Shkup, mbahet ceremonia qendrore me rastin e fushatës “Java e Jetimit”

Lexo gjithashtu:

Tregim: Babai i një dijetari dhe shega

Abdullah b. Mubarek ishte një nga dijetarët, fetarët dhe luftëtarët më të mëdhenj islamikë. Babai i tij, si...

Përsërit fjalët e ezanit pas muezinit

Ezani është thirrja madhështore për namaz që lexohet çdo ditë nga pesë herë.  Ai dëgjohet në gjithë...

Malik ibn Dinari – nga alkoolisti deri te dijetari i madh dhe i devotshëm

Para se të bëhej dijetar i njohur dhe i devotshëm, Malik ibn Dinari punonte si oficer policie dhe...

“India po e bën në Kashmir atë që Izraeli po e bën në Palestinë”

Kryetari i Parlamentit të Azad Xhammu dhe Kashmirit nën kontrollin e Pakistanit, Shah Ghulam Qadir, ka deklaruar...

Nën organizimin e Shoqatës Humanitare Kalliri i Mirësisë dhe me mbështetje të Fondacionit Humanitar IHH nga Turqia, sot në Shkup u organizua ceremonia qendrore me rastin e fushatës “Java e Jetimit”.

Në ceremoni, ku jetimët lexuan poezi dhe kënduan ilahi, morën pjesë anëtari i bordit drejtues të IHH-së, Osman Atalay, drejtori i Fondacionit Maarif të Turqisë për Maqedoninë e Veriut, Mustafa Dillioğlu, kryetari i shoqatës Kalliri i Mirësisë, Rufat Sherifi, përfaqësues të IHH-së, shumë jetimë nga vendet e Ballkanit, të afërm të tyre dhe përfaqësues të shoqatave që kujdesen për jetimët.

Në një prononcim për AA, Atalay tha se IHH ofron ndihmë në fushën arsimore, sociale dhe kulturore për rreth 95.000 jetimë në 53 vende të botës.

Atalay vuri theksin në rëndësinë e mbrojtjes dhe mbështetjes së fëmijëve jetimë.

“Ne i japim shumë rëndësi të qenit pranë tyre, teksa i përgatisim për të vazhduar jetën. Është detyrë e të gjithë ne t’i mbështesim në veçanti për të ardhmen, e posaçërisht është detyrë e organizatave të shoqërisë civile. Kjo është arsyeja pse ne sot gjendemi këtu”, theksoi Atalay.

Ai tha se në kuadër të “Javës së Jetimit”, tubohen jetimë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe rajoni i Sanxhakut.

“Këta fëmijë shëtitën këtu për tri ditë. I vizituan vendet turistike në Maqedoninë e Veriut, u zbavitën dhe u takuan me njëri-tjetrin, në veçanti me shokë nga vendet e tjera të Ballkanit. Kjo është një gjë e mirë”, deklaroi Atalay, duke shtuar se programet e tilla duhet të vazhdojnë çdo vit.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës Kalliri i Mirësisë, Sherifi, tha se programi “Java e Jetimit” këtë vit organizohet për herë të shtatë me radhë, ndërsa shtoi se IHH është sponsori gjeneral i këtij aktiviteti.

Sipas tij, qëllimi i kësaj fushate është që jetimët të bashkohen, të njihen, të komunikojnë dhe të socializohen mes vete.

“Po ashtu, insiston që edhe popullatën dhe shoqërinë tonë ta sensibilizojë për nevojat, kërkesat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen fëmijët jetimë. Nga ana tjetër, insisiton edhe t’i shfaqë aftësitë dhe kreativitetet e jetimëve”, tha Sherifi.

Ai njoftoi se këtë vit, organizata ka siguruar laptopë për 220 jetimë, ndërsa shtoi se synimi i këtyre dhuratave është të jepet kontribut më i madh në arsimimin e fëmijëve, të forcohet komunikimi i tyre me botën dhe të përfitojnë nga mundësitë e internetit.

Ndryshe, në kuadër të “Javës së Jetimit” midis datave 10 dhe 13 tetor, fëmijët patën mundësi të marrin pjesë në aktivitete të shumta kulturore, arsimore dhe zbavitëse dhe të socializohen.

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Mos e shkatërroni rininë tuaj me përtaci, por lexoni libra dhe arsimohuni!

Sa njerëz sot lexojnë libra për të mësuar diçka? Fatkeqësisht, shumica e njerëzve (dhe në...

Presidenti Erdogan thirrje vendeve turqishfolëse: Të përgatitemi për post-pandeminë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mori pjesë në Samitin e Jashtëzakonshëm të Liderëve të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse...

Pse njerëzit dështojnë në qëllimet e tyre?

Nuk kanë guxim që ëndrrat t’i bëjnë realitet Derisa janë në botën e ideve gjithçka u duket e lehtë,...

Është koha t’i kthehemi Zotit

Sprovat e ndryshme qe godasin njeriun mund të jenë moment i vecantë i forcimit të lidhjes sonë me Zotin, duke filluar nga...

Kur’ani në kohë sprovash dhe si ta lexojmë sot atë

 “Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur'an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë...

NYT: 150 anëtarë të familjes mbretërore janë infektuar me Corona

Dhjetra anëtarë të familjes mbretërore saudite, deri në 150, janë infektuar me virusin koronar, pretendojnë disa media botërore. Princi...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -