Qëndrimi i sheriatit mbi pagesën e kompensimit për raste të vdekjes në aksident automobilistik

914

PYETJE:

Selam alejkum.

Prindërit e mi e kanë humbur jetën (Allahu i mëshiroftë) në një aksident automobilistik duke ecur si këmbësor. Unë kam të drejtë në kompensim, d.m.th. kompensim për dhimbje shpirtërore nga kompania e sigurimit, ku i siguruari ishte fajtor për këtë aksident.

A janë haram ato para nëse i marr? Dhe a mund të konsiderohet kjo si shpagim i gjakut, siç është e përcaktuar në Kuranin famëlartë?

PËRGJIGJE:

Alejkum selam.

Nuk ka asnjë pengesë që ta merrni atë kompensim, sepse ai është detyrim i paraparë me ligj për viktimat e pjesëmarrësve në trafik. Mjetet që i merrni duhet t’i drejtoni aty ky është edhe pëlqimi i Allahut. Më e mira do të ishte, në ndonjë bamirësi në emër të prindërve tuaj. Ju, gjithashtu, mund t’i shfrytëzoni edhe personalisht nëse keni nevojë për to, por më mirë është, nëse i jepni vakëf në emër të prindërve tuaj.

Fetva- ul-emin prof. dr. Enes Ljevaković

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)