Udhëzimi më i mirë për të jetuar

Lexo gjithashtu:

Çka kanë recituar muezinët në minare, në kohën e Salahuddinit?

Historiani Tekijjud-din el-Mukrizi shënon: “Kur e mori pushtetin sulltan Salahuddini, ju dha urdhër myezinëve, që në minare gjatë kohës...

Me përsosjen e namazit tonë edhe jeta jonë do të jetë e përsosur

Për ata që duan ta kthejnë jetën e tyre, pika e kthesës fillon me përqendrimin dhe përsosjen e...

Dashuri e vërtete nuk janë fjalët e bukura dhe të ëmbla, por veprat

Në një shtëpi të vjetër jetonte një çift bashkëkohor jashtëzakonisht i varfër. Një natë, gruaja i kërkoi burrit të...

Nëse Allahu është me ne, atëherë ku janë problemet tona!?

Të dashurit e mi, ne jemi të gatshëm t'i ankohemi njëri-tjetrit me orë të tëra, ndërsa mes nesh...

Enes ibn Malik transmeton se një beduin erdhi në xhami dhe pasi që u përshëndet, i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., e pyeti: – Prej nga na vjen, o njeri i mirë? – Vij nga larg dhe jam në kërkim të disa përgjigjeve për disa pyetje të rëndësishme – iu përgjigj beduini. Atëherë Pejgamberi, a.s., i dha shenjë dhe ai filloi me parashtrimin e pyetjeve në të cilat i Dërguari, a.s., iu përgjigj:

-Dëshiroj të jem inteligjent, çfarë të bëj?
-Frikësoju Zotit!

-Dëshiroj të jem rob besnik ndaj Zotit dhe të bëj çdo gjë që Zoti më urdhëron?
-Lexo dhe mëso Kur’anin!

-Dëshiroj të jem i arsimuar dhe të kem qetësi në zemër?
-Kujto vdekjen!

-Dëshiroj të jem i siguruar nga armiku?
-Mbështetu në Zotin!

-Dëshiroj ta pasoj rrugën e drejtë?
-Bëju mirë të tjerëve për dashurinë ndaj Zotit!

-Çfarë të bëj në mënyrë që t’i shmangem zemërimit të Zotit?
-Frenoji epshet trupore!

-Si të jetoj gjatë?
-Kujto Zotin dhe falënderoju Atij gjithmonë!

-Dëshiroj të përparoj?
-Ji gjithmonë me abdes!

-Si të mbrohem nga xhehenemi – zjarri?
-Mbroji sytë nga pamjet e shëmtuara; ruaje gjuhën nga fjalët e shëmtuara; ruaji duart nga punët e shëmtuara; dhe ruaju nga prostitucioni!

-Si të çlirohem nga mëkatet?
-Lotët le të të rrjedhin nga pendimi dhe betohu se më nuk do ta përsërisësh gabimin të cilin e ke bërë!

-Dëshiroj që bota të më respektoj?
-Nga askush mos kërko asgjë!

-Dëshiroj të jetoj me nder?
-Mos flit për të metat e njerëzve të tjerë!

-Si bëhesh i pasur?
-Lexo dhe mëso suren kur’anore Muzemmil! (73)

-Si ta pushtoj frikën nga Dita e Gjykimit?
-Kujto Zotin para hajes dhe para gjumit!

-Çfarë duhet të bëjë që ta arrij afërsinë e Allahut gjersa falem?
-Merr abdes sipas rregullave dhe orvatu që gjithmonë të jesh i pastër dhe i rregulluar!

Shqipëroi: Mehas Alija

(Islampress.ch)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Kush do të jenë të shpëtuar?

Allahu i Lartësuar u ka dërguar njerëzve në Tokë pejgamberët e Tij, të cilët ua mësuan atyre fenë...

Njeriu mendjeprehtë dhe i guximshëm humbjen e shndërron në fitore

Njeriu mendjeprehtë dhe i guximshëm humbjen e shndërron në fitore, kurse injoranti i padijshmëm nga një humbje i bën dy

Interpretuesi i njohur i ilahive, Kurtish: Suksesi vjen si rezultat i durimit dhe përpjekjes...

Interpretuesi i njohur i ilahive me origjinë nga Shkupi, Mesut Kurtish tha se një artist nuk mund të jetë i suksesshëm vetëm...

“O besimtarë! Përqafojeni tërësisht Paqen (sigurinë)…”

"O besimtarë! Përqafojeni tërësisht Paqen (sigurinë)..." (Bekare, 208). Besimi ynë është paqe, është siguri. Si rrjedhojë, radhët tona, banesat,...

Një nga duatë e fuqishme nga Kurani

Një nga duatë e fuqishme nga Libri i Madh: رَبَّنَا آتِنَا مِنْ لَدُنْكَ رَحْمَةً وَهَيِّئْ لَنَا مِنْ أَمْرِنَا رَشَدًا

Hutbe – Këshilla nga Hasan Basriu

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të Cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin (a.s.) për familjen...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -