Prokuroria saudite: 2000 postime tweeteri për të gjykuar dijetarin Selman El-Aude

723

Abdullah El-Aude, djali i dijetarit saudian Selman El-Audes, dje në një postim të tij në Tëeeter ka deklaruar se prokuroria saudiane, për të gjykuar atë ka marr si prova 2000 statuset e tij të cilat i ka bërë në rrjetin social Tweeter.

Përmes të njëjtit rrjet shoqëror, Abdullah El-Auda, njoftoi se babai i tij ishte sjellë para Gjykatës Speciale për Kundërvajtje (një lloj i veçantë gjykate, e themeluar në Riad në 2008 dhe merret me gjykimin e akteve të terrorizmit dhe akteve të ngjashme). Sipas postimit të tij në Tëitter, një seancë tjetër gjyqësore duhet të mbahet sot ku mbrojtja e babait të tij duhet t’i përgjigjet në tweeteret e “inkriminuara”.

Shejh Selman El-Aud la statusin e tij të fundit në Tweetter në Shtator të vitit 2017, duke bërë thirrje për unitet në vendet e Gjirit. Kjo ka ndodhur tre muaj pas fillimit të bllokadës së Emirateve Saudite të Katarit, statusi i të cilit shkaktoi një mori reagimesh negative midis besnikëve të dinastive qeverisëse në Emiratet dhe Arabinë Saudite. Disa ditë pas këtij statusi, dijetari Selman u arrestua.

(Islampress.ch)