Njerëzimi kupton veç nga dashuria

Lexo gjithashtu:

Dhënia zekatit për mjaltë

PYETJE:Esselamu alejkum! Unë kam nevojë ta japë zekatin mjaltë për sasinë prej 150 kg,...

Shkencëtarët e konfirmojnë hadithin e Pejgamberit a.s. mbi plakjen

Shkencëtarët konfirmojnë se plakja është mënyra më e mirë që fundi i jetës së njeriut të jetë...

Izraeli sulmon bazat ushtarake të Iranit në Siri

Forcat izraelite kanë kryer sulme ndaj bazave ushtarake të Iranit në Siri për të parandaluar sipas tyre...

Imagjinoni si do të dukej nëse nuk do na i mbulonte All-llahu xh.sh. mëkatet dhe të shfaqeshin ato publikisht

Dr. Salah el-Budejr Falënderimi i qoftë Allahut të Madhëruar, i cili i ofron strehim,...

Mehas Alija

Një njeri u jep pak para disa personave dhe u thotë që të blejnë dicka për të ngrënë për veten e tyre. Të pranishmit i marrin paratë dhe fillojnë që të blejnë gjëra për të ngrënë. Njëri nga ata ishte persian. Persiani thotë se me paratë që i ka në dorë do të blejë ‘engur’. Tjetri ishte arab. Arabi tha, jo unë do të blej ‘’inebun’. Turku thotë unë dua ‘yzym’. Ndërsa shqiptari thotë, unë nuk dua asgjë nga këto, porse unë do të blejë vetëm ‘rrush’. E i pesti, qenka rum. Rumi thotë, lëreni këto gjëra dhe po bërtet, unë dua ‘istafil’.

Në një moment situata fillon që të tensionohet, zërat fillojnë të rriten dhe më në fund, del përleshje. Ndërkohë, u afrohet një njeri dhe i dëgjon të gjithë. Pastaj i merr ata dhe i çon në pazar të frutave. Merr rrushin në dorë dhe një nga një i pyet të gjithë, duke u thënë: Ju këtë e deshët? Të gjithë u përgjigjen me “Po”.

Vetëm atëherë e kuptuan se të gjithë, në fakt, e paskan dashur të njëjtën gjë.

Njerëzimi do dashuri. Ai do mëshirë, bamirësi e butësi. Njerëzimi kupton veç nga dashuria.

Nëse sot të rinjtë që e kanë zbuluar këtë gjuhë të përbashkët të njerëzimit mund të kuptohen dhe të formojnë vëllazëri me njerëz të kombeve dhe kulturave të ndryshme, kjo gjë buron nga gjuha e përbashkët e të pasionuarve pas arsimit dhe dashurisë.

Sot, jemi përpara një momenti të çmuar ne fenë tonë dhe pas një muaji të bekuar. Para ca ditësh dolëm nga Ramazani dhe po ecim drejtë muajve të tjerë, drejtë ditëve të dhul-hixhes, drejtë haxhit dhe bajramit të Kurbanit… Me rëndësi është që në këtë periudhë të vazhdojmë të punojmë më shumë për vetveten, e ajo të bëhet shkak për t’u kthyer, më pas, kah Zoti i vërtetë, Allahu xh.sh.

Le të jenë arsimimi dhe dashuria, ato të cilat do të na këndellin më shumë për një kthesë vendimtare për ndryshime pozitive në jetën tonë.

Vitet kalojnë, dhe jeta jonë kalon, gjithashtu, drejtë një caku përfundimtar. Veç dashuria me besim, do ta bënte jetën më kuptimplote dhe më të sigurt.

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Kuriozitete lidhur me Kur’anin

Kaptina më e gjatë në Kur’an është el-Bekare, që ka 286 ajete. Kaptina më të shkurta...

Detyrat ndaj fëmijëve: Edukimi intelektual

Asnjë fe dhe ideologji në historinë njerëzore nuk e theksoi dhe afirmoi dijen dhe pjekurinë intelektuale siç bëri feja Islame. All-llahu i Madhëruar me...

Kreu i BFI-së në mesazhin e Bajramit: T’i lutemi Zotit për ta tejkaluar sprovën...

Ushtruesi i detyrës kryetar i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu, ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e...

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës: Anulohet namazi i Bajramit për shkak të COVID-19

Në Kosovë nesër nuk do të falet namazi i Bajramit për shkak të situatës epidemiologjike me koronavirusin e ri (COVID-19), bëri të...

Filipine, Kurban Bajrami shpallet pushim zyrtar

Në Filipine dita e parë e Kurban Bajramit është shpallur pushim zyrtar, transmeton Anadolu Agency (AA). Zyra e presidencës...

Hutbeja e Bajramit të Kurbanit – 2020

E falënderojmë Allahun e Plotfuqishëm, që na mundësoi ta presim edhe një Bajram të Kurbanit – festën e haxhillëkut dhe kurbanit.

Ua rekomandojmë

- Advertisement -