Pse sot Kurani nuk ka efekt të njëjtë?

953

Është e mundur që njerëzit, muslimanët ta kenë Kuranin por të mos i shfrytëzojnë përparësitë, udhëzimet dhe begatitë që vijnë me Kuranin.

Arsyeja pse sot Kurani nuk e ka të njëjtin efekt, asgjë nuk ka të bëjë me natyrën thelbësore të Kuranit, sepse ai gjithmonë do të jetë udhëzim i vërtetë i cili është në dispozicion që ta nxjerrë njerëzimin nga errësirat në dritë. Burimi i problemit është në atë se si shumë besimtarë të sotëm i qasen Kuranit.

1. Disa muslimanë i theksojnë aspektet dytësore të Kuranit, duke i injoruar aspektet e tij parësore;

2. Lidhur me pikën 1, shumë muslimanë nuk i njohin dhe nuk i kuptojnë qëllimet parësore të Kuranit, prandaj ata e kanë lexuar atë, por nuk e kanë kuptuar se çka dëshiron ai prej tyre;

3. Përveç kësaj, disa muslimanë nuk i qasen Kuranit në mënyrën e duhur, atyre ju mungon lidhja thelbësore mes asaj çka mëson ai dhe si ndikon ajo tek njerëzit; dhe

4. Madje edhe kur të kapërcehen pengesat dhe problemet e numëruara më sipër, disa muslimanë nuk e interpretojnë Kuranin në mënyrën e duhur, për këtë arsye, edhe nëse e lexojnë, ata nuk vijnë deri te leximi i tij i drejtë.

Xhemal Zarabozo; IslamBosna.ba;

Përshtati: Miftar Ajdini