Christian Wulff: Islami është pjesë e Gjermanisë

Lexo gjithashtu:

Gruaja e vlefshme dhe ndërmarrëse

Një burrë i varfër u ankua te Muhamedi (savs), për jetën e vështirë dhe e luti që ta...

Tregim: Nëse do të keni punë përsëri me Allahun

Sulltan Mahmuti, i cili ishte prej sulltanëve të mëdhenj të shtetit të Gaznës, i cili ishte njëri prej...

Tregimi në të cilin shumë nëna do ta gjejnë veten

Tregimi në të cilin shumë nëna do ta gjejnë veten: “biri im, ku po shkon nga unë?...

Christian Wulff, presidenti i dhjetë i Gjermanisë, deklaroi se Islami si religjion është pjesë e Gjermanisë dhe shoqërisë së saj, raporton Anadolu Agency (AA).

“Përveç vlerave tona që kanë lindur nga ndikimi i Krishterizmit dhe Judaizmit, edhe Islami na përket neve, edhe kjo është pjesë e Gjermanisë. Rreth 4-5 milionë muslimanë që jetojnë në Gjermani nuk janë vetëm individë, por kanë edhe vlerat e tyre fetare dhe kulturore, kanë imamët e tyre, xhamitë, jetën fetare dhe kulturore, dhe e gjithë kjo është diçka që na përket edhe neve”, tha Wulff gjatë adresimit në konferencën me temë “Kohezioni social në shtetet pluraliste”, të mbajtur në qytetin Bruhl të Gjermanisë.

Ai theksoi se në qytetet gjermane ku nuk ka shumë të huaj, ksenofobia është në nivel shumë të lartë, ndërkohë që në rajonet ku ka shumë njerëz me origjinë të huaj, ksenofobia, sipas tij, thuajse nuk ekziston fare.

Ai shtoi se ky mbase është shembulli më i mirë se në vendet ku nuk ka paragjykime të mëdha, mund të jetosh në frymën e vllezërisë dhe miqësisë.

“Kohezioni shoqëror në komunitetet pluraliste është një nga çështjet kryesore për të ardhmen tonë”, tha Wulff, i cili ishte president i Gjermanisë nga qershori i vitit 2010 deri në shkurt të vitit 2012.

Ai porositi se është me rëndësi që gjeneratat e reja të tanishme në Gjermani veprojnë në mënyrë aktive për të ruajtur unitetin e shoqërisë gjermane, duke theksuar se çdo herë duhet pasur parasysh se asnjë qytetar nuk guxon të diskriminohet ose margjinalizohet për shkak të religjionit të tij.

“Në kabinetin tim kishim një ministër musliman. Në vitin 2014, u bëmë kampion botërorë me futbollistët me origjinë të huaj, Mesut Ozil, Khedira, Boeteng. Jam i sigurt që sot vetëm me Franz-in, Hans-in, Jens-in, Lothar-in dhe Robert-in nuk do të kalonim as kualifikimet, e lëre më të bëhemi kampion. Kush do të shënojë gola për të shkuar tutje? Kombëtarja jonë e futbollit është një shembull konkret të multinacionalitetit dhe hapjes ndaj botës”, tha Wulff.

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Pompeo: Pekini po përpiqet të fshijë fenë islame, solidaritet për të mos e lejuar

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një ndalim të hyrjes...

Kuvendi i BIK-ut miratoi themelimin e Institutit për Studime dhe Hulumtime Islame

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku janë aprovuar të gjitha pikat e rëndit të...

Bashkësia Islame e Kosovës me masa të reja parandaluese për përhapjen e COVID-19

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës (BIK) duke u nisur nga parimi i ruajtjes së shëndetit, ka marrë masa dhe rekomandime të...

Nuk ka asnjë mik si ai që ka frikë nga Allahu, dhe vetëm për...

Shpesh pyesim veten se ku qëndron suksesi dhe si mund ta ndryshojmë gjendjen e muslimanëve në të cilën ata gjenden sot?!

“Gjenocidi i Srebrenicës mund të mos ndodhte”

Grupi i Solidaritetit me Bosnjën tha se gjenocidi i Srebrenicës mund të mos kishte ndodhur nëse qëllimi i fuqive të botës do...

“Hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim rikthim në origjinalitet”

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Ali Muhyiddin al-Qaradaghi tha se hapja e Ajasofjës si xhami për adhurim nënkupton...

Ua rekomandojmë

- Advertisement -