Cilësitë dhe shprehitë e bukura morale të të Dërguarit të All-llahut

Lexo gjithashtu:

Nga kuzhina osmane: Shërbeti prej trëndafili

A keni dëgjuar për akulloren me lëng frutash (Sorbe)? E kemi fjalën për ëmbëlsirën që i...

Cilat lloje të ujërave mund t’i përdorim për pastrim?

Ujërat ndahen në dy grupe: 1. Ujra të pastra, ku bëjnë pjesë: uji...

7 shenja që tregojnë se jemi prindër të mirë

Nadene van der Linden Prindërit shpesh herë shqetësohen se po dështojnë me fëmijët...

BIK sqaron situatën rreth mishit të prishur të kurbaneve

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) thotë se mishi i kurbaneve, kontribut i qytetarëve të Kosovës, është përgatitur...

Dr. Ajni Sinani

“Allahu i Madhëruar mua më ka dërguar për ta plotësuar moralin e bukur.”
Ajni Sinani

  • I Dërguari a.s. ishte më superior ndaj të gjithë pejgamberëve të tjerë: në dije, në njohje, në të kuptuar, në intelekt, në mprehtësi, në siguri, në njohje të sigurtë, në zgjuarsi, në kapacitetin mendor, në zemërgjerësi, në modesti, në dhembshuri, në butësi, përkorje, në ndjeshmëri, në durim, në entusiazëm, në atdhetari, në devotshmëri, në besueshmëri, në kurajo, në madhështi, në trimëri, në elokuencë, në retorikë, në guxim, në bukuri, në të shmangurit ndaj kënaqësive të jetës tokësore, në dlirësi, në shpirtmirësi, në ndershmëri, në frikë-respekt. Ai i falte njerëzit e tjerë për sjelljet e tyre keqdashëse ndaj tij, si shokët, edhe armiqtë e tij po ashtu. Ai kurrë nuk hakmerrej kundrejt tyre. Kur ata bënë që nga faqa e tij e bekuar të rrjedhë gjak dhe thyen dhëmbin e tij të bekuar gjatë luftës së shenjtë në Uhud, ai shqiptoi bekimin e mëposhtëm rreth njerëzve, të cilët i shkaktuan atij këto dëmtime: “O Zot fali ata për padijen e tyre.”
  • Ai ishte jashtëzakonisht i dhembshëm, ai u jipte kafshëve ujë për të pirë. Ai mbante në duart e tij enën derisa kafshët ngopeshin. Ai pastronte papastërtitë prej kalit që përdorte.
  • Kur njerëzit e thërrisnin atë, kushdo qofshin ata, ai u përgjigjej, ‘Lebbejk’- ‘Po zotëri’.
  • Ai kurrë nuk i shtrinte këmbët kur ishte në shoqëri me të tjerët. Ai ulej mbi gjunjtë e tij. Sa herë që ai shihte një këmbësor, ndërsa ia ishte i hipur mbi një kafshë, ai e lejonte këtë person të ulej mbrapa tij, mbi kafshë.
  • Ai nuk e nënvlerësonte askënd. Gjatë një ekspedite, një prej shokëve të tij mori për sipër të therrte një dele, që t’a hanin. Një tjetër mori mbi vete t’a rripte, dhe një tjetër tha se do t’a gatuante. Kur i Dërguari a.s. tha se ai do të siguronte drutë për zjarr, ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, ju lutemi uluni dhe pushoni, ne do t’i sigurojmë gjithashtu edhe drutë për zjarr!” Pejgamberi i bekuar tha: “Po, ju do t’i bëni këto. Unë e di se ju dëshironi t’i bëni të gjitha punët, por mua nuk më pëlqen të qëndroj me një anë, dhe të ulem, ndërsa të tjerët janë duke punuar. Allahu i Madhërishëm, nuk e pëlqen një person, i cili qëndron veçant prej shokëve të tij.” Ai u ngrit dhe vazhdoi rrugën për të gjetur drutë e zjarrit.
  • Kurdoherë që ai i bashkohej një grupi sahabësh të ulur së bashku, ai kurrë nuk zinte vendin më të dukshëm. Ai ulej në vendin e parë të pazënë që vërente. Një ditë ai doli me shkopin e tij në dorë, me të cilin ecte. Njerëzit që e panë u ngritën në këmbë. Ai i porositi ata: “Mos u ngritni për mua, sikurse disa njerëz, të cilët qëndrojnë në këmbë gatitu për njëri tjetrin. Unë jam njeri, sikurse ju. Unë ha, sikurse çdo person tjetër. Dhe unë ulem, kur jam i lodhur.”
  • Ai më së shumti ulej mbi gjunjtë e tij. Ai, gjithashtu, transmetohet të jetë parë i ulur këmbëkryq, me krahët e tij rreth gjunjëve të tij. Ai nuk i linte më një anë shërbyesit e tij gjatë aktiviteteve të përditshme, sikurse të ngrënit, të veshurit, etj. Ai u ndihmonte atyre me punë. Ai kurrë nuk është parë të godasë apo të mallkojë ndokënd. Enes Bin Malik, i cili ishte vazhdimisht në shërbim të tij, ka thënë: “Unë i kam shërbyer të Dërguarit të Allahut për 14 vjet. Shërbimi që ai më ka bërë mua, është më tepër se shërbimi që unë i kam bërë atij. Kurrë nuk e kam parë atë të më zemërojë apo të më qortojë mua.
  • Ai ka arnuar dhe rregulluar vetë rrobat e tij, ka mjelë delen e tij dhe ka ushqyer kafshët e tij. Ai ka bartur vetë sendet e blera në pazar për shtëpinë e tij. Kur udhëtonte ai i ushqente kafshët e tij, ndonjëherë, ai madje i pastronte ato. Ndonjëherë ai i bënte këto shërbime vetë, dhe ndonjëherë i ndihmonte shërbyesit e tij për t’i bërë ato.
    -Kur disa njerëz dërgonin shërbyesit e tyre tek ai, ai shkonte me shërbëtorët duke ecur dorë për dore, siç ishte zakon në Medine. Ai u kushtonte vëmendje vizitave tek njerëzit e sëmurë dhe i shoqëronte xhenazet. Me qëllim që të paqësonte mosbesimtarët dhe hipokritët, ai vizitonte gjithashtu të afërmit e tyre të shtrirë në shtrat.
    -Pasi udhëhiqte namazin e mëngjesit në xhami, ai pyeste: “A është ndonjë prej vëllezërve i sëmurë në shtëpi? (Nëse ishte ndonjë) Le t’i vizitojmë ata.” Kur ndodhte të mos ishte asnjë i sëmurë, ai pyeste: “A është ndonjë familje që ka nevojë për t’u ndihmuar për varrim? Le të shkojmë dhe t’iu ndihmojmë atyre.” Nëse kishte ndonjë varrim, ai ndihmonte në larjen dhe mbështjelljen me qefin të kufomës, në udhëheqjen e namazit të xhenazes dhe ecte me xhemat për në varr. Kur nuk kishte ndonjë varrim, ai thoshte nëse ju keni ndonjë ëndërr për të interpretur, unë do ta bëjë këtë. “Më lejoni t’a dëgjoj dhe ta interpretoj atë.”
  • Kur ai nuk e shihte ndonjë prej sahabëve të tij për tre ditë rresht, ai interesohej për shëndetin e tij. Nëse sahabiu ishte në udhëtim, ai drejtonte lutje bekimi për të. Nëse i thuhej se sahabi ishte në qytet, ai e nderonte atë më vizitë. Kur ai e takonte ndonjë musliman gjatë rrugës së tij, ai e paraprinte atë në përshëndetje. Ai udhëtonte mbi deve, kalë, mushkë, apo gomar dhe shpesh here, ai kishte dikë tjetër të ulur mbrapa tij, mbi kafshë.
  • Ai ju shërbente mysafirëve dhe sahabëve të tij dhe thoshte: “Zotëriu dhe anëtari më fisnik i bashkësisë është ai që ju shërben atyre.” Ai kurrë nuk është parë në shpërthim të buzëqeshjes. Ai vetëm bënte buzqeshje të pazëshme dhe kur qeshte shiheshin dhëmbet e bekuar të tij në pjesën e përparme. Ai gjithmonë dukej i kredhur në mendime dhe serioz, dhe fliste pak. Ai fillonte të fliste me buzëqeshje.
  • Ai kurrë nuk ka folur ndonjë gjë të panevojshme apo të pavlerë. Ai fliste përmbledhtazi, konkretisht, qartësisht dhe kur kjo ishte e domsdoshme. Ndonjëherë ai e përsëriste të njëjtën shpallje tre herë, në mënyrë që ajo të kuptohej mirë. Ai bënte shaka me të panjohurit dhe të njohurit, me fëmijët dhe gratë e moshuara dhe me gratë e tij të bekuara. Por këto shaka, kurrë nuk bënin që ai të harronte Allahun e Madhërishëm.
  • Ai kishte një pamje që të ngjallte nderim, sa që askush nuk guxonte t’a shikonte atë në fytyrë. Një visitor, i cili e vështroi fytyrën e tij të bekuar, u djersit. Ai i tha: “Mos u shqetëso! Unë nuk jam mbret dhe nuk jam aspak mizor. Unë jam djali i një gruaje e cila hante mishë të tharë.” Këto fjalë ja larguan frikën njeriut dhe ai filloi të thonte atë që dëshironte.
  • Ai nuk ka pasur roje apo njerëz që t’i qëndronin tek dera. Çdo njeri lehtësisht mund të shkontedhe të bisedonte me të. Ai kishte një ndjenjë të fuqishme modestie. Ai në të vërtetë gjithashtu ishte i druajtur për t’a shikuar një person në fytyrë. Ai nuk ia përplaste në fytyrë asnjë personi gabimin (të metën) e tij. Ai nuk ankohej për dikënd, apo nuk bisedonte prapa shpinës së dikujt. Kur ai nuk i pëlqente disa sjelle apo fjalë të ndokujt, ai thoshte: “Unë habitem, pse disa njerëz veprojnë kështu?!”
  • Megjithëse ai ishte më i shtrenjti dhe më i dashuri, dhe i dërguari i zgjedhur i Allahut të Madhërishëm, ai e kishte zakon të thoshte: “Midis jush unë jam ai, i cili e njeh Allahun e Madhërishëm më së miri dhe i frikësohem atij më së shumti”. Një deklaratë tjetër, që ai e kishte shprehi ta thohte është: “Sikur ju shihnit atë që shoh unë, ju do të qeshnit pak dhe do të qanit shumë.” Kur ai shihte retë në qiell, e kishte zakon të thoshte: “O Zot, mos na dërgo neve dënim nëpërmjet këtyre reve.” Kurdoherë që frynte erë, ai lutej: “O Zot na dërgo ne era të dobishme.” Kur ai dëgjonte bubullimë, ai lutej: “O Zot mos na dëno me zemërimn Tënd dhe mos na shkatërro me hidhërimin Tënd. Dhe na beko me shëndet të mirë.”
  • Kurdoherë që ai kryente namazin, tingujt e të psherëtiturit dëgjoheshin prej kraharorit të tij, sikur të ishte dikush duke u ngashëryer brenda. Të njëjtët tinguj dëgjoheshin kur ai lexonte Kur’anin e shenjtë. Zemra e tij ka një forcë të mahnitshme të burrërisë dhe të trimërisë. Gjatë luftës së shenjtë të Hunejnit, muslimanët u shpërndanë me qëllim të mbledhjes së plaçkës së luftës, dhe vetëm tre apo katër njerëz mbetën me të. Pabesimtarët ndërmorrën një ofensifë të papritur dhe kolektive. I Dërguari i Allahut u bëri ballë atyre dhe i shpartalloi ata. E njëjta ngjarje ka ndodhur disa herë, ai kurrë nuk tërhiqej.
  • I Dërguari a.s. ishte jashtëzakonisht bujar, ai dhuronte me qindra deve dhe dele, pa mbajtur asnjë kokë të vetme për vete. Shumë pabesimtarë zemërngushtë, i panë me admirim veprat e tij zemërgjëra të bamirësisë dhe iu bashkuan besimtarëve. – Ai nuk është dëgjuar kurrë të thotë ‘jo’ për diçka, që është kërkuar prej tij. Nëse ai e kishte atë e cila i ishte kërkuar atij, ai e jepte atë. Dhe heshtja e tij linte të kuptohej se ai nuk e kishte gjënë që kërkohej.
    -Pamvarësisht prej ofertës Hyjnore, ku Allahu i Madhërishëm i kishte premtuar: “Më kërko, Unë do të jap.”, ai nuk lutej për pasuri materiale që i përkisnin kësaj bote. Ai kurrë nuk ka ngrënë bukë të bërë prej miellit të grurit të situr. Ai gjithmonë ka ngrënë bukë të bërë prej miellit të elbit të pasitur. Ai kurrë nuk është parë të hajë derisa të ngopej. Ai hante vetëm bukë dhe ndonjëherë me hurma, me uthull, me fruta, me supë, apo me copa të ngjyra të bukës me vaj ulliri.
  • Ai hante mishin e pulës, si edhe mishin e lepurit, devesë, apo antilopës, peshkut, mishin e tharë dhe djathë. Atij i pëlqente të hante (mish) prej këmbëve të përparme të kafshëve. Ai e mbante mishin në duart e tij dhe e hante atë me marrjen e kafshatave. Ai zakonisht pinte qumësht, ose hante hurma. Shpesh, ata nuk gatuanin asgjë, ose nuk bënin bukë për dy ose tre muaj me radhë në shtëpinë e tij. Kështu ai hante vetëm hurma për muaj me radhë. Kishte raste kur ai nuk kishte për të ngrënë asgjë për dy ose tre ditë rresht. Pasi ai vdiq u gjend një çifut, i cili mbante parzmoren e tij si peng, për tridhjetë kilogram elb, të cilat Pejgamberi i bekuar ia kishte borxh atij.
  • Ai kurrë nuk është dëgjuar të thotë se nuk e pëlqen një lloj ushqimi të caktuar. Ai e ka ngrënë atë që e ka pëlqyer dhe nuk e ka ngrënë atë ushqim që nuk e ka pëlqyer, por ai nuk ka thënë asgjë. Ai hante njëherë ushqim në ditë. Ndonjëherë ai e hante ushqimin e tij ditor në mëngjes dhe ndonjëherë e hante atë në mbrëmje. Kur ai kthehej në shtëpi, ai thoshte: “A ka diçka për të ngrënë?” Nëse përgjigja ishte negative ai edhe agjëronte. Në vend të vendosjes së ushqimit mbi diçka të ngjashme me mbulesën e tavolinës, tabakasë apo tavolinës, ai e vendoste atë mbi dysheme, e shtronte tek gjunjtë e tij dhe e hante pa u mbështetur askund.
  • Ai thoshte ‘bismilah’ në fillim dhe pastaj fillonte të hante. Ai hante me dorën e tij të djathtë. Shpesh ai linte mënjanë një sasi elbi dhe hurmash, për të mbajtur nëntë gratë e tij dhe një numër të vogël shërbyesish për një vit, duke dhënë një pjesë të kësaj sasie, si sadaka për të varfërit. Mishi i deles, lëngu i mishit, kungulli, ëmbëlsirat, mjalti, hurmat, qumështi, kajmaku, lëngu i pjeprit, pjepri, rrushi, trangujt dhe uji i freskët, ishin llojet e ushqimit që ai i pëlqentë veçanërisht. Kur ai pinte ujë, thoshte ‘bismilah’, e pinte me gllënjka të vogla në mënyrë të ngadaltë dhe bënte dy ndërprerje. Ai thoshte ‘elhamdulilah’, pasi pinte.
  • Sikurse Pejgamberët e tjerë ai refuzonte që atij t’i jepej sadaka ose zekat. Ai pranonte dhurata, kryesisht të dhëna më tepër si shkëmbim. Çdo pejgamber tjetër e kishte vulën e tij mbi dorën e djathtë, kurse Muhammedi a.s. e ka pasur mbi lëkurë, në shpatullën e djathtë. Kur Xhebraili e lau zemrën e tij dhe e mbylli në kraharorin e tij, ai vendosi vulën që e kishte sjellë prej parajsës mbi shpinën e tij. Ai shihte atë çka ishte pas tij, njëlloj si edhe atë që ishte para tij. Ai shihte në errësirë, njëlloj sikurse edhe në dritë. Ndërsa sytë e tij të bekuar flinin zemra e tij e bekuar rrinte zgjuar.
  • Megjithëse ai kishte një shtat të mesëm, ai dukej më i gjatë se të gjithë njerëzit e gjatë që qëndronin pranë tij. Kur ai ecte në diell, apo në dritën e hënës, hija e tij nuk binte mbi tokë. Kurdoherë që ai ecte engjëjt e ndiqnin nga pas. Ai u thoshte sahabëve të tij të ecnin përpara tij, duke u thënë atyre të linin hapësirë të pazënë “për engjëjt.” Kur ecte mbi rërë këmbët e tij nuk linin gjurmë mbrapa.
  • Ai është pajisur me të gjitha cilësitë dhe shprehitë e bukura morale që njerëzimi mund të posedojë. Më e larta e superioriteteve të tij, ëshstë se ai ishte Habibullah (i Dashuri i Allahut). Allahu i Madhëruar atë e bëri të dashurin e Tij, Ai e donte atë më tepër se çfarëdo personi ose engjëlli tjetër. Në një hadith kudsi Allahu thotë: “Sikurse Unë e bëra Ibrahimin Halil, ashtu Unë e bëra atë (Muhammedin a.s.) Habib të Vetvetes”.
  • Zemra e tij e bekuar ishte gjithmonë me Allahun e Madhëruar, natën, kur flinte ashtu edhe kur ishte i zgjuar, kur ishte i shoqëruar ashtu edhe kur ishte vetëm, kur ishte në shtëpi ashtu edhe kur ishte në udhëtim, në situata lufte, kur ishte duke qarë ashtu edhe kur ishte i gëzuar. Në të vërtet, ekzistonin raste kur zemra e tij ishte vetëm me Allahun e Madhëruar. I foluri i tij ishte jashtëzakonisht i qartë dhe lehtësisht i kuptueshëm. Me pak fjalë ai thoshte shumë.
  • Numri i ummetit të Muhammedit a.s. e tejkalon numrin e gjithë ummeteve të pejgamberëve të tjerë. Pejgamberi i është lutur Allahut që të mos e lejojë ummetin e tij që të pajtohet me konsesus për lajthim. Ai e ka parë Xhibrilin a.s. në pamjen e tij prej engjëlli dy herë. Bijat dhe gratë e Resulullahit të bekuar janë më të lartësuarat prej të gjitha grave të botës. Gjithashtu sahabet e tij janë të rangjeve më të larta të njerëzimit, menjëherë pas pejgamberëve. Qytetet e tyre, Meka e shenjtë dhe Medina e ndritur, janë qytetet më të shenjta.
  • Stërnipërit e çdo personi rrjedhin prej zinxhirit të djemve, kurse Muhammedi a.s. është trashëguar prej vajzës së tij Fatime. Eshtë farz për çdo kënd ta dojë atë. Ai ka thënë: “Ai që e do Allahun, do të më dojë mua.” Tregus i dashurisë ndaj tij, është të përshtaturit e vetvetes me fenë e tij, rrugën e tij, me sunnetin e tij dhe me bukurinë e tij morale.
  • Eshtë vaxhib të duhet Ehli Bejti i tij. Ai thoshte: “Ai që ndien armiqësi ndaj Ehli Bejtit tim, është munafik.”
  • Eshtë vaxhib të duash të gjithë shokët e tij (sahabët). Ai thoshte: “Mos bëni armiqësi kundrejt sahabëve të mi, pas meje. T’i doni ata, do të thotë të më doni mua, armiqësia ndaj tyre do të thotë armiqësi kundër meje. Ai i cili i dëmton ata, do të më ketë dëmtuar mua. Ai, i cili më dëmton mua, do të ketë dëmtuar Allahun e Madhërishëm, dhe Allahu do t’i ndëshkojë ata, të cilët e dëmtojnë Atë.”
  • Çdo person, i cili vdes pas moshës së pubertetit, mashkull apo femër qoftë, do të pyetet rreth Muhammedit a.s. në varrin e tij. Pyetja: “Kush është Zoti yt?”, do të pasohet me pyetjen: “Kush është pejgamberi yt?” Eshtë akt adhurimi të lexohen hadithet e Muhammedit a.s. dhe personi i cili vepron kështu, do t’i jepen sevape. (Këto cilësi dhe shprehi të bukura morale të Muhammedit a.s. janë përzgjedhur dhe përkthyer nga libri ‘Ëhy Did they Become Muslims?’, Ëaqf Ikhlas Publications, nr: 16, Turkey, 1997). Pejgamberi a.s ka thënë: “Dy gjëra në këtë botë më janë bërë të dashura: gruaja dhe era e mirë, kurse namazi më është bërë drita e syve.”; “Më i miri ndër ju është që më së miri sillet ndaj familjes së vet.”; “O Aishe, asnjëherë mos e kthe nga dera të varfërin. Qoftë edhe me një gjysmë hurme, mbroje veten nga dënimi i xhehennemit.”; “Ata janë vëllezërit tuaj (robërit e luftës). Jepni të hanë atë, që e hani ju dhe të pijnë atë që e pini ju.”; “Atë (skllavin), ule pranë vetes. Ha së bashku me të. Nëse nuk e bën këtë atëherë merre një kafshatë, ngjyeje në vaj dhe jepja atij të hajë, gostite atë.”; “A e keni ledhatuar sot ndonjë kokë jetim? A keni vizituar ndonjë të sëmurë? A keni marrë pjesë në përcjelljen e ndonjë xhenazeje?”
    Pejgamberi a.s rrëfen: “Një grua mëkatare sheh një qen në shretëtirë, i cili nga etja e madhe e lëpinte zallin e shkretëtirës. Duke pasur mëshirë ndaj qenit, me këpucën e saj merr ujë dhe i ofron qenit. Në këtë mënyrë kafshës i shuhet etja. Zoti i Madhërishëm ia fali mëkatet asaj gruaje. Ndërkaq, një grua tjetër macen e saj e kishte mbyllur, duk e lënë të uritur. Së fundi maca ngordhi. Ajo grua, për shkak të mosmëshirës, u bë udhëtare e xhehennemit.“
    Pejgamberi a.s., para vdekjes, deshi të pastrojë ndërgjegjën, nga çdo njollë e mundshme, prandaj qëndroi në minber dhe iu drejtua masës me këto fjalë: ’Muslimanë, nëse e kam qëlluar dikënd, ja ku është shpina ime. Nëse dikujt i kam ndonjë borxh, pasuria ime është e tij.’ U ngrit një njeri, duke thënë se, Pejgamberi i kishte borxh tre dirhem. Pejgamberi a.s. i përgjigjet duke thënë: ‘Më mirë, njeriu të ndiejë turp, në këtë botë, se në botën e ardhme’. Dhe menjëherë, ia pagoi borxhin. Dhe vërtet, sikurse i tha . Hadixhja, që në fillim të shpalljes Muhammedit a.s.: “Betohem në Allahun, se Ai kurrë s’ka për të lënë ty të turpërohesh. Sepse ti i mbron të afërmit, ti merr mbi vete barrën e atyre që s’janë të aftë për t’a mbajtur, ti i jep të varfërit dhe e ushqen mikun, ti e ndihmon popullin duke gjykuar me drejtësi ndërmjet njerëzve.” Njëri nga dijetarët hebre, Abdullah ibn Selam, porsa e takon Muhammedin a.s., duke parë dritën në fytyrën e tij, tha: “Ai që ka një fytyrë të tillë, nuk mund të jetë gënjeshtar!”
    Pas këtyre cilësive të përmendura dhe shumë të papërmendura, çfarë duhet të thonë njerëzit e kohëve të sotme?! Në fund le të përkujtojmë se është e pamundur për njeriun, me mundësitë e tij të kufizuara, ta kuptojë dhe ta përshkruajë madhështinë dhe lartësinë e tij. Prandaj me të drejtë poeti arab shkruan: “Muhammedin s’e kam lavdëruar, Me shkrimet që kam hartuar, Por emri i tij më ka vleftësuar, Tregimet që janë rreshtuar.”

(Islampress.ch)

- Advertisement -
- Reklamë -

Më të rejat:

Profeti Muhammed: Mëshirë për botët

I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi qoftë mbi të, është një Llambë rrezatuese (siraxh el-munir) për  gjithë njerëzimin,...
- Reklamë -

Hutbeja e javës: Kujdesi ndaj jetimëve

Falënderimi është për Allahun e Plotfuqishëm, Zotin e të gjitha botëve. Salavati dhe selami qoftë për pejgamberin Muhamed (a.s.), për familjen...

Pse nuk shkojnë gjërat në këtë botë ashtu siç duam ne?

Dr. Muhamed Ratib en-Nabulsi Subhanallah! Në të vërtetë kjo botë është mashtruese dhe e përkohshme. Njeriu fiton pasuri, por...

Shejtanët i thanë Iblisit: „O udhëheqësi ynë, pse gëzohesh më shumë kur vdes një...

Dijetari islam (ai që i kupton dhe zbaton rregullat fetare) është më i mirë dhe më i vlefshëm sesa një i devotshëm që nuk...

A konsiderohet pjesmarrje në mëkat, të qeshurit me mëkatin e dikujt dhe tallja me...

Është e papranueshme, nga pikëpamja islame, që muslimani (besimtari) të qeshet me mëkatin e dikujt dhe të tallet me rregullat fetare, për më tepër,...

Hutbeja e javës: Muhammedi a.s., Pejgamberi i fundit

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin a.s....
- Reklamë -

Ua rekomandojmë

- Advertisement -