të saj dhe e vrau gomarin. Pronari i gomarit e dëgjoi krismën, dhe i irrituar duke parë gjakun që derdhej vërdallë nga gomari i tij, mori pushkën dhe vrau gruan e fqinjit. Kur fqinji u kthye në shtëpi dhe e pa gruan e vdekur dhe gomarin e fqinjit, mori pushkën dhe e vrau atë. Më vonë shejtani u pyet: “Çfarë ke bërë?” Ai u përgjigj: “Asgjë, përveç se që e zgjidha gomarin”.

Njerëzit e arsyeshëm e dinë që gomarllëku nuk është i lidhur ekskluzivisht me krijesën katërkëmbëshe, por që kjo është cilësi e shumë njerëzve. Derisa “gomarët” e tillë janë të lidhur, bota është në qetësi. Megjithatë, atë çast kur ai zgjidhet apo i këputet litari, pasojnë shkatërrimi i të mbjellave, tokës dhe njerëzve. Dhe populli i cili i zgjidh ata “gomarë”, duke e ditur gomarllëkun e tyre, simbolizon shejtanin dhe për këtë do të jetë përgjegjës.

Krizat botërore për të cilat jemi dëshmitarë, nuk do të kishin përfshirjen e tillë armiqësore sikur “gomarët” të mbeteshin lidhur. Por, ne i kemi zgjidhur dhe tani ata shkatërrojnë gjithandej, bëjnë krime dhe ngatërresa në tokë, në veçanti udhëheqësit politik me cilësi gomari, por edhe mediet (gazetarët) dhe individët të cilët i shfrytëzojnë mediet, në veçanti rrjetet sociale, u ndihmojnë “gomarëve” të bëjnë dëm dhe krizë të madhe. Sepse, çfarë mund të prish një “gomar”, njëqind të mençur nuk e rregullojnë dot, e lëre më kur askush nuk ndërmerr asgjë.

Të tillë harrojnë se liria është përgjegjësi dhe jo lirim nga përgjegjësia. Njeriu është i lirë aq sa është i vetëdijshëm për përgjegjësitë, të drejtat dhe detyrat e tij. Prandaj ndalimi i zgjidhjes së “gomarëve” është krejtësisht e ndaluar, sikur edhe ndalesa ti furnizosh me armë të çmendurit. Dhe, nëse njerëzit duan ta ndalojnë krizën, atëherë së pari duhet t’i lidhin “gomarët” e tyre.

Burimi: Akos.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Islampress.ch]

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Nesër në Teheran nuk do të falet namazi i xhumasë

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, nesër nuk do të falet namazi i xhumasë për shkak të epidemisë...
- Reklamë -

Arabia Saudite pezullon umren për shkak të koronavirusit

Arabia Saudite ka pezulluar përkohësisht hyrjen në këtë vend për muslimanët që kërkojnë të kryejnë umren për shkak të frikës nga përhapja...

Shkup, shënohet Nata e Regaibit

Nën organizim të Myftinisë së Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Shkupit, është organizuar një program fetar për të shënuar natën Regaib (nata...

Vlera e muajit rexheb …

Falënderimi qoftë për Allahun e Plotfuqishëm, i Cili na ka dhënë dhe na  jep begati të panumërta. Salavatet, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin...

Subhanallah! e shiti nënën e tij të vdekur për pesë mijë euro

Një grua e moshuar në Francë, në moshën 93 vjeç, e kishte pranuar Islamin pas ikindisë, kurse kishte vdekur pas jacisë!

Një analizë rreth muajve të mëdhenj Rexheb dhe Shaban

nga Elton Karaj, Universiteti Bedër Abstrakt Në këtë artikull ne do të hedhim pak dritë mbi çështjen...
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -