Bindja ndaj të Dërguarit paraqet bindje ndaj Allahut

829

Ai që e do Allahun dhe dëshiron që Allahu ta dojë atë, duhet me gjithë zemër t’i bindet Krenarisë së Përjetshme të Universit, pasi në të vërtetë bindja ndaj tij paraqet bindje ndaj Allahut të Lartësuar. Siç është thënë në një ajet kur’anor:

Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut. [En-Nisa’, 80]

Siç komunikohet në një ajet kur’anor, përfitimi i dashurisë së Allahut të Madhëruar mund të arrihet me anë të dashurisë ndaj të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue sel-lem:

Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”. [ÂL ‘IMRÂN, 31]

Jeta e të Dërguarit paraqet Koment Efektiv të Kur’anit

Në një ajet kur’anor thuhet:

Atë e zbriti Shpirti i besueshëm (Xhebraili) në zemrën tënde (o Muhamed) që të jesh nga ata që paralajmërojnë. E zbriti në gjuhën e qartë arabe. [ESH-SHU‘ARÂ’, 193-195]

Kjo do të thotë, duke zbritur në zemrën e të Dërguarit të Allahut, Kur’ani gjeti shprehje në çdo gjendje dhe mënyrë të tij dhe u ngulit mbi fjalët dhe veprimet e tij, ndërgjegjen dhe vetëdijen e tij, dhe mbi çdo korpus të ekzistencës së tij . Në këtë mënyrë, pejgamberllëku njëzet e tre vjeçar i të Dërguarit të Allahut, Allahu e bekoftë, u shfaq në formën e një komentimi të gjallë të Kur’anit.

Allahu i Lartësuar i shfaqi të vërtetat dhe virtytet hyjnore në karakterin e tij shembullor. Në këtë drejtim, misteret dhe urtësitë e Kur’anit mund të kuptohen vetëm duke përfituar nga sixhadeja shpirtërore e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe bekimet qoftë mbi të.

Përkthim: Lutfi Muaremi
[Islampress.ch]