“Udhëzimi Kur’anor” i piktorit osman shitet për rreth 6 milionë dollarë

888

Një pikturë nga piktori osman i shekullit të 19-të, Osman Hamdi Bey, është shitur në një ankand në Londër për pothuajse 6 milionë dollarë.

Piktura “Udhëzimi Kur’anik” iu shit një blerësi të panjohur në ankandin Sotheby’s në Londër për 4,64 milionë stërlina (5,92 milionë dollarë).

Para ankandit, vepra artistike u vlerësua nga 3 deri në 5 milionë stërlina.

Piktura ishte pjesë e veprave të rëndësishme nga Koleksioni Najd.

Vepra “Vajza që reciton Kur’an” e piktorit Osman Hamdi Bey muajin e kaluar iu shit Muzeut të Arteve Islame në Malajzi për 6,3 milionë stërlina.

Osman Hamdi Bey ishte një piktor pionier turk që jetoi midis viteve 1842-1910.

(AA)