Egjipt: më shumë se 4,000 fëmijë në burgjet e regjimit të Sisit

737

Katër organizata egjiptiane për të drejtat e njeriut kanë dokumentuar arrestimet dhe ndalimet e më shumë se 4,000 fëmijëve në Egjipt midis 2013 dhe 2019. Këto organizata kanë paralajmëruar këto ditë për shkelje të rënda të të drejtave të fëmijëve të parashikuara në kushtetutën egjiptiane dhe konventat ndërkombëtare.

Pas protestave që u zhvilluan në 20 shtator të këtij viti, regjimi i Sisit arrestoi midis 111 dhe 192 fëmijë, prej tyre deri në 11 vjeç, sipas një raporti të organizatave të të drejtave të njeriut në Egjipt.

“Mbi 3,000 fëmijë janë nënshtruar torturave të ndryshme në burgjet egjiptiane midis 2013 dhe 2015.”

Organizatat për të drejtat e njeriut u kanë bërë thirrje autoriteteve egjiptiane që “të lirojnë menjëherë nga paraburgimi të gjithë fëmijët e arrestuar për arsye politike”. /tesheshi.com/