Rasti Handke: Çmimi Nobel nuk mund t’i merret fituesit

Lexo gjithashtu:

Turqia shënon 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit

Turqia sot kremton 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit nga Sulltan Mehmed Fatihu në vitin 1453, raporton Anadolu...

Një këshillë e bukur, për bamirësinë ndaj prindërve, pas vdekjes së tyre

Kur e kujtoni prindin tuaj pas vdekjes së tij, kujtonie se me vdekjen e prindërve tuaj, ju po...

Asgjë nuk ndodh pa dijen dhe vullnetin e Allahut, prandaj le të qetësohemi !

Dr. Muhamed Ratib en-Nabulsi Fatkeqësinë e cila e ka goditur njerëzimin mund të përmbledhim në disa...

Gaza, falet namazi i parë i xhumasë pas ndërprerjes dymujore për shkak të pandemisë

Sot në xhamitë në Rripin e Gazës u bë falja e namazit të xhumasë për herë të...

Pasi shumë individë dhe organizata dënuan ashpër vendimin e Komitetit për Letërsi të Akademisë suedeze të shkencave që Çmimi Nobel t’i ndahet shkrimtarit kontrovers austriak Peter Handke, nga Fondacioni Nobel thanë se Çmimi Nobel nuk mund të merret.

“Çmimi Nobel nuk mund të merret. Në statutet e Fondacionit Nobel nuk përmendet një mundësi e tillë. Asnjë nga këshilli për ndarjen e çmimit në Stokholm ose Oslo asnjëherë nuk ka menduar për tërheqjen e çmimit pasi është ndarë”, tha për AA, Mikael Östlund, përfaqësues për media në Fondacionin Nobel, në pyetjen nëse Handke-s mund t’i merret çmimi.

Fondacioni Nobel ndryshe administron financat dhe administrimin e lidhur me ndarjen e Çmimit Nobel.

Fituesi i këtij viti i Çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtari austriak Peter Handke, nuk është i njohur vetëm për arritjet e tij letrare, por është i njohur edhe për pikëpamjet e tij kontroverse për ato që kanë ndodhur në këto hapësira, gjegjësisht ai ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë dhe ka kërkuar mbrojtjen e Sllobodan Milloseviçit, ish-presidentin e Serbisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë dhe i akuzuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Handke u kritikua në media në fillim të vitit 1996 pas publikimit të pjesës së diskutueshme “Një Udhëtim Dimëror në lumenjtë Danub, Sava, Morava dhe Drin ose drejtësia për Serbinë”. Siç transmetuan mediat, Handke pohon se në këtë vepër përdor një zgjedhje më të sofistikuar të fjalëve për të përfaqësuar ngjarje sesa që bënte përgjithësisht në media.

“The Guardian”-i britanik në prill të vitit 1999 botoi artikullin “Stand up if you support the Serbs” (Ngrituni nëse mbështesni serbët), në të cilën shkruan për qëndrimet e Handke-s për ndodhitë në ish-Jugosllavi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Në mars të vitit 2004, ai së bashku me shkrimtarin kanadez Robert Dickson nënshkruan një apel duke kërkuar mbrojtjen e Millosheviçit ndërsa në të njëjtin vit vizitoi ish-presidentin serb në burgun e Hagës.

Shkrimtari austriak dje u shpall fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2019 për shkak të, siç theksohet në sqarimin e Adademisë suedeze, “inovacionineve gjuhësore përmes fjalës së shkruar, duke përshkruar margjinalizimin njerëzor dhe veçantinë e jetës”.

AA

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

“Dëshiro për të tjerët, atë që dëshiron për veten tënde, do të jesh musliman”

Kjo është një formulë e thjeshtë dhe praktike dhe peshojë e Islamit tonë. Nëse dëshironi të keni...

Turqia shënon 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit

Turqia sot kremton 567-vjetorin e çlirimit të Stambollit nga Sulltan Mehmed Fatihu në vitin 1453, raporton Anadolu Agency (AA).

Turqi, falet namazi i parë i xhumasë pas pandemisë

Turqia sot rifilloi pjesërisht namazin me xhemat në xhami, përfshirë atë të xhumasë, pasi vendi i lehtësoi masat kundër pandemisë së koronavirusit...

Dobësia e trupit është në sëmundjen e rëndë, kurse dobësia e zemrës është në...

Transmetohet nga Abdullah ibn Amër ibn el-Asi (r.a.), se Pejgamberi (savs), ka thënë: “Njerëzit më të mirë janë ata me zemër të pastër dhe...

Shiitët në Siri gërmojnë varrin e Omar bin Abdulaziz, kush ishte Kalifi i famshëm...

Grupet terroriste pro-iraniane brenda regjimit të Bashar al-Asadit në provincën Idlib kanë zbuluar një varr që besohet se i përket Omar bin...

A do të na besonte neve Omeri r.a.?

Allahu i Plotfuqishëm nuk ka krijuar asgjë kot, asgjë nuk ka urdhëruar kot. Çdo gjë që ka krijuar, Ai e ka bërë me masë,...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -