Tregim mbresëlënës: Gruas duhet t’i njihen meritat e saj

Lexo gjithashtu:

Tregim mbresëlënës: Gruas duhet t’i njihen meritat e saj

Një burrë ishte nisur të shkonte te halifi Omer ibn Hattabi (r.a.), që të ankohej për gruan e vet,...

A është Kurani libër për popujt e lashtë?

Shkruan: Enes Karić Edhe diku tjetër në këto rreshta, kemi theksuar se nuk është e vlefshme...

Salahu frymëzon fansin që ta pranojë Islamin

Tifozi i Nottingham Forest, Ben Bird, përpara mediumeve ka treguar historinë e tij të shkëlqyeshme se si futbollisti...

Rëndësia e famijes në Islam

Shejh Muhamed El-Gazali Familja në Islam është argument prej argumenteve të Allahut, duke u...

Një burrë ishte nisur të shkonte te halifi Omer ibn Hattabi (r.a.), që të ankohej për gruan e vet, e cila vazhdimisht e fyente, e bezdiste dhe debatonte me të. Kur mbërrini para derës së shtëpisë së Omerit (r.a.), e dëgjoi zërin e gruas së Omerit – Umu Kulthumin, e cila po i thoshte diçka Omerit, kurse ky nuk ia kthente asnjë fjalë. Atëherë burri u ndal dhe u gjend në dilemë se çka të bënte; u nis që të ankohej te halifi për gruan e vet, ndërsa vetë halifi po vuante nga gruaja e tij, mbase edhe më keq se ai?!

Pas një mendimi të shkurtër, burri vendosi të kthehej, por në atë moment doli Omeri (r.a.), dhe kur e pa atë duke dalë nga shtëpia e tij, e thirri dhe e pyeti se pse kishte ardhur.

Tani as burri nuk deshi të hamendej, por tha: “O sundues i besimtarëve, unë erdha te ti që të ankohem për sjelljen e keqe të gruas sime, por kur dëgjova zhurmën e gruas sate hoqa dorë.”

Atëherë Omeri (r.a.), i tha:

“Unë të gjitha këto ia toleroj asaj dhe nuk reagoj për shkak të këtyre meritave të saj:

1. Ajo është perde midis meje dhe zjarrit të xhehenemit, kështu që pranë saj zemra ime qetësohet dhe nuk më lejon të shkoj në haram!

2. Ajo e ruan shtëpinë dhe pasurinë time kur unë nuk jam në shtëpi!

3. Ajo lan rrobat e mia!

4. Ajo i edukon fëmijët e mi!

5. Ajo është kuzhinierja ime dhe ma përgatit ushqimin, por bën edhe shumë punë të tjera… ”

Atëherë burri i tha: “Epo pra, edhe gruaja ime i bën të gjitha këto gjëra sikurse e jotja, por unë, për ato, as nuk e kam toleruar as nuk e kam falur për asgjë.!”

Omeri (r.a.), më në fund, i tha: “Epo, duhet t’ia pranosh meritat e saj, pastaj disa prej cilësive të saj të këqija mos t’i shohësh, dhe më pas ta falësh!”

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress.ch)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Hutbeja e javës: Muhammedi a.s., Pejgamberi i fundit

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e...
- Reklamë -

Mevludi – Historiku dhe rëndësia

Muslimanët në mbarë botën, pra edhe në viset tona, për çdo vit me rastin e 12 rebiul-evvelit, ditëlindjes së të dërguarit të Allahut Muhamedit...

Kush dëshiron që t’i shtohet nafaka dhe t’i zgjatet jeta, le të…

Në kuadër të bamirësisë bën pjesë edhe sjellja dashamirëse ndaj të afërmve. Mirësjellja me të afërmit është një lloj i veçantë i bamirësisë (ihsanit).

Ikja nga vdekja

"Thuaj: S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që...

A të kuptuam drejtë, o pejgamber i Zotit?

Mr. Rejhan Neziri Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ty, o i Dërguar i Zotit!

Viliam Mur: Historia nuk regjistron asnjë reformatorë i cili i zgjoi shpirtrat e njerëzve...

Orientalisti skocez, Viliam Mur, i lindur në Glazgov më 27 Prill 1819 e ka studiuar jetën e të Dërguarit të Allahut, Muhammedit salAllahu alejhi...
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -