Salahu frymëzon fansin që ta pranojë Islamin

703

Tifozi i Nottingham Forest, Ben Bird, përpara mediumeve ka treguar historinë e tij të shkëlqyeshme se si futbollisti i famshëm egjiptian që luan për Liverpool-in, Mohamed Salah, është bërë frymëzimi i tij për ta pranuar Islamin.

Në një intervistë për mediat britanike, ai ka deklaruar së më herët ka pasur qëndrim kundërshtues dhe urrejtës ndaj Islamit, ndërsa më vonë kishte vendosur që të pranojë Islamin.

Mohamed Salah me frymëzoi vërtet. Vendosa të bëhem musliman dhe të kthehem në Islam, por prapë jam unë, dhe kjo është ajo që kam mësuar nga Salah, për ta mbajtur të thjeshtë. Do të doja shumë ta takoja, thjesht ta them përshëndetjen dhe t’i them shukran ’(faleminderit, në arabisht)”, tha Bird

FOTO: Ben Bird, fans i Nottingham Forest