Për këtë ajet kur’anor hz. Omeri ra për toke dhe tre ditë nuk doli nga shtëia

1734

Një ditë prej ditësh, hz. Omeri, e lexoi ajetin e Kur’anit fisnik, i cili e bëri që të bie pa ndjenja dhe pavetëdije. Tre ditë me radhë nuk doli nga shtëpia dhe vetëm kishte qarë. Njërëzit duke menduar se është i sëmurë, kishin shkuar ta vizitonin. Por ai, në fakt, nuk ishtë i sëmurë, por një ajet kur’anor, teksa e kishte lexuar, e kishte hedhur në shtratë. Këta janë fjalët e Kur’anit nga sureja Et-Tur që ai i kishte lexuar: “Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd patjetër do të ndodhë. Atë nuk ka kush që mund ta largojë.“ (Et-Tur, 7-8). Vetëm dy vargje mjaftuan që Omerin e „fuqishëm“ ta rëzojë për toke. Kjo është zemra e besimtarit! Këta janë besimtarët e vërtetë, zemrat e të cilëve, siç thotë Zoti, “kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre dhe kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” (Enfal, 2). Zemrat e besimtarëve janë të gjalla dhe të ndjeshme karshi ajeteve të Kur’anit famëmadh.

Përshtati: Mehas Alija

(Islampress.ch)