Bernard Sho: Sipas mendimit tim, Muhammedi duhet emërtuar shpëtimtar i njerëzimit

Lexo gjithashtu:

A keni biseduar sot me fëmijën tuaj?

A keni pasur sot një bisedë kuptimplote me fëmijën tuaj? A e dini se çfarë ka arritur...

Paqja mbetet “ëndërr e paarritshme” për familjen siriane

Gjersa konflikti në Sirinë e shkatërruar nga lufta ende vazhdon, një familje që jeton në kushte të...

Gjermania kërkon zgjidhje dyshtetërore për Izraelin dhe Palestinën

Kancelarja gjermane Angela Merkel riafirmoi sot mbështetjen e Gjermanisë për një zgjidhje të negociuar dyshtetërore për konfliktin...

A dëshironi që prindërve tuaj tu rriten gradat dhe pozita në xhenet edhe pas vdekjes së tyre?!

A ka ndonjë prej nesh, që nuk do të dëshironte të bëjë ndonjë vepër pas vdekjes së prindërve të...

Shkruan: Edhem Serkavi

Më 2 Nëntor të vitit 1950 vdiq shkrimtari, eseisti, satiriku, kritiku teatror dhe muzikant, Bernard Sho, i cili, i mahnitur me personalitetin e të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Unë e studiova atë njeri të jashtëzakonshëm dhe sipas mendimit tim, Muhammedi do të duhej të ishte emërtuar shpëtimtar i njerëzimit.”

Ishte mik i kryeministrit anglez Vinston Çërçill dhe nga jeta e tyre është shënuar një ndodhi në të cilën erdhi në pah sensi i tij i lartë për humor. Gjegjësisht, Bernard Sho ishte shumë i hollë, ndërsa Çërçill ishte mbipeshë, kështu që një ditë Çërçilli i thotë Bernardit: “Kushdo që të të sheh do të mendojë se në Angli zotëron uria”.

Bernardi ia kthen: “Ndërsa çdokush që do të sheh ty, do të mendoj se ti je arsyeja e asaj urie.”

Bernard Sho la pas vetes shumë mendime dhe thënie të bukura, në vijim janë disa prej tyre:

  • Nëse njerëzit do të flisnin vetëm për ato gjëra që i kanë kuptuar, heshtja do të arrinte një kufi të paparë.
  • Më së tepërmi gënjejnë njerëzit që flasin për veten e tyre;
  • Makina e zbrazët bën më shumë zhurmë sesa makina e mbushur;
  • Gratë inteligjente nuk marrin pjesë në pushtet, por përkundrazi pushtetin dhe qeverisjen ua lënë burrave për sa kohë që në mënyrë sovrane qeverisin me burrat;
  • Kurrë mos bëni ndeshje trup me trup me derrat, sepse të dy do të bëheni pis, ndërsa kjo derrave iu pëlqen;
  • Nëse budallenjtë lexojnë shumë libra me budallaqe, ata shndërrohen në persona shumë të rrezikshëm dhe me vetëbesim, ndërsa këtu qëndron fatkeqësia;
  • Lakmia për para është burimi i çdo të keqe;
  • Jini gjithmonë të pastër, sepse ju jeni dritarja përmes së cilës e shihni botën.

Përktheu: Lutfi Muaremi

[Islampress.ch]

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Profeti Muhammed: Mëshirë për botët

I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi qoftë mbi të, është një Llambë rrezatuese (siraxh el-munir) për  gjithë njerëzimin,...
- Reklamë -

Hutbeja e javës: Kujdesi ndaj jetimëve

Falënderimi është për Allahun e Plotfuqishëm, Zotin e të gjitha botëve. Salavati dhe selami qoftë për pejgamberin Muhamed (a.s.), për familjen...

Pse nuk shkojnë gjërat në këtë botë ashtu siç duam ne?

Dr. Muhamed Ratib en-Nabulsi Subhanallah! Në të vërtetë kjo botë është mashtruese dhe e përkohshme. Njeriu fiton pasuri, por...

Shejtanët i thanë Iblisit: „O udhëheqësi ynë, pse gëzohesh më shumë kur vdes një...

Dijetari islam (ai që i kupton dhe zbaton rregullat fetare) është më i mirë dhe më i vlefshëm sesa një i devotshëm që nuk...

A konsiderohet pjesmarrje në mëkat, të qeshurit me mëkatin e dikujt dhe tallja me...

Është e papranueshme, nga pikëpamja islame, që muslimani (besimtari) të qeshet me mëkatin e dikujt dhe të tallet me rregullat fetare, për më tepër,...

Hutbeja e javës: Muhammedi a.s., Pejgamberi i fundit

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin a.s....
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -